Arkiv-Lajme
Bomba nepotike Topalli
Jozefina Topalli nuk di ta ndalë hovin nepotik. Është përfolur vazhdimisht për rekrutime e emërime me logjikë klanore e farefisnore, por asnjëherë s’e ka vënë ujin në zjarr. Duket sikur kritikat e kanë motivuar më shumë për t’i dhënë gaz makinës së nepotizmit.
Opozita e paska përcaktuar përparësinë: reforma zgjedhore
Opozita ka përcaktuar, me sa duket, si pikë përparësore të agjendës së vet reformën zgjedhore. Dje në parlament ajo e ngriti këtë shqetësim përballë Berishës, që tregoi dhe njëherë se një nga qëllimet e tij është të humbë kohë në këto diskutime (dikush i përmendi një premtim të harruar, sipas të cilit ai ka qenë gati në çdo kohë “të nënshkruajë të gjitha sugjerimet e opozitës”) e ta nxjerrë këtë objektiv nga agjenda politike e vendit.
Nesër ankandi, “turqit” dhe “shqiptarët” garojnë për licencën e tretë 3G
AKEP zhvillon nesër ankandin për shitjen e licencës së tretë 3G në Shqipëri, ku në garë pritet të jenë “Eagle Mobile” dhe “PLUS”, ndërsa “AMC Mobile” dhe “Vodafone” e ofrojnë tashmë një shërbim të tillë. Gara fillon nga 12.5 milionë euro, ashtu si edhe në dy ankandet e parë, por çështja qëndron në faktin nëse do të jenë ose jo të gatshëm “turqit” dhe “shqiptarët” për të marrë pjesë në të. Kompania që do të blejë nesër (nëse vendosin të marrin pjesë) licencën e tretë 3G nuk do të ketë një treg njëjtë si në fillim, kurse çmimin po.
Kërcënimi me vetëvrasje, si institucion për të bërë drejtësi
Mediet gëlojnë sot nga lajmi për tentativën e hedhjes nga lartësia me qëllim vetëvrasjen e një mesoburri në Cerrik, i cili nuk mund të duronte më “padrejtësitë që po gatuheshin mbi pronat e tij”. Fatmirësisht, aksioni për shpëtimin e tij mësohet se mbaroi me sukses.
Zgjedhje në Rusi.... me skenar shqiptar
Pak minuta më parë, në radion BBC, po dëgjoja një raportim nga Moska lidhur me fushatën elektorale, që ka nisur. Gara është për postin e Presidentit, dhe kandidati për t’u mundur (në fakt, kandidati i pamundur që të mundet) është Vladimir Putin. Fjalimi që ky i fundit po mbante në një stadium të kryeqytetit rus të mbushur dingas me mbështetës të tij ishte bosh, pa asnjë ide, veç me fraza patetike; e megjithatë, stadiumi buçiste.
Rama thërret në ndihmë ndërkombëtarët për reformën zgjedhore
Më poshtë po riprodhojmë deklaratën e plotë të bërë publike nga Edi Rama, pas sinjaleve të forta që dha Berisha në Kuvend për bllokimin e reformës zgjedhore:
Pa qenë aspak i befasuar nga vulgariteti antiopozitë që karakterizon tradicionalisht retorikën e kryeministrit, nënvizoj shqetësimin shumë serioz të Partisë Socialiste për zvarritjen e Reformës Zgjedhore përtej afatit të përcaktuar në aktin e formimit të komisionit përkatës.
Privatizimet, qeveria bën ligje për trajtimin e punonjësve, blerësit bëjnë si dinë vetë
Ekzekutivi i dha dje dorën e fundit procedurave për privatizimin e katër HEC-eve (Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2) me fuqi mesatare, me parashikimin e procedurave për trajtimin e punonjësve që do të mbeten pa punë pas shitjes (shkurtimet, nxjerrja në asistencë, etj). Detyrimet financiare të pronarëve të rinj janë përcaktuar me VKM. Ata lejohen të bëjnë ristrukturimin e kompanive, por me kushtin që të trajtojnë financiarisht punonjësit që do të preken nga reforma.
Zhbllokimi i komunave nga dëbora, një histori e mbyllur për qeverinë dhe mediat proqeveritare
Kryeministri Berisha dhe mediat proqeveritare e kanë quajtur një histori të mbyllur me sukses zhbllokimin e komunave nga dëbora e madhe që mbuloi më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë. Fokusi i tyre është përqëndruar tani në ngjarje të tjera. Por dje disa media që nuk janë nën ombrellën e qeverisë dhanë një kronikë që tregonte shpërndarje ndihmash në malësinë e Korçës nga Erion Veliaj, sekretar për Rininë dhe Emigrantët i PS-së, dhe Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Korçës.
Afganët në protestë: Nuk mund të digjet Kurani
Është belá kur nuk njeh mirë kulturat e popujve të tjerë, dhe këtë po e provojnë amerikanët në Afganistan. Natën midis të hënës e të martës, në bazën amerikane të Bagramit, nja 60 kilometra larg Kabulit, ushtarët amerikanë dogjën mendjelehtësisht disa kopje të librit të Kuranit, që ua kishin marrë të burgosurve; i dogjën me idenë se nëpërmjet tyre mund të përcilleshin mesazhe mes të burgosusve, dhe nuk menduan se kjo mund të provokonte zemërimin e banorëve lokalë, të cilët nuk mund ta përfytyrojnë një gjë të tillë.
‘Fusnota’ ka sjellë shqetësim në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bindur presionit të fortë ndërkombëtar për të hequr dorë nga emërtimi ‘Republika e Kosovës’ në nismat e bashkëpunimit rajonal. Në vend të këtij emërtimi do të përdoret thjesht Kosova (Kosovo në anglisht). Pothuaj të gjithë diplomatët e kanë shoqëruar presionin e tyre me argumentin se edhe vendi i tyre përfaqësohet po njësoj në aktivitete ndërkombëtare. “Thuhet Germany, Austria, France, Italy, etj”, thonë ata duke u shtirur sikur s’kuptojnë “këtë dashurinë e madhe” të kosovarëve për fjalën Republikë.