Leksione nga Gjermania

Nga fabula presidenciale gjermane vijnë disa leksione; e nuk është se vijnë vetëm për ne, shqiptarët; jo, janë leksione dhe për të tjerë. Leksioni nr. 1: një prokuror i ri s’e ka fare për gjë të ngrejë një padi për kreun e shtetit, e të kërkojë imunitetin e këtij të fundit. Leksioni nr. 2: vetë kreu i shtetit nuk zgjedh mbrojtjen e keqe duke kërkuar e denoncuar përbetime e komplote kundër tij (kjo mbrojtje është një tabiat politikanësh në shumë vende të botës); përkundrazi, ai jep dorëheqjen dhe i hap rrugë hetimit e gjykimit; dhe padia ka të bëjë me një çështje, që gjetkë mund të konsiderohej çikërrimë (për në Shqipëri as që mund të flitet).
Por fabula presidenciale nuk mbaron këtu. Iku Wulff-i, por do duhet të zgjidhet i riu. Dhe historia nuk po tirret gjatë. Merkeli ka rënë dakord mbi një kandidaturë të propozuar e të pëlqyer nga opozita, nga social-demokratët. Është fjala për Joachim Gauck-un, heroin e disidencës në kohët e regjimit komunist të Gjermanisë Lindore. Dhe ky është leksioni nr. 3: Politikanët gjermanë nuk u tërhoqën nga interesat e hesapet egoiste, por bënë një zgjedhje që gjykohet se është në të mirë të vendit; dhe e bënë “pa shumë ceremonira”.
E.G.
Comments
Epo Presidenti ne Gjermani

Epo Presidenti ne Gjermani nuk nga Skarpari apo Tropoja........

Po mir shoke pse nuk jep

Po mir shoke pse nuk jep dorheqje shtabi i 21 janarit!

Ky Gjermani per pak gje dha dorheqje kurse shtabi 21 janarit terrorizoj nje Tirane e nje Shqiperi e rrahu qindra police e dogji dhjetra makina e beri agresioon barbar ndaj shtetit e vec asaj pergatiti banda speciale per ti dhuruar shtabit ca te vrare me qe ja donte puna.

Me krim flagrant ska ku te shkoje. Jepni dorheqjen o Shoke!

Kujt i duheni ju me?

U pa se ajo qe dini ta beni mire eshte katrahura, barbaria e mashtrimi.

Ikni diku e lereni kte popull rehat.

Para kini.

Bethen e dreqit njihni jasht.

Shkoni.

E ejani mbasi te jini penduar.

O zenel bitha, jep ti

O zenel bitha, jep ti doreheqjen nga blogu ReSpublica, pa kkan me u largue tan prej Shqipnie: ene kinezat kan me u largu.

Add new comment