Elvira Dones: Bashkëjetesë mes shqiptarëve e kësaj qeverie? Pas 21 janarit nuk është e mundur

Postuar në 20 Shkurt, 2012 08:45

Në një intervistë për gazetën Tema, shkrimtarja Elvira Dones thotë të vetën lidhur me atë që ndodh në Shqipëri në planin socio-politik. Dhe ndalet tek 21 janari i vitit të shkuar. Nuk duket se ka ndërdyshje përballë kësaj ngjarjeje. “Në 21 janar të 2011-ës, gurëve e drunjve të fukarenjve që kishin të gjitha arsyet e kësaj bote të protestonin, iu përgjigjën me plumba. Që nga ai çast – ndonëse zoti Sali Berisha është ende në pushtet – dialogu mes tij dhe popullit shqiptar ka dhënë shpirt. Mes kokëpalarëve me stilolapsa-pistoleta xhepave, gazetarëve puçistë e opozitës nga njëra anë, dhe qeverisë në fuqi nga ana tjetër, nuk ka si të ketë më bashkëjetesë. Jeta politike e Shqipërisë në këta 20 vjet ka kaluar nga kriza në krizë, nga një gjendje urgjence në tjetrën, e kjo nuk ka qenë produkt e përgjegjësi ekskluzive e një të vetmi faktori politik, …por një vit pas 21 janarit ….. nuk e di si mund të konsiderohet kjo qeveria e dobishme e shqiptarëve sot”, thotë ajo.

Zërat e intelligentsia-s shqiptare që kanë dënuar qartë e prerazi krimin e 21 janarit kanë qenë për fat të keq të paktë; kanë qenë aq pak sa numërohen me gishta. Një nga këta është dhe shkrimtarja Elvira Dones.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tropojan Vicidoli (not verified) on

<p>A kok palar je dhe ti or zenel, se ashtu dukesh nga mendimet. Apo e ke la koken vjet?</p>

Submitted by adi (not verified) on

<p>Ku i dini ju, zonja Dones, që i kishin gjith arsyet e kësaj bote? Po të kishin patur vërtetë arsye do të kishin vazhduar si në Egjypt, Tunizi, Libi et Siri. Të vrarët do të ishin bërë simbol i protestave. E patë ju? Gjithçka u shua menjëherë. Nuk ka &quot;cause&quot;, mungon kauza. &nbsp;E ata që e duan Saliun, nuk janë shqiptarë?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.