Arkiv-Lajme

Pas 13 orë bisedimesh torturuese, firmoset paketa për shpëtimin e Greqisë

Postuar në 21 Shkurt, 2012 01:42

Në orët e vona të natës së mbrëmshme,  pas 13 orë bisedimesh torturuese, u firmos paketa për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi financiar. Ministrat e financës së 17 vendeve të eurozonës aprovuan një paketë ndihme për Greqinë prej 130 miliardë eurosh, pasi bindën huadhënësit privatë të pranonin humbje deri në 53.5% nga kreditë e dhëna dhe qeverinë greke të pranonte shkurtime të mëdha të shpenzimeve buxhetore.

Një shqiptar i vrarë e një i plagosur për një kauzë të largët; ndërsa kryeministri s’heq dorë nga harbimet

Postuar në 20 Shkurt, 2012 13:44

Jemi mësuar të dëgjojmë lajme mbi ushtarë të vendeve të NATO-s të vrarë gjatë misioneve luftarake, apo paqe-ruajtëse, në dhé të huaj. Ndërsa sot na takon të flasim për një djalë tonin, i cili ka qenë me mision në Afganistan. Quhen Feti Vogli, 31 vjeç, dhe është pjesë e grupit të komandove shqiptare të dislokuar në këtë vend vite më parë.

Ndryshojnë subvencionet e invalidëve, miliarda lekë shkonin dëm

Postuar në 20 Shkurt, 2012 10:37

Ndërhyrja e qeverisë për të rregulluar me VKM (më parë ishin të përcaktuara në ligj) subvencionet në energji elektrike, telefoni dhe transport për invalidët duket të jetë disi më e thellë se sa një kapriço e pushtetit për të “shtrënguar rripin” në këtë periudhë krize.

Ekzekutivi ka ndërhyrë për të vendosur rregulla në përcaktimin e masës së subvencionimit të tyre, pas fryrjes së pakuptueshme të faturave gjatë viteve të fundit për këto kategori. Me ligj, qeveria subvencionon faturat e energjisë elektrike dhe telefonisë për këto kategori në masën 80 për qind.

Elvira Dones: Bashkëjetesë mes shqiptarëve e kësaj qeverie? Pas 21 janarit nuk është e mundur

Postuar në 20 Shkurt, 2012 08:45

Në një intervistë për gazetën Tema, shkrimtarja Elvira Dones thotë të vetën lidhur me atë që ndodh në Shqipëri në planin socio-politik. Dhe ndalet tek 21 janari i vitit të shkuar. Nuk duket se ka ndërdyshje përballë kësaj ngjarjeje. “Në 21 janar të 2011-ës, gurëve e drunjve të fukarenjve që kishin të gjitha arsyet e kësaj bote të protestonin, iu përgjigjën me plumba. Që nga ai çast – ndonëse zoti Sali Berisha është ende në pushtet – dialogu mes tij dhe popullit shqiptar ka dhënë shpirt.

Zanafilla e grevës që përfundoi me rrëzimin e shtarores së Enver Hoxhës në Tiranë

Postuar në 20 Shkurt, 2012 07:07

Para disa vjetësh, Eduard Zaloshnja i ka dhënë gazetës Panorama një intervistë të gjatë në lidhje me përfshirjen e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Meqënëse sot është 21-vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, po riprodhojmë më poshtë pjesën e intervistës që flet për atë ngjarje. Re.Pu.

 

Panorama: Përmendja nga ju e shkurtit të vitit 1991 na kujton një ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur atë muaj.  E kemi fjalën për grevën e urisë së studenteve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.  Ç’mund të na thoni për atë grevë?

Fatos Nano, kandidat i minutës së fundit për President i Republikës?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:35

Në një intervistë dhënë  portalit Express.mk, Edi Rama i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes  lidhur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë.

Presidenca më në fund pranon se ka patur ftesë nga ambasada kosovare

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:03

Para ca ditësh, Shekulli, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Presidenca e Republikës (këto burime nuk ishin specifikuar), pretendonte se Presidenti Topi nuk kish marrë ftesë për në veprimtarinë e përurimit të Ambasadës së re të Kosovës në Tiranë. Nga presidenca kujtohen tri ditë më pas për të saktësuar e përgënjeshtruar lajmin e dhënë. Ja thelbi i reagimit të vonuar të Presidencës:

Berisha e Rama bëjnë “hidh e prit” me rastin e 20 shkurtit

Postuar në 20 Shkurt, 2012 04:40

Berisha ka shfrytëzuar përvjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, dhe ka folur për opozitën: “Pasardhësit direkt të bunkerit nuk kanë shprehur pendesën, por kanë ozurpuar kreun e partisë opozitare dhe natyrisht nuk janë kthyer në bllok, por kanë rikthyer bllokun në psikologjinë e tyre. Këta shokë, ose zotërinj bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit”.

“Quo vadis” përsëri Jozefinë...?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 03:38

Kuvendi njihet si institucioni më “dorëshpuar” në drejtim të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit. E përditshmja “Shekulli” është hapur sot me titullin: “Topalli kërkon të blejë makinë 240 mijë USD”, ndërsa në brendësi thekson edhe faktin se Kuvendi ka një administratë tejet të fryrë “duke u kthyer në një Zyrë Punësimi”. Më tej vijohet me përfitimet e Kryetares së Kuvendit dhe vartësve të saj.

Jasharajt janë të pakënaqur nga Thaçi; dhe e thonë këtë gjë në publik

Postuar në 20 Shkurt, 2012 02:28

Një nip i familjes së Jasharajve ka qenë shumë kritik para dy ditësh ndaj qeverisë. “Situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve ‘90, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda”, ka thënë Murat Jashari në emër të familjes. Ai ka shtuar  më tej, se “është koha e fundit për t’u ndërruar kjo klasë e politikanëve”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme