Statusi për në BE, evropianët duan të na mbushin mendjen se ka ende shpresë..

Postuar në 05 Mars, 2012 11:43

Shqipëria dështoi për të dytën herë radhazi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Atë e mori sëfundmi edhe Serbia. Qeveria duket se e ka hedhur pas krahëve edhe këtë dështim, ndërsa Kryeministri Berisha vijon akuzat ndaj opozitës me arsyetimin se ishin politikat bllokuese të saj që ndaluan Shqipërinë në rrugën e saj drejtë BE-së. Por në këtë shkëmbim akuzash hyjnë përsëri në lojë ambasadorët. Ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi kumtoi sot në drekë se vendi ka ende shpresë për të marrë statusin në vjeshtën e këtij viti. Por si? “Nuk e di nëse Shqipëria do të marrë statusin kandidat ose jo. Por në tetor do të publikohet progres raporti dhe ky raport do të rekomandojë ose jo dhënien e statusit kandidat për vendin. Nga tani deri në tetor ka ende shumë kohë, ka shumë gjëra që duhen bërë. Por, ajo ç’ka është shumë e rëndësishme është se ka një progres në implementimin e prioriteteve kyçe duke nisur nga prioritetet politikë”, - thotë ai.

Duket se deklarata e Sequit vjen thjesht për të mbajtur lartë moralin e tyre që besojnë ende në marrjen e statusit për në BE në një periudhë të afërt, duke parë edhe se si po shkojnë gjërat në këtë vend. Madje edhe vetë Kryeministri Berisha është i bindur se ne nuk e meritonim statusin. “Problemi i statusit të Shqipërisë, ku unë gjithnjë shpreh qëndrimin tim dhe të mazhorancës që ky proces të jetë i merituar, ky është interesi i shqiptarëve dhe nuk kërkoj një rrugë tjetër”, - do të shprehej ai sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

 

S.E. 

Comments

Submitted by Genti Bendo (not verified) on

<p>Shqiperia nuk ka shanse qe ta marre statusin e vendit kandidat ne tetor, gjithsesi me duhet te shprehem per&nbsp;nje dezinformim qe vjen nga shume drejtime, perfshire qeverine dhe&nbsp;delegacionin e BE ne Tirane. &nbsp;Media (kete radhe ResPublica) bie kelltuq brenda pa ditur se po&nbsp;dezinformon edhe vete. Me duhet te saktesoj se ne fillim te marsit nuk kishte&nbsp;ndonje mundesi qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat. Zakonisht ceshtjet qe kane te bejne me zgjerimin merren ne shqyrtim nga Keshilli Evropian ne baze te raporteve vjetore te Komisionit, te cilat njihen ndryshe edhe si raport progrese. Ne kete kontekst Shqiperia vertet ka deshtuar dy here, por keto deshtime ishin ne vjeshten e 2011 dhe 2012.&nbsp;Ne fillim te marsit u mor ne shqyrtim vetem Serbia pasi keshtu ishte rene dakord&nbsp;ne fund te vitit te kaluar.&nbsp;</p>

Submitted by Genti Bendo (not verified) on

<p>Corrigendum:&nbsp; deshtimet jane ne vjeshten e 2010 dhe 2011.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shqiperia nuk ka shanse qe ta marre statusin e vendit kandidat ne tetor, gjithsesi me duhet te shprehem per nje dezinformim qe vjen nga shume drejtime, perfshire qeverine dhe delegacionin e BE ne Tirane. Media (kere radhe ResPublica) bie kelltuq brenda pa ditur se po dezinformon edhe vete. Me duhet te saktesoj se ne fillim te marsit nuk kishte ndonje mundesi qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat. Zakonisht ceshtjet qe kane te bejne me zgjerimin merren ne shqyrtim nga Keshilli Evropian ne baze te raporteve vjetore te Komisionit, te cilat njihen ndryshe edhe si raport progrese. Ne kete kontekst Shqiperia vertet ka deshtuar dy here, por keto deshtime ishin ne vjeshten e 2010 dhe 2011. Ne fillim te marsit u mor ne shqyrtim vetem Serbia pasi keshtu ishte rene dakord ne fund te vitit te kaluar.</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kta hala menojne se Sala ka synim te futet ne Europe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.