Putinit “i prishin festën”; dhe ai përgjigjet në mënyrën e vet

Putinit po i prishin ‘festën’; dhe ai po i provon të gjitha mënyrat e sjelljes në një Rusi, ku pjesa më e madhe e establishmentit politiko-mediatiko-kulturor-fetar është në mbështetje të regjimit të tij. Deri dhe kisha ortodokse dha sot një deklaratë, ku thuhej se rusët “votuan ashtu si duhet, dhe bënë mirë që s’votuan në favor të buratinëve që nuk i duan të mirën vendit”. Në një kohë që është rritur protesta kundër “parregullsive të vëna re” (kanë thënë të tyren dhe SHBA-të e BE-ja), Putin befason fillimisht me një lëvizje në dukje inteligjente. Merr një takim jashtë Moskës me tre nga katër rivalët në garën presidenciale (ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski, kreu i partisë ‘Rusia që Duam’, Sergei Mironov, dhe oligarku Mihail Prokorov; komunisti Genadi Zhuganov e refuzoi ftesën e tij), dhe i garantoi ata se kush ka prekur votën do të ndëshkohet.
Sidoqoftë, kanë qenë mijra ata, që kanë dalë në protestë në qytete të ndryshme. Slogani kryesor ka qenë ‘Duam një Rusi pa Putinin’. Por regjimi i këtij të fundit ka reaguar brutalisht. Janë arrestuar qindra aktivistë, mes të cilëve blogger–i që mbështet opozitën Aleksei Navalnjin, politikanin e së majtës Sergei Udaltzhov, ambientalisten Jevgjeni Çirikova dhe shkrimtarin Eduard Limonov. Priten zhvillime të tjera.
Re.Pu.
Comments
Ky Eduard Limonov eshte nje

Ky Eduard Limonov eshte nje pseudoshkrimtar rus qe ka qene mik i madh me Karadzicin e madje e lavderonte si nje lider i vertete. Kontrolloni faktet se do tronditeni kur te lexoni se cila eshte opozita e vertete e Rusise.

O "Meleq", lëri ato se nuk i

O "Meleq", lëri ato se nuk i ha njeri. Putin eshte si miku i tij Berluskoni, qe merren me punet e shtetit kur kane kohe te lire, se kohen tjeter jane te zene me punera tjera...

Nuk eshte faji i rivalve te tij qe Rusia nuk eshte ne lartesine e duhur. Por, me që qenke i ditur, na thuaj pak ti "smart aleck", perse po fillojne tani procedurat e rishikimit te çeshtjes "Khodorkovsky", kur Cari i Ri e pushtoi karrigen .... A mos po don te na thuash se zoteria ne fjale eshte demokrat(se ktu eshte fjala).

Te shkruajta se ke marr persiper me ca pseudonime te ndryshme ta na besh nje propogande "fine" her pas here tek kjo faqe e me na mbush mendjen se moszgjedhja e Putinit do te ishte fatkeqesi kombetare e kso marrinash tjera tipike bolshevike. Por ai (ne fakt)nuk eshte i vetem. Se edhe kta plehrat tane qe kemi ketu si puna e atij janë; se, vetem keta e duan atdheun e tyre e te tjeret jane "armiq" e kso marrinash tjera..

кстати

Add new comment