Arkiv-Lajme

3 milionë dollarë shpërblime të jashtëligjshme !

Postuar në 10 Mars, 2012 04:07

Të jesh punonjës i administratës publike apo ndërmarrjeve shtetërore është privilegj. Aq më tepër kur puna në këto institucione shpërblehet me paga dhe shpërblime të majme. “Shekulli” hapet sot me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ndër të tjera konfirmon se ka kapur një dëm prej 3 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit, para të cilat janë dhënë në formë shpërblimesh, kryesisht për punonjësit e ndërmarrjeve me shtetërore siç është përshembull INSIG, OST, KESH, etj.

Tahiri: Marrëveshja me Berishën nuk është vendosur në mbledhje të kryesisë së PDIU-së

Postuar në 09 Mars, 2012 13:54

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, reagoi në të nxehtë kundër marrëveshjes së konkretizuar mes kësaj partie e kryeministrit Berisha, në bazë të së cilës çamëve u jepen disa poste në nivel zv.ministrash. Në fakt, refuzimi i kësaj marrëveshjeje nga ana e tij ngrihej mbi motive më shumë pragmatiste, e më pak parimore. Ai në thelb linte të kuptohej se Berishës mund t’i merrej më shumë pushtet në këmbim të votave të tyre në parlament, dhe se personat e caktuar si zv.ministra do duhej të ishin nga qytetet me peshë elektorale në favor të çamëve (Sarandë, Fier, Vlorë).

Rama Berishës: Unë ia bëj ciu-ciu, por ti ia bën ham-ham

Postuar në 09 Mars, 2012 13:24

Sot Rama kish publikuar në twitter disa mesazhe njëri pas tjetrit, ku përcillte shqetësimin mbi politikën fiskale të qeverisë e mbi sigurimet shëndetësore që aplikohen tek ne. Në logjikën e Berishës, kjo ka qenë dita e ciu-ciut për Ramën. Ai thotë se Rama “bën ciu-ciu nga twitter-i”, dhe  e thotë aq shpesh sa të jep përshtypjen se është i shqetësuar me këtë qasje kibernetike të rivalit të vet. Ky i fundit ia ka kthyer përgjigjen sot në stilin berishian; po aty, në twitter.

Të gjithë të shqetësuar nga Aleanca Kuqezi

Postuar në 09 Mars, 2012 10:35

Aleanca Kuqezi ka qenë kohët e fundit mjaft e pranishme në skenën mediatike, dhe shumëkush është bindur tanimë se ata, në funksion elektoral, kanë fituar ca kuota. Por janë dhe partitë ekzistuese politike që po bëjnë çmos ta faktorizojnë këtë lëvizje. Berisha ndërmori një sulm disajavor kundër tyre, të finalizuar me ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar Spahiun si zv.kryetar të KLD-së. Rama i ka përmendur më shumë se një herë kuqezinjtë, me synimin për të denoncuar qasjen e tyre. Dhe i fundit është Meta, që shfaqet i shqetësuar nga ‘ideologjia’ e tyre.

Rama: Do heqim TVSH-në për ilaçet

Postuar në 09 Mars, 2012 09:19

Vendosja e Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mbi ilaçet por edhe mbi disa shërbime të tjera shëndetësore kanë rritur edhe më tepër koston e kurimit për të sëmurët në vend. Kreu i PS-së, Edi Rama pretendon se kjo kosto shtesë është 4 mijë lekë në muaj për çdo të sëmurë. Në këtë kuadër, PS merre përsipër që të heqë TVSH-në mbi ilaçet sapo ajo të vijë në pushtet. Premtimi u bë sot nga Rama gjatë mbajtjes së Tryezës për Shëndetësinë.

D. Agolli: Botimi i librit 'Mein Kampf' në Shqipëri është i gabuar

Postuar në 09 Mars, 2012 08:06

Debati mbi përkthimin e publikimin e librit Mein Kampf (Beteja ime) të Adolf Hitlerit nuk është shuar ende, dhe e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të këmbënguljes së gazetarëve, që kanë hapur çdo ditë gazetat me këtë lajm. Të intervistuarit, që përgjithësisht kanë qenë nga bota e librit (botues, shkrimtarë, përkthyes e studjues), kanë qenë gati njëzëri kundër censurimit, por në rastin konkret kanë sugjeruar që libri të shoqërohet me një parathënie. Gazeta Panorama ka tërhequr në këtë debat dhe Dritëro Agollin, i cili në ndërdyshjen mes censurimit e publikimit anon më shumë nga e para.

Eduard Selami me partinë e Bamir Topit?

Postuar në 09 Mars, 2012 06:05

Ka ca kohë që po spekullohet me idenë e rikthimit të ish-kryetarit të PD-së, Eduard Selami; veçse jo në “grupin politik ku do duhej të kontribuonin të gjithë” (fraza e futur në thonjëza është e Selamit, është e thënë një vit më parë, dhe fjalën e ka pasur për PD-në), por në partinë e re që pritet të krijohet, e që hë për hë, për kollajllëk, është pagëzuar si partia e Topit. E përditshmja Shqip i rikthehet këtij lajmi me një fakt të ri. Eduard Selami do të jetë në Tiranë pas dy javësh, dhe kjo vizitë ka lidhje me krijimin e kësaj partie.

Kthesa 180° e Dashnor Sulës

Postuar në 09 Mars, 2012 04:59

E mbani mend drekën e famshme të ish-nën kryetarit të PD-së Bamir Topi, i cili aspironte të bëhej President në vitin 2007 në Sarandë, me një grup mbështetësish të tij? Mes tyre ishte edhe Dashnor Sula. Shumica e pjestarëve të atij grupi mbështetës të Topit, sot nuk janë më deputetë (Presidenti me zor bëri Kryetar të KLSH-së Bujar Leskajn), kurse dy prej atyre që i mbijetuan fshesës së Berishës në zgjedhjet e 2009-ës gjenden në pozicione të kundërta sot.

Kthesa 180° e Dashnor Sulës

Postuar në 09 Mars, 2012 04:09

 

Ambasadori Arvizu: Ku po shkojnë shqiptarët?

Postuar në 09 Mars, 2012 04:01

Ambasadori amerikan, Arvizu, në intervistën e mbrëmshme me Janush Bugajskin, ishte disi i çbalancuar në kritikat e veta, gjë që ka ca kohë që po e bën, por nuk harroi të qortonte sjelljen e opozitës më 21 janar të vitit të shkuar, me fjalë të tjera faktin që protesta e 21 janarit ish planifikuar për të qenë e dhunshme, se nuk është e vërtetë që protestuesit u provokuan nga policia në momentet e para, dhe se opozita nuk ka bërë ende një vlerësim autokritik të asaj që ndodhi në atë datë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme