3 milionë dollarë shpërblime të jashtëligjshme !

Postuar në 10 Mars, 2012 04:07

Të jesh punonjës i administratës publike apo ndërmarrjeve shtetërore është privilegj. Aq më tepër kur puna në këto institucione shpërblehet me paga dhe shpërblime të majme. “Shekulli” hapet sot me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ndër të tjera konfirmon se ka kapur një dëm prej 3 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit, para të cilat janë dhënë në formë shpërblimesh, kryesisht për punonjësit e ndërmarrjeve me shtetërore siç është përshembull INSIG, OST, KESH, etj.

Qeveria kishte ndaluar një vit e gjysmë më parë dhënien e shpërblimeve për punonjësit e ndërmarrjeve që dalin me humbje në fund të vitit, por ky detyrim nuk është zbatuar nga drejtuesit. KLSH konfirmon sipas “Shekullit” se punonjës të këtyre ndërmarrjeve kanë marrë nga dy apo tre paga shpërblim në një vit pavarësisht bilancit financiar.

 

S.E.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Epo nje dollar per fryne i bie...E c&#39;eshte kur ne japim e japim edhe &#39;gjake&#39; per te na ofruar nje &#39;certifikate&#39; ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.