Një festë grash që tërhoqi vëmendjen e shtypit; dhe tabloidizimi i këtij të fundit

Duket se të përditshmet shqiptare i janë dorëzuar për fare, me synimin për të ndjellë lexues, praktikës së tabloidizimit. Gjithnjë e më shumë në faqet e para të tyre po gjenden lajme rozë, dhe në faqet e brendshme rubrika me ngjarje bulevardeske e me ilustrime fotografike (po ecet në kundër tendencë, nëse kemi parasysh vendimin e Bild-it gjerman për t’mos luajtur më me foto vajzash cullake në ballinën e saj, duke i dhënë fund kështu një tradite disa dekadëshe). Javët e fundit, gazetat e këtushme janë pushtuar nga lajmet mbi Big Brother-in, ndërsa ca ditë më parë u vunë në garë për të raportuar në detaje lajmin e një feste grash që zhvisheshin vetë e që bënin sehir meshkuj të zhveshur. Vetëm një a dy të përditshme nuk e panë të udhës të publikonin fotot osé nga ajo festë.
Re.Pu.
Comments
Do te them dhe une dicka:
<p> Do te them dhe une dicka: Grate ne festen e tyre hane e pine dhe shohin meshkuj te zhveshur, sepse nuk hane e pine ne shtepine e tyre, nuk i shohin bashkeshortet e tyre te zhveshur; pra mungesat qe kane ne perditshmerine e tyre i plotesojne lokaleve. Nuk eshte faji i tyre, por i meshkujve, qe ne ambientet intime familjare sillen 'namuzqare' dhe ne ambiente te tjera publike sillen 'modern'...Budallallek ballkanas... i veshur me 'tis' europian...Fanatizem ne familje dhe liberalizem kolektiv. Hiqini keto 'perce', si femrat dhe meshkujt, dhe niseni me plotesimin e deshirave ne vatren familjare , per tepricat 'epshore', nese do ndjeni, shihni me vone me qetesi jashte saj...Jeta, dashuria, bashkejetesa jane marredhenie dypaleshe, 'te dhashe, me jep', 'te dhuroj, me dhuro', 'te fal, me fal' ,ose 'as me ke e as te kam'...Lypeni ate qe ju mungon pa droje ne bashkejetese...</p>
Respublica, ju te pakten mos
<p>Respublica, ju te pakten mos u ktheni ne Tabloid.</p><p>Sa per gazetat e tjera qe i publikojne edhe me foto, nuk kane cfare shkruajne (nga padija ose nga dembelizmi) dhe shkruajne per bythe e sisa se eshte e kollajte.</p><p>P.S. Sa te djegur paskan qene njerezit (burra e gra) mer jahu.</p>
Add new comment