Beteja për të fituar të përndjekurit: Berisha është i shqetësuar

Postuar në 05 Mars, 2012 08:42

 “Unë e pashë zotin Rama që kishte mbledhur nja 3-4 ish-të përndjekur në atë takim”, tha sot Berisha përballë deputetëve të vet duke iu referuar një tryeze që Rama ka bërë me të përndjekurit para ca ditësh. Fillimisht pra ai e minimizon dhe e injoron si takim. “Nja tre-katër vetë”, thotë. Por pas kësaj, bëhet mbrojtës i nderit të këtyre “nja tre-katër vetëve”: “Të marrësh ti njerëz që kanë vuajtur në burgje dhe t’i vendosësh para Gramoz Ruçit dhe miliarderëve është e rëndë”, thotë gjithmonë aty, përballë deputetëve. Dhe më tej, tregon se ata “tre-katër vetë” nuk kanë nevojë për mbrojtje e patronazh, pasi “ata ia thanë zotit Rama në sy, i thanë edhe që nuk u dha asnjë pará për pesë vjet, ndërkohë që shpërbleu Nexhmijen (!!!!)”. Në fund, i rimerr sërish në mbrojtje prej ‘terminatorit’ Gramoz Ruçi: “Të paktën nuk mund t’u nxirrte atyre Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të torturës në kohën e komunizmit”.

Sa e paska shqetësuar ai takim me “tre-katër vetë”!

Re.Pu. 

Comments

Submitted by I Pakapshem (not verified) on

<p>Pasojat e mungeses te dekomunistizimit: Te perndjekurit hidhen e priten sa nga njera dege e PPSH-se tek tjetra. &nbsp;Perdoren paturpesisht ne menyren me te felliqur te mundshme si municion luftarak per te goditur palen tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.