Arkiv-Lajme
Kryeministrit i është bërë makth kundërshtari
Ka ditë të tëra që flet veç për kundërshtarin, dhe nuk kuptohet mirë se nga e ka këtë eksitim (duket sikur është i terrorizuar nga opozita e tweet-ave?). Rama është kryemotivi i çdo daljeje të tij në publik, e sikur të mos ketë vende ku të zbrazet kundër tij, përdor dhe grupin e vet parlamentar dhe mbledhjet e qeverisë. Ja se ç’tha në mbledhjen e sotme të qeverisë, në mes e përballë ministrave të tij tuafë (po e citoj siç gjendet në sitet online):
Skandal: PD-ja lista punësimi me emra militantësh në bashkinë e Tiranës
Të përditshmet Shqiptarja.com dhe Tema kanë patur si kryelajm në numrin e sotëm të tyre një scoop, që ka të bëjë me një e-mail të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, dërguar krerëve të bashkisë së Lulzim Bashës. Në këtë e-mail gjenden lista militantësh demokratë të njësisë bashkiake nr. 11, dhe Vokshi u kërkon njerëzve të bashkisë që t’u gjenden vende pune këtyre militantëve. Lista është me tetëdhjetë vetë, dhe vendet e kërkuara të punës kapin të gjithë gamën e mundshme, nga pastruese e deri në poste drejtuese.
Fondet publike, 20 milionë euro për një spital që kurrë nuk do të ndërtohet
“La Repubblica”, në një dossier për shpenzimet publike, përmend humbje marramendëse të parave të taksapaguesve, ku Italia del si një shtet që nuk di se si i shpenzon burimet e saj, përmend edhe një fakt interesant, që ka të bëjë me një investim në Shqipëri. Në humbjet rreth 60 miliardë dollarë dhe dhjetë rastet pikante të konstatimit të pagesës prej Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë që paguan 20 milionë euro për një spital në Shqipëri, që kurrë nuk do të ndërtohet. Ky rast përmendet si një prej 10 më pikanteve të shpërdorimit të fondeve publike.
Baze versus Scaglione lidhur me Liri Berishën
Në një shkrim të para do ditëve, Mero Baze “denonconte” amerikanin Michael Granoff, një nga pjesëtarët e bordit të një Fondi Shqiptaro-amerikan, si mbështetës të regjimit të Tiranës. Sot Tema publikonte përgjigjen që kthente, jo Granoff-i, por një amerikan tjetër, bashkëpunëtor i këtij të fundit, me emrin Domenick G. Scaglione. Baze kish përgatitur diçka dhe vetë me këtë rast, e i kish publikuar të dyja, edhe replikën e Scaglione-s, edhe kundër-replikën e Bazes.
Investimet e huaja, zbardhet shkaku i “dalldisë” së Berishës për shtetësinë
Ajo që na u duk “dalldisje” e Kryeministrit Berisha disa javë më parë, tek deklaronte se do t’i jepte shtetësinë shqiptare të gjithë atyre që investonin më shumë se 100 mijë euro në vend, nuk paska qenë e tillë apo thjeshtë tentativë për të devijuar vëmendjen e publikut nga ndonjë temë dite. Nisma qënkesh bazuar në treguesit e investimeve të huaja direkt në Shqipëri, të cilat gjatë tre mujorit të tretë të vitit të shkuar paraqiten në nivele minimale.
Berisha: Opozita po bllokon integrimin; por shpresë mbetet fitorja e PD-së në 2013
Po ju japim dy deklarata të ditës së sotme, ballafaqimi i të cilave është interesant. Stefan Fule, komisioneri i Zgjerimit në BE, thotë (marrë nga balkanweb-i): “Shqipëria do të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE vetëm pasi të ketë plotësuar 12 rekomandimet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian. Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës”.
Gjergj Bojaxhi: Nëse vijohet me këtë qeverisje, s’kam se ç’të bëj në PD
Në programin Prizëm të gazetarit Aleksandër Furxhi ish ftuar, mes të tjerëve, dhe Gjergj Bojaxhi, i cili saktësoi lajmet e dala lidhur me një ftohje të tijën me PD-në. Por fillimisht ai gjeti rast “të heqë dorë” nga gara për të kapur kreun e shtetit, ku e kanë futur, me sa duket pa dijeninë e tij, krerët e Lëvizjes Kuqezi. "Kushtetuta nuk më lejon, për shkak të moshës, të kandidoj për një post të tillë kështu që është diçka praktikisht e pamundur", tha në thelb ai.
Santorum përdor mesazhe telefonike elektorale; Romney thotë se kjo është një hile e ndyrë
Gjatë fushatave tona elektorale (zakonisht ditët e fundit të fushatës) na ka qëlluar të gjithëve të na vijë një thirrje nga një numër i panjohur, dhe kur e kemi hapur kemi dëgjuar zërin e Berishës, Ramës, Bashës, etj, që na ftojnë “të votojmë për ta”. Janë thirrje që të bëjnë të ndihesh i dhunuar në privacy-në tënde, dhe palët, duke qenë se janë në diskutimet mbi reformën zgjedhore, do bënin mirë të binin dakord ta ndalonin të drejtën e politikanëve në garë për të bërë telefonata të tilla, për të cilat amerikanët kanë një fjalë të veçantë: robocalls.
Gjergj Bojaxhi: Nëse vijohet me këtë qeverisje, s’kam se ç’të bëj në PD
Në programin Prizëm të gazetarit Aleksandër Furxhi ish ftuar, mes të tjerëve, dhe Gjergj Bojaxhi, i cili saktësoi lajmet e dala lidhur me një ftohje të tijën me PD-në. Por fillimisht ai gjeti rast “të heqë dorë” nga gara për të kapur kreun e shtetit, ku e kanë futur, me sa duket pa dijeninë e tij, krerët e Lëvizjes Kuqezi. "Kushtetuta nuk më lejon, për shkak të moshës, të kandidoj për një post të tillë kështu që është diçka praktikisht e pamundur", tha në thelb ai.
Punësimet në shtet, konkurset bëhen kot, fitojnë kandidatët e paracaktuar
Konkurset e organizuara nga institucionet shtetërore janë fiktive dhe sa për sy e faqe, për të qenë në rregull me ligjet. Kjo, pasi vendin e punës e merr në pjesën dërrmuese të rasteve një person, i cili ka qenë më parë në marrëdhënie pune nëpërmjet një kontrate të përkohshme duke spostuar të gjithë kandidatët e tjerë që kanë marrë pjesë në garë.