Portieri Buffon provokon një debat mbi etikën në futboll

Pas ndeshjes Milan-Juve të serisë A në Itali ka sjellë debat një gol i anuluar në dëm të Milanit. Ish një top i goditur me krye nga Muntari, që ish ngjitur me portën, dhe që portieri Buffon e kapi gjysmë metri përtej vijës fatale. Vijëruajtësi nuk pati mundësi ta shihte, pasi çdo gjë u zhvillua në harkun e një fraksioni të sekondës. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, portieri Buffon bëri një deklaratë të fortë pas ndeshjes: “Në moment nuk pashë që topi të kish hyrë brenda portës, por edhe sikur ta kisha parë nuk do t’i thoja arbitrit”. Shumë vetë janë zhgënjyer nga çfarë tha Buffon-i që, sipas tyre, “nuk duhej t’i thosh ato fjalë aspak edukative qoftë si kapiten i nacionales italiane, qoftë si model për mijra e mijra fëmijë e të rinj”.
Pas këtij debati të ndezur, Buffon nuk u mendua dy herë për ta rinënvizuar frazën e vet: “Do ta rithoja atë që thashë. Po të thoja të kundërtën, do gënjeja. Pastaj, çfarë kërkojnë? Kërkojnë që edhe arbitrin ta bëjmë ne?”
Gjëja mbetet e diskutueshme, megjithatë. Dhe me siguri do të vijojë të diskutohet.
Re.Pu.
Comments
Kjo eshte dicka e ekzagjeruar
Kjo eshte dicka e ekzagjeruar edhe nga mediat italiane te berluskonit. I njejti arbiter anesor i anulloi nje gol te vlefshem Juventusit ne pjesen e dyte po te njejtes ndeshje. Thjesht nje dite e keqe per arbitrin. Sa per Buffon, mbetet nje nder sportistet me korrekte qe kam pare ndonjehere ne fushat e futbollit.
Ja fut kot o Luan. Pas golit
<p>Ja fut kot o Luan. Pas golit te Muntarit ndeshja mund te kish shkuar kater me zero vetem pjesa e pare me ate derexhe qe ishtr Juventus. E anesori qe rinte si hu gardhi.</p>
Add new comment