Borg Olivier: Dialogu Serbi-kosovë bëhet për të ndihmuar Serbinë

Postuar në 11 Mars, 2012 06:23

Aleksander Borg Olivier, njëri nga përpiluesit e kornizës kushtetuese të Kosovës, si pjesë e stafit të UNMIK-ut dhe më pas këshilltar te kryeministri Hashim Thaçi, thotë se dialogu në Bruksel është kryekëput politik dhe jo siç ka pretenduar Prishtina zyrtare se po ulet me Serbinë në bisedime për të zhvilluar dialog teknik. Borg Olivier e cilëson Serbinë në avantazh karshi Kosovës. Ai thotë se pala kosovare është ajo e cila qysh në fillim ka pranuar presionin nga të huajt dhe ka pranuar gjëra të cilat nuk është dashur të pranohen.

“Unë mendoj se dialogu i është imponuar Kosovës, dhe gjithmonë kam menduar se nëse do të ketë dialog, ai dialog nuk duhet të jetë politik dhe për çështje politike. Dhe nga pozicioni i Kosovës është dashur të ketë qëndrim të qartë se nuk do të hyjmë në dialog pol i t ik dhe kur të ulemi në tavolinë, do të ulemi të barabartë.”, thotë ai.

Marrë me shkurtime nga Zëri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.