Arkiv-Lajme
Gjergj Bojaxhi sulmon PD-në, LSI-në, KOP-in dhe qeverisjen
Gjergj Bojaxhi nënvizon dhe ca më shumë distancën me PD-në. Këtë e bën në një intervistë me të përjavshmen Java, të marrë nga Skënder Minxhozi. Në këtë intervistë bën qortime të forta, të cilat nuk dëgjohen prej kohësh nga brenda PD-së apo nga njerëz që e lënë PD-në. Ja disa fraza kritike të tijat:
-Korrupsioni është futur në çdo qelizë të strukturës shtetërore.
-Fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës.
-LSI-ja është një parti sh.p.k. e përbuzur nga pothuaj të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare.
Ka deputetë të PD-së që do hidhen me Topin?
E përditshmja shqiptarja.com flet për takime intensive të nismëtarëve të partisë së Topit (i mbeti emri partia e Topit) me deputetë të maxhorancës. Nuk jepen burime dhe prova që të konfirmojnë këto takime, por përmenden emra. Sipas gazetarit Jakin Marena, janë bërë takime me deputetët e Dibrës, Sherefedin Shehun dhe Selami Xhepën, me ata të Vlorës Leonard Demin e Kreshnik Çipin, me ata të Beratit Mehmet Xhekën e Lefter Maliqin, me atë të Lezhës Mark Markun, me atë të Tiranës Lejla Përnaskën, etj.
Pse bëri festë sot Berisha në Lezhë?
Me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Berisha sot ishte në Lezhë në një festë të madhe të organizuar nga Bashkia e Lezhës, e cila qeveriset nga një përfaqësues i mazhorancës. Lind pyetja pse Berisha u kujtua këtë vit të festojë përvjetorin e Besëlidhjes në Lezhë? Ai nuk ka qenë atje për përvjetorë jubile si 565-vjetori, 560-vjetori, 555-vjetori, apo 550-vjetroi. Dikush do të thoshte se këtë vit është 100-vjetroi i pavarësisë dhe po kremtohen të gjithë përvjetorët e rëndësishëm të ngjarjeve historike Shqiptare.
868 të papunë të rinj në tre muaj?! Po “bujqit”?
Shqipëria e mbylli tre mujorin e fundit të vitit të shkuar me 868 të papunës të rinj. Kjo është shifra që deklaron INSTAT në publikimin e fundit të tij mbi papunësinë në vend. Sipas të dhënave, treguesi i papunësisë arriti në 13.29 për qind të tre mujorin e fundit të vitit 2011 nga 13.25 për qind që ishte përgjatë periudhës korrik-shtator 2011.
Sarkozy nuk i ka punët mirë; kundërshtarët po e kontestojnë dhe në rrugë
Në foton e këtij shënimi shfaqet Sarkozy që duket sikur po mbrohet, me rojet e trupit në panik. Në fakt, është tamam kështu. Po mbrohet nga sulmi që i kanë bërë në Bayonne, lokalitet qendror i zonës baske të Francës. E kanë sulmuar me fjalë, por nuk kanë kursyer as vezët, dhe rojeve të trupit u është dashur ta mbrojnë me çadra të hapura. “Sarkozy, na u hiq sysh”, lexohej në një poster që mbahej në dorë prej një manifestuesi. Postera të tjerë ishin në gjuhën baske, dhe në to kërkohej më shumë autonomi, gjë që të bën të mendosh se ata që kanë protestuar janë pjesë e pakicave etnike.
Berisha mban ‘fjalim historik’ në Lezhë
Në ditët më të zeza të karrierës së tij politike (në parlamentin europian, teksa diskutohej mbi gjendjen në vendet e Ballkanit që synojnë statusin e vendit kandidat për në BE, u tha “se nuk ka asgjë për të thënë e shkruar për Shqipërinë; atje sundon sherrnaja”), Berisha që është arkitekti e sunduesi i kësaj Shqipërie, na ka mbajtur një fjalim sot në Lezhë. Ja një pjesë e këtij fjalimi:
Berisha mban ‘fjalim historik’ në Lezhë
Në ditët më të zeza të karrierës së tij politike (në parlamentin europian, teksa diskutohej mbi gjendjen në vendet e Ballkanit që synojnë statusin e vendit kandidat për në BE, u tha “se nuk ka asgjë për të thënë e shkruar për Shqipërinë; atje sundon sherrnaja”), Berisha që është arkitekti e sunduesi i kësaj Shqipërie, na ka mbajtur një fjalim sot në Lezhë. Ja një pjesë e këtij fjalimi:
Rriten kostot e ndërtimit, ulen pagat dhe punësimi
Sektori i ndërtimit po përballet me tkurrje të vazhdueshme e tij, e cila ka nisur që prej vitit 2008. Kësaj ecurie negative po i shtohet sëfundmi edhe rritja e kostos së ndërtimit duke i bërë punimet në infrastrukturë por apartamentet më të shtrenjta, në një kohë kur sektori ka më shumë nevojë së kurrë për rritje të shitjeve.
Skënderbeut i del “pronari”
Mediat gëlojnë në këto momente nga lajmi se Presidentit të Republikës, Bami Topi i është ndaluar nga Protokolli i Shtetit mbajtja e fjalës sot në Lezhë, me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit së Lezhës. Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe Zyra e Shtypi të Presidencës: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Duhen më shumë se 200 vjet për të kompensuar pronarët !
Banka Botërore ka hartuar sëfundmi një raport mbi çështjen ende të pazgjidhur të pronës në Shqipëri, gjë e cila duket se ka acaruar sëtepërmi pronarët. Raporti thekson ndër të tjera domosdoshmërinë e uljes së çmimit të tokës së shpronësuar në mënyrë që shteti të ketë mundësi të kompensojë të gjithë pronarët. Por ky variant, si edhe vazhdimi i procesit të legalizimeve duke përfshirë në të edhe 80 mijë shtesa të ndërtuara pas fillimit të procesit, është pritur me kontestime të mëdha në radhët e pronarëve.