Ndryshojnë subvencionet e invalidëve, miliarda lekë shkonin dëm

Ndërhyrja e qeverisë për të rregulluar me VKM (më parë ishin të përcaktuara në ligj) subvencionet në energji elektrike, telefoni dhe transport për invalidët duket të jetë disi më e thellë se sa një kapriço e pushtetit për të “shtrënguar rripin” në këtë periudhë krize.
Ekzekutivi ka ndërhyrë për të vendosur rregulla në përcaktimin e masës së subvencionimit të tyre, pas fryrjes së pakuptueshme të faturave gjatë viteve të fundit për këto kategori. Me ligj, qeveria subvencionon faturat e energjisë elektrike dhe telefonisë për këto kategori në masën 80 për qind.
Çfarë po ndodhte realisht? Siç ndodh zakonisht në raste të tilla në Shqipëri, mungesa e kontrollit çon në abuzime. Nisur nga këto përfitime, mjaft individë përdornin vërtetime false për të hyrë në skemë. Mësohet se numri i abuzuesve është rreth 10 mijë persona.
Invalidët ishin përfitues por edhe të përdorur në këtë rast. Kompanitë që ofrojnë këto shërbime, kanë qenë vetë të prirura “të mashtroheshin” duke lejuar kështu futjen pa kriter në skemën e përfitimit, pasi energjia apo impulset e harxhuara prej tyre, paguhen nga shteti dhe ishin para të sigurta. Kjo skemë e deformuar ka bërë që shteti të futet 3 miliardë lekë borxh tek kompanitë që ofrojnë shërbimet që subvencionohen. Një shumë e tillë është e konsiderueshme, aq më tepër tani kur ka plasur debati mbi borxhet reciproke që CEZ Shpërndarja dhe shteti i kërkojnë njëri-tjetrit.
S.E.
Comments
Ej, po kjo e ben shume keq
<p>Ej, po kjo e ben shume keq punen per nje arsye te thjeshte.</p><p>Eshte e drejte qe ka shpenzime shtese ngaqe ka njerez qe e marrin statusin pa e merituar. Por zgjidhja e kesaj eshte qe shteti te kontrolloje nje per nje dhe te gjeje abuzuesit e jo tia kaloje qeverise kete pune, e cila duke qene ineficiente ne kontroll do i fuse me VKM nje ulje te pergjithshme te shpenzimeve per invalidet, duke i lene ata invalide, qe vertete jane invalide ne nje gjendje kritike ! Qeveri psikopatash te paafte.</p>
Add new comment