Berisha mban ‘fjalim historik’ në Lezhë

Në ditët më të zeza të karrierës së tij politike (në parlamentin europian, teksa diskutohej mbi gjendjen në vendet e Ballkanit që synojnë statusin e vendit kandidat për në BE, u tha “se nuk ka asgjë për të thënë e shkruar për Shqipërinë; atje sundon sherrnaja”), Berisha që është arkitekti e sunduesi i kësaj Shqipërie, na ka mbajtur një fjalim sot në Lezhë. Ja një pjesë e këtij fjalimi:
“Idealet që frymëzuan Skënderbeun, frymëzuan shqiptarët. Me parimin e shenjtë ‘Një komb një qëndrim’, shqiptarët ia dolën të shpallin pavarësine e Kosovës. U dha zemër Skenderbeu, organizuan kryengritjen më të madhe të Kosovës, u frymëzuan nga Skënderbeu dhe trimëria e tij dhe renditën vendin në koalicionin fitimtar, dhe kjo se është i pavdekshëm Skënderbeu në zemrat e tyre.”
Më e pakta që mund të thuhet është: Hartim prej filloristi.
E.G.
Add new comment