Jasharajt janë të pakënaqur nga Thaçi; dhe e thonë këtë gjë në publik

Një nip i familjes së Jasharajve ka qenë shumë kritik para dy ditësh ndaj qeverisë. “Situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve ‘90, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda”, ka thënë Murat Jashari në emër të familjes. Ai ka shtuar më tej, se “është koha e fundit për t’u ndërruar kjo klasë e politikanëve”. Në po këtë rast (në një program televiziv në KTV), ai është shprehur se “kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, nuk e kanë më të drejtën për të bujtur në Kullën e Jasharajve në Prekaz”, dhe shkaku është qeverisja e keqe dhe zhgënjimi që këta të dy kanë krijuar në këtë familje.
Nuk ka asnjë diskutim se Jasharajt që kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës meritojnë të nderohen, por të rrimë shtrembër e të flasim drejt, kjo e folur në emër të familjes, mohimi publik i së drejtës së dikujt për të hyrë në kullën e tyre, apo fakti që një familje e caktuar është shndërruar në një faktor mediatik e politik më vete, nxjerrin në shesh natyrën tribale të shoqërisë kosovare, rrjedhimisht i komprometon në një masë të madhe aftësitë e kësaj shoqërie për të ndërtuar një demokraci gjenuine e një shtet funksional të së drejtës.
M.N.
Comments
Jasharajt - pushteti i katert
<p>Jasharajt - pushteti i katert i Kosoves?</p>
Muc,nuk esht thjesht tregues
<p>Muc,nuk esht thjesht tregues i organizimit tribal te shoqerise kosovare.Por Jasharajt kane dhen shume per at vend,me shume se kushdo.56 t vdekur ne 2 dite sulm besoj se jane arsye mese e mjaftueshme qe t jene familje e respektuar ne Kosove.Dhe prej keshillave te njerezve t tille qe per atdhe jane t gatshme te vetshuhen nuk besoj se u vjen ndonje e keqe kosovareve.</p>
Add new comment