Arkiv-Lajme
Nga Pollo te Berisha: Internet me çmim të lirë në pikat postare!!!
Më 28 korrik të vitit të shkuar, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, ka qenë në ambientet e Zyrës Postare Nr. 3 në qytetin e Durrwsit dhe në prani të Arqile Goreas, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, “duke parë nga afër ecurinë e zhvillimit të projektit të Internetit falas, ndërrmarrë nga Posta Shqiptare në kuadrin e nismës së Qeverisë shqiptare”, tha: “Shifrat që jep Posta Shqiptare janë jashtëzakonisht inkurajuese.
Vetëgjyqësia, mjeti i fundit i të dënuarve politikë nga regjimi komunist
Në fillimet e Partisë Demokratike, të dënuarit politikë nga regjimi komunist dhe të persekutuarit prej tij, në përgjithësi, nuk shiheshin me sy të mirë nga Berisha. Por kur ai kuptoi se kjo shtresë sociale prodhonte një sasi të konsiderueshme votash të qëndrueshme, filloi t’i afronte njerëzit e kësaj shtrese. Në kryesinë e PD-së u futën njerëz që kishin kaluar vite në burgjet dhe internimet komuniste.
Libri Mein Kampf pushton faqet e para të gazetave
Një shtëpi botuese krejt e panjohur (ekziston prej tre vitesh, thuhej sot) është vënë në qendër të vëmendjes mediatike. Të gjitha të përditshmet flasin për të. Arsyeja? Ka përkthyer nga gjermanishtja në gjuhën shqipe, dhe ka publikuar, librin Mein Kampf, autori i të cilit është Adolf Hitler. Shtëpia botuese ka një emër që ngjan me një titull romani të verdhë, Belina H.
Putinit “i prishin festën”; dhe ai përgjigjet në mënyrën e vet
Putinit po i prishin ‘festën’; dhe ai po i provon të gjitha mënyrat e sjelljes në një Rusi, ku pjesa më e madhe e establishmentit politiko-mediatiko-kulturor-fetar është në mbështetje të regjimit të tij. Deri dhe kisha ortodokse dha sot një deklaratë, ku thuhej se rusët “votuan ashtu si duhet, dhe bënë mirë që s’votuan në favor të buratinëve që nuk i duan të mirën vendit”. Në një kohë që është rritur protesta kundër “parregullsive të vëna re” (kanë thënë të tyren dhe SHBA-të e BE-ja), Putin befason fillimisht me një lëvizje në dukje inteligjente.
Berisha i rikthehet antikomunizmit. Biberaj: Komunistët e sigurimsat janë në PD
Kryeministri Berisha kapet në çdo moment pas një kauze, por ka ca kohë që ka mbetur pa kauzë. Kauza e korrupsionit ka mbetur varur në aventurat e pasurimit të shpejtë të njerëzve të afërt. Kauza e patriotizmit është tretur tok me marrëveshjen mbi kufirin detar Shqipëri-Greqi, e sikur të mos mjaftojë kjo, kanë dalë dhe të tjerë që e kanë mbërthyer atë kauzë. Kauza e antikomunizmit? Po, tamam kësaj i është kthyer për herë të n-të.
Statusi për në BE, evropianët duan të na mbushin mendjen se ka ende shpresë..
Shqipëria dështoi për të dytën herë radhazi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Atë e mori sëfundmi edhe Serbia. Qeveria duket se e ka hedhur pas krahëve edhe këtë dështim, ndërsa Kryeministri Berisha vijon akuzat ndaj opozitës me arsyetimin se ishin politikat bllokuese të saj që ndaluan Shqipërinë në rrugën e saj drejtë BE-së. Por në këtë shkëmbim akuzash hyjnë përsëri në lojë ambasadorët. Ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi kumtoi sot në drekë se vendi ka ende shpresë për të marrë statusin në vjeshtën e këtij viti. Por si?
Kirk Cameron: Homoseksualizmi është jo natyral
Kirk Cameron, aktori i njohur amerikan, që kohët e fundit i është futur me devocion rrugës së besimit, nuk i ka fort për zemër homoseksualët, dhe këtë e ka demonstruar në programin televiziv të Piers Morgan-it. “Homoseksualizmi është jo natyror, i dëmshëm dhe shkatërron bazat, mbi të cilët është ngritur qytetërimi i sotëm”, thotë ai. Dhe kuptohet që një si Cameroni nuk mund të jetë në favor të martesave mes njerëzve me seks të njëjtë. “Martesa është përkufizuar nga Zoti, dhe kjo ka ndodhur në kopësht (Eden) mes Adamit dhe Evës, mes një burri e një gruaje, deri në vdekje.
Beteja për të fituar të përndjekurit: Berisha është i shqetësuar
“Unë e pashë zotin Rama që kishte mbledhur nja 3-4 ish-të përndjekur në atë takim”, tha sot Berisha përballë deputetëve të vet duke iu referuar një tryeze që Rama ka bërë me të përndjekurit para ca ditësh. Fillimisht pra ai e minimizon dhe e injoron si takim. “Nja tre-katër vetë”, thotë. Por pas kësaj, bëhet mbrojtës i nderit të këtyre “nja tre-katër vetëve”: “Të marrësh ti njerëz që kanë vuajtur në burgje dhe t’i vendosësh para Gramoz Ruçit dhe miliarderëve është e rëndë”, thotë gjithmonë aty, përballë deputetëve.
Ping-pongu Berisha-Rama për integrimin në BE dhe shembujt e Kroacisë dhe Malit të Zi
Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PD-së (që ngjajnë me mbledhjet e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, sipas Gazmend Oketës) Berisha ka akuzuar opozitën dhe kreun e saj si bllokues të statusit të vendit kandidat për në BE. Sipas tij, shembull i fundit ishte kërkesa e opozitës për amendim në Kodin Penal për fajin kolektiv, që erdhi posacërisht në kohën kur pritej vlerësim nga BE për Ballkanin Perëndimor.
Kirk Cameron: Homoseksualizmi është jo natyral
Kirk Cameron, aktori i njohur amerikan, që kohët e fundit i është futur me devocion rrugës së besimit, nuk i ka fort për zemër homoseksualët, dhe këtë e ka demonstruar në programin televiziv të Piers Morgan-it. “Homoseksualizmi është jo natyror, i dëmshëm dhe shkatërron bazat, mbi të cilët është ngritur qytetërimi i sotëm”, thotë ai. Dhe kuptohet që një si Cameroni nuk mund të jetë në favor të martesave mes njerëzve me seks të njëjtë. “Martesa është përkufizuar nga Zoti, dhe kjo ka ndodhur në kopësht (Eden) mes Adamit dhe Evës, mes një burri e një gruaje, deri në vdekje.