INSIG, qeveria kërkon konsulent të ri

Qeveria do të tentojë sërish të shesë INSIG-un, por kësaj radhe i duhet një vlerësim i aseteve nga e para pas dështimeve të njëpashnjëshme dhe ndryshimeve tw ndodhura në treg. Nisur nga kjo, ekzekutivi është duke kërkuar një kompani konsulente për shitjen e kompanisë shtetërore të sigurimeve për të tentuar për të disatën herë shitjen e saj tek privatët. Qeveria ka shpallur tenderin për gjetjen e kompanisë konsulente duke përcaktuar edhe vlerën limit prej rreth 18 milionë lekë.
Kompania që do të zgjidhet gjatë muajit të ardhshëm do të bëjë një rivlerësim të aseteve të INSIG-ut pas ndryshimeve ligjore të miratuara në verën e vitit të shkuar, ku ndër të tjera u hoq edhe detyrimi që çmimi të mos zbriste poshtë 40 milionë dollarëve.
S.E.
Add new comment