Arkiv-Lajme

Banka Botërore: Ndërtimet pa leje, vetëm 1.7% mbaruan punë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 02:00

Banka Botërore ka shprehur shqetësimin e saj në raportin e fundit mbi pronat, duke evidentuar shumë probleme me sektorin, veçanërisht te legalizimet.

Çfarë do ndodhte nëse Ministria e Mbrojtjes do të kërkonte ndjesë për këtë që ndodhi?

Postuar në 21 Shkurt, 2012 15:33

Tridhjetë minuta pas mesnatës së kaluar doli lami se përfundoi ndërhyrja kirurgjikale në trupin e Aleksandër Pecit të plagosur rëndë në Afganistan, i cili, kur të rimëkëmbet (vijon të mbetet në një situatë kritike, por tani ka shpresa që dalë shëndoshë e mirë nga një spital në Gjermani, ku e kanë çuar pas operacionit), do të marrë vesh mbi kurthet mediatike e proceduriale ku ngeci e humbi një copë herë jeta e tij.

Pas Ramës, edhe Veliaj e zbut qëndrimin ndaj Nanos

Postuar në 21 Shkurt, 2012 12:31

Në një intervistë dhënë  para disa ditësh portalit Express.mk, Edi Rama iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjes  lidhur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë.

Një skenar filmi dhe lajmërimi nga TV i vrasjes së komandos në Afganistan

Postuar në 21 Shkurt, 2012 11:17

Një makinë ushtarake ndalon pranë pragut të shtëpisë. Me ta parë, banorët e ndjejnë që diçka e keqe i ka ndodhur djalit të tyre në ushtri. Nga ajo zbresin dy ushtarakë, i bien derës dhe kërkojnë të zotin e shtëpisë për t’i dhënë lajmin e kobshëm: “Djali juaj ra në luftë për mbrojtjen e atdheut”.

Papagajt e Berishës: Sot ishte radha e Bulkut; dje ishte e Kadillit

Postuar në 21 Shkurt, 2012 10:25

Pothuaj çdo ditë, Berisha cakton një karafil nga të vetët për të recituar mufka të tijat. Doni dy të fundit? Dje i qëlloi deputetit Kadilli të ishte karafili i radhës. Dhe ai recitoi si më poshtë:

Drejt stabilizimit tregu i energjisë, lajme të mira për Shqipërinë

Postuar në 21 Shkurt, 2012 08:11

Rritja e temperaturave pas një jave të ftohtë në të gjithë rajonin po sjell edhe stabilizimin e tregut të energjisë elektrike. Vende të cilat lajmëruan ndërprerjen e tranzitit të energjisë nga linjat e tyre transmetuese kanë ndërmarrë tashmë masa lehtësuese. Maqedonia e lejon tashmë kalimin e energjisë së blerë nga shtete të tjera nëpër linjat e saj, ndërsa mediet raportojnë se Greqia pritet të lejojë tranzitin brenda kësaj jave.

Reforma zgjedhore është përparësi absolute; por është në vendnumëro

Postuar në 21 Shkurt, 2012 06:04

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, thotë në një intervistë për Panoramën, se “[reforma zgjedhore është përcaktuar] si përparësi numër një në procesin e dhënies së statusit kandidat; nëse Berisha vendosë ta sakrifikojë dhe këtë përparësi me qëllim që të ruajë patronazhin mbi zgjedhjet, kjo do të ishte një e keqe e madhe për të gjithë”.

Leksione nga Gjermania

Postuar në 21 Shkurt, 2012 05:12

Nga fabula presidenciale gjermane vijnë disa leksione; e nuk është se vijnë vetëm për ne, shqiptarët; jo, janë leksione dhe për të tjerë. Leksioni nr. 1: një prokuror i ri s’e ka fare për gjë të ngrejë një padi për kreun e shtetit, e të kërkojë imunitetin e këtij të fundit. Leksioni nr.

“Sherr” mes Presidencës dhe Shekullit

Postuar në 21 Shkurt, 2012 04:04

Është folur gjatë mbi veprimtaritë e Prishtinës në Tiranë (hapja e ambasadës së re dhe pritja me rastin e përvjetorit të pavarësisë). Për shkak të një provokacioni që u bë nga Thaçi e të tijtë, apo për shkak të nëj spekullimi që u bë nga ne të këtushmit, kryesisht nga gazeta Shekulli? Ende s’është marrë vesh si është e vërteta. Por ajo që dihet është se Shekulli në veçanti e shtypi i Tiranës në përgjithësi nuk kanë ndonjë faj.

Ekonomisti amerikan Kenneth Rogoff: Greqia duhet t’i rikthehet dhramisë

Postuar në 21 Shkurt, 2012 01:48

Ekonomisti amerikan, profesori i Harvard-it, Kenneth Rogoff, ka dhënë një intervistë për Spiegel International, dhe mes të tjerash merret me krizën greke. Duket se nuk ka fuqi të jetë optimist, por nuk nguron të japë dhe një recetë. Ja do ide të tijat mbi këtë çështje:

-E kam të vështirë të them se si do jetë fundi i Greqisë. Nga njëra anë borxhi është shumë i madh, dhe nga ana tjetër ekonomia greke nuk është kompetitive.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme