Ambasadori Arvizu: Ku po shkojnë shqiptarët?

Ambasadori amerikan, Arvizu, në intervistën e mbrëmshme me Janush Bugajskin, ishte disi i çbalancuar në kritikat e veta, gjë që ka ca kohë që po e bën, por nuk harroi të qortonte sjelljen e opozitës më 21 janar të vitit të shkuar, me fjalë të tjera faktin që protesta e 21 janarit ish planifikuar për të qenë e dhunshme, se nuk është e vërtetë që protestuesit u provokuan nga policia në momentet e para, dhe se opozita nuk ka bërë ende një vlerësim autokritik të asaj që ndodhi në atë datë.
Por ndërsa kritika ndaj PS-së kish të bënte me këtë ngjarje të veçantë, kritikat ndaj maxhorancës ishin të një natyre integrale e sistemike. Ai nënvizoi se “qysh nga 2009 përparimi ka ngecur dhe për pasojë frustrimi është në rritje”, se “kur sheh rreth e rrotull, institucionet, mungesën e efikasitetit të tyre, ti vret mendjen: ku po shkojnë?”, se [po verifikohet] “lodhja nga pushteti”, se “është jashtëzakonisht e padobishme që të fyhet Zyra e Prokurorisë, që të vihen në pikëpyetje kompetencat e saj për të kryer hetimin”, se “shumica e njerëzve thonë se [situata e korrupsionit] po përkeqësohet”, se “[në Shqipëri] nëse je njeri me mjete në dispozicion, i pasur, i fuqishëm, me influencë, të gjitha këto bashkë, je praktikisht i paprekshëm”, se “sistemi gjyqësor këtu është disfunksional”, etj, etj.
Re.Pu.
Comments
Eshte gje flamuri mbrapsht,

Eshte gje flamuri mbrapsht, apo rri ky me koke poshte? :)

e ke gabim miku im eshte

e ke gabim miku im eshte Arvizu mbrapsht ose si i thone ndryshe lopthi

ketij vari lesh... njerezit u

ketij vari lesh...

njerezit u vrane ky thote qe fajin e ka opozita akoma

Tha e tha, e kujt ja tha, e

Tha e tha, e kujt ja tha, e perse ja tha ? Keto, ai tha, kjo tha, ata thane jane si thashetheme , pasi, kujt ja thone ?! A ka vesh 'ai' qe duhet t'i degjoje ? Apo na ngushellon neve si milet, 'qe rrini urte ju, se ua dime hallin' ? Tallen tanet sa shqepen me ne, tallen dhe te huajt sa grisen me ne. Dhe ne, jemi po ne. 'Si tek e si cift', Berisha fiton gjithmone, ne ne 'parajse'...

Ka pasur SH.B.A. dikur nje

Ka pasur SH.B.A. dikur nje ambasador ne Shqiperi qe quhej Mariza Lino.Ishte shume e thjeshte e mbi te gjitha mjaft e kuptueshme.Oh sa kemi nevoje per nje personalitet te tille qe te ndaje "shapin nga sheqeri".

Add new comment