Ping-pongu Berisha-Rama për integrimin në BE dhe shembujt e Kroacisë dhe Malit të Zi

Postuar në 05 Mars, 2012 07:30

Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PD-së (që ngjajnë me mbledhjet e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, sipas Gazmend Oketës) Berisha ka akuzuar opozitën dhe kreun e saj si bllokues të statusit të vendit kandidat për në BE. Sipas tij, shembull i fundit ishte kërkesa e opozitës për amendim në Kodin Penal për fajin kolektiv, që erdhi posacërisht në kohën kur pritej vlerësim nga BE për Ballkanin Perëndimor.

Rama, si zakonisht, iu përgjigj në Tweeter Berishës me kundërakuza. “KM s’ka asgje tjeter per te thene per deshtimin me statusin pervecse te shpifi perdite duke akuzuar opoziten.PS ka votuar cdo ligj me 3/5!”- shkruan Rama. Sipas tij, fakti është se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor në ndryshimet e tij. “Atehere pse Shqiperia po deshton prape me statusin?E thjeshte:Sepse KM ka deshtuar,qeveria ka deshtuar, politikat e tyre kane deshtuar”- shkruan Rama. Sipas tij, ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurrësesi duke hedhur fajin mbi opozitën! “Kete turp le ta mbaje qeveria”- shkruan Rama.

Nuk është e lehtë për qytetarin e thjeshtë të kuptojë se kush e ka fajin për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë, kur ndjek debatin mes mazhorancës dhe opozitës rreth teknikaliteteve të këtij procesi. Por çdo qytetar e ka të lehtë të kujtojë se Malit të Zi iu dha statusi i vendit kandidat, pasi kryeministri i saj dha dorëheqjen. Gjithashtu, e ka të lehtë të kujtojë se Kroacisë iu aprovua antarësimi i plotë, pasi kyeministri i saj dha dorëheqjen dhe përfundoi në burg për korrupsion.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>O stafi i Respublica-s zgjohuni nga gjumi se ne kete faqe eshte ulur sipari...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&nbsp;....(që ngjajnë me mbledhjet e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, sipas Gazmend Oketës)... o Toc na thuaj mendimin tend...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po pse o toc, zaloshnja eshte anetar grupit parlamentar te pd-se qe ta dije se si jane mbledhjet e grupit te PD-se? shyqyr qe doli oketa e na e tha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.