Drejt stabilizimit tregu i energjisë, lajme të mira për Shqipërinë

Rritja e temperaturave pas një jave të ftohtë në të gjithë rajonin po sjell edhe stabilizimin e tregut të energjisë elektrike. Vende të cilat lajmëruan ndërprerjen e tranzitit të energjisë nga linjat e tyre transmetuese kanë ndërmarrë tashmë masa lehtësuese. Maqedonia e lejon tashmë kalimin e energjisë së blerë nga shtete të tjera nëpër linjat e saj, ndërsa mediet raportojnë se Greqia pritet të lejojë tranzitin brenda kësaj jave.
Por lajmi më i rëndësishëm që ndikon më së shumti Shqipërinë është fillimi i eksportit nga ana e Bullgarisë nga mesnata e sotme. Ky shtet, bashkë me Rumaninë lajmëruan dhjetë ditë më parë ndërprerjen e çdo lloj eksporti energjie me qëllim mbulimin e kërkesës së brendshme. Me fillimin e eksportit nga Bullgaria, pritet të karakterizohen nga një ulje e çmimit të energjisë pas krizës së para disa ditëve ku çmimi i një megavati shkoi deri në 100 euro. Në këtë rast, i fituar është KESH-i, i cili do të harxhojë më pak para tani për të siguruar energjinë elektrike, ndërsa bizneset dhe individët në vend do të marrin frymë më lehtë pas kalimit të rrezikut për t’u përballur me një kolaps energjetik.
S.E.
Comments
Mos u bie te fiket atyre ne
<p>Mos u bie te fiket atyre ne Seli roz nga ky lajm i mire.</p><p>Mbahuni shokë!</p><p>Nuk i dihet ndoshta kemi permbytje dhe, do hedhim valle pastaj. Beni gati cizmet shok!</p>
Add new comment