Arkiv-Lajme

Edi Rama: Universitetet janë zgafella dhe streha vorfnore

Postuar në 27 Shkurt, 2012 09:31

Edi Rama bën publik për herë të parë opinionin që ka për botën universitare shqiptare. Nuk ka një opinion të mirë. Përkundrazi, për të “universitetet janë kthyer në zgafella të errëta e në streha vorfnore të mjerimit akademik”. Këtë e ka thënë në një tryezë pune me të vetët, ku diskutoheshin politikat rinore.

Ulje drastike e zhdoganimit të cigareve në 2011. Shqiptarët lanë duhanin?

Postuar në 27 Shkurt, 2012 08:41

Viti i shkuar ishte një ndër më të këqijtë për sa i përket sasisë së cigareve që janë importuar në Shqipëri. Nga treguesit fiskal të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, mësojmë se gjatë vitit të shkuar, u zhdoganuan 3 250 ton cigare, kundrejt 4 501 tonëve të zhdoganuara në vitin 2010.

Një deputet kushton 31 500 deri 42 800 USD në vit

Postuar në 27 Shkurt, 2012 06:54

Deputetët dhe përfitimet financiare të tyre, kanë qenë gjithnjë intriguese për median dhe publikun. Në këtë kuadër, “Shekulli” ka publikuar në numrin e sotëm një material mbi shpenzimet që bën buxheti i shtetit për të mbajtur me pagë, dieta, shpenzime karburanti, honorare dhe shpenzime telefoni deputetët shqiptar. Sipas përllogaritjeve të bëra, del se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i kushton buxhetit tonë të përbashkët nga 3.1 deri në 4.3 milionë lekë në vit. Kaq janë edhe përfitimet që merr secili gjatë 12 muajve.

Portieri Buffon provokon një debat mbi etikën në futboll

Postuar në 27 Shkurt, 2012 06:14

Pas ndeshjes Milan-Juve të serisë A në Itali ka sjellë debat një gol i anuluar në dëm të Milanit. Ish një top i goditur me krye nga Muntari, që ish ngjitur me portën, dhe që portieri Buffon e kapi gjysmë metri përtej vijës fatale. Vijëruajtësi nuk pati mundësi ta shihte, pasi çdo gjë u zhvillua në harkun e një fraksioni të sekondës. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, portieri Buffon bëri një deklaratë të fortë pas ndeshjes: “Në moment nuk pashë që topi të kish hyrë brenda portës, por edhe sikur ta kisha parë nuk do t’i thoja arbitrit”.

Rënie e frikshme e investimeve publike

Postuar në 27 Shkurt, 2012 05:51

Përveç rënies dramatike të konsumit privat, të evidentuar nga INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë (http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/pasojat-e-krizes-instat-konsumi-ka-pesuar-renie-te-metejshme), ka edhe një rënie të frikshme të investimeve publike – Ministria e Financave raporton se investimet publike këtë janar kanë qenë në nivelin e ulët rekord të 1.7 miliardë lekëve.

Shpjegimi i Starovës lidhur me nëntetarin Peci, dhe ca paranteza tonat

Postuar në 27 Shkurt, 2012 03:28

Më në fund, del dikush nga ministria e mbrojtjes për të shpjeguar a thënë diçka në lidhje me ngutin për t’i informuar familjarët e Pecit se ky i fundit kish humbur jetën, në një kohë që ish ende gjallë. Është Arjan Starova, zv.ministri, që flet për balkanweb-in: “Është e vërtetë se pati një pasaktësi fillestare [Pasaktësi?

Kriza energjetike ishte e paralajmëruar

Postuar në 27 Shkurt, 2012 03:05

Edhe njohësi më i dobët i sistemit elektroenergjetik shqiptar mund ta kishte paralajmëruar me lehtësi krizën energjetike që po na vjen dhe komplikacionet për buxhetin e shtetit që do të shkaktojë, por qeveria u kujtua të marrë masa vetëm në momentin e fundit.

Selami Xhepa ‘del nga linja’: Na duhet një President konsensual

Postuar në 27 Shkurt, 2012 02:33

Selami Xhepa bëhet deputeti i parë i maxhorancës që i bashkohet idesë për një president konsensual. Ai e thotë këtë në një intervistë për Panoramën, ku flet edhe për qëndrimin më të fundit të Gazmend Oketës (në këtë pikë nuk tregohet origjinal; thotë gjëra që i kanë thënë dhe të tjerët, dmth që qëndrimi i Oketës është personal, e që do ish mirë të kontribuohej brenda forumeve të partisë).  

Kandidati republikan Santorum: Kisha e ndarë nga shteti? Më vjen për të vjellë nga kjo ide

Postuar në 26 Shkurt, 2012 12:33

Para disa muajsh, saktësisht në tetor të vitit të shkuar, kandidati republikan për postin e Presidentit Rick Santorum, u shpreh se “atij i vjen për të vjellë kur lexon fjalimin e JFK-së (John Fitzgerald Kennedy) të vitit 1960, në të cilin ish-presidenti i famshëm demokrat shpallte si objektiv e angazhim të tijin ndarjen e kishës nga shteti”.

Putini është ende i fortë; por rusët opozitarë po gjejnë sho-shoqin

Postuar në 26 Shkurt, 2012 12:05

Rusët që janë kundër regjimit të Putinit po bëhen të gjallë. Ende janë pakicë në vendin e tyre, por janë duke u organizuar. Deri para ca kohësh as që mund të mendoheshin forma të mobilizimit të tyre masiv, ndërsa tani janë një praktikë rutinore. Sot ishin bërë bashkë dhjetra mijëra vetë, dhe kishin zgjedhur një formë interesante proteste. Kishin formuar një zinxhir human (njerëz të kapur për dore me sho-shoqin), e ishin vendosur në Unazën 15 km-she që rrethon qendrën e qytetit (është si të bëhen dorë për dore banorët e Tiranës në Unazën e vjetër).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme