Arkiv-Lajme
Borxhet, gjykatat “punojnë” vetëm për bankat dhe “CEZ Shpërndarjen”
Dyert e gjykatave të shkallës së parë në të gjithë vendin po përballen këto ditë me një lum kërkesash nga ana e bankave, por edhe CEZ Shpërndarjes për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit ndaj kredimarrësve të këqinj në rastin e parë dhe debitorëve në rastin e dytë. Në rastin e bankave, lëshimi i urdhrit të ekzekutimit ka të bëjë me kalimin e kolateralit në emër të kredidhënësit (në rastin tonë, të bankës) në kushtet kur kredimarrësi nuk ka mundur të shlyejë borxhin.
Të dhëna mbi prostitucionin në Europë
Në një dossier mbi prostitucionin të së përditshmes italiane la Repubblica, kish shumë të dhëna që mund të kenë interes në këtë moment, kur po bëhet një diskutim mbi legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.
Shtypi i Tiranës: Thaçi-Berisha s’fton Topin e Ramën; Ambasada e Kosovës: Kanë patur ftesë që të dy
Të përditshmet tona të ditës së sotme kishin si lajm kryesor përurimin e Ambasadës së re të Kosovës në Tiranë, dhe pritjen e organizuar në Rogner me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe nga ky lajm kishin veçuar scoop-in që në njërën nga këto veprimtari, në përurimin e ambasadës, nuk ishin ftuar as kreu i shtetit, as kreu i opozitës.
Pse Thaçi rri përballë Berishës si çiraku përballë ustait? Çfarë ka ndodhur me të?
Bëri shumë përshtypje e bujë fakti që në përurimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë nuk u ftuan as Presidenti, as kryetari i partisë më të madhe të opozitës. Qeveria, sipas gazetës shqiptarja.com, ka bërë me dije se “nuk e kish organizuar ajo pritjen”. I bie që pritjen ta ketë organizuar Prishtina. Sipas qeverisë shqiptare pra është Hashim Thaçi dhe qeveria e Kosovës që nuk kanë dashur të ftojnë kreun e shtetit e kreun e opozitës në këtë ngjarje. Pse vallë?
Përcaktimi i ‘krimeve elektorale’ është gjë e mirë; por s’mjafton
Duket se demokratët dhe socialistët janë marrë vesh mbi disa sanksione të forta mbi ata që në një mënyrë a në një tjetër vënë dorë mbi zgedhjet. Dhe me sanksione nuk duhen kuptuar më gjobat, por burgu. Fjala vjen, falsifikimi i materialeve zgjedhore apo i rezultatit të votimit do të jetë një vepër penale, dhe ata që e kryejnë këtë vepër penale do të dënohen me burg deri në shtatë vjet. Prishja me dashje e këtyre materialeve është klasifikuar gjithashtu tek veprat penale që sjellin për pasojë burgimin e atyre që e kryejnë (8 vjet).
Fotoja V-J Day derdhet 'në bronz'
Duhet të jenë të paktë ata, të cilëve s’u ka rënë rasti të shohin fotografinë e shkrepur nga Alfred Eisenstaedt në New York, Times Square, në ditën që mori fund Lufta e Dytë Botërore. Fotografia është titulluar V-J Day in Times Square (me këtë titull mund ta gjeni fare kollaj në google), dhe në të duket një marinar që është duke puthur një infermiere lufte. E bukura e kësaj fotoje është se ajo është spontane, e shkrepur krejt rastësisht, menjëherë pasi presidenti Truman (në orën 7) deklaroi fundin e luftës me Japoninë.
Hekurudhat në pikë të hallit, duhen 4 miliardë euro për t’i rehabilituar
Qeveria po përgatitet të japë me koncesion edhe shërbimin e transportit hekurudhor të vendit. E Përditshmja “Shqip” i referohet sot zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka tek thotë se “presim mbështetjen e BERZH-it për të bërë dy studime, në mënyrë që të identifikohet më qartë forma sesi do të ndërhyhet, dhe më pas vënia në zbatim e opsionit për dhënien me koncesion”.
Po bëhen gati t’i bien Iranit? Klima mediatike të bën ta besosh
Lidhur me Iranin, po vihet re një kontekst mediatik i ngjashëm me atë të kohës para se të shpërthente lufta kundër Irakut. Dhe kjo do të thotë, sipas shumë vëzhguesve, se SHBA-ta janë duke u bërë gati t’i bien Iranit të Ahmadinejadit, që është duke bërë çmos të ketë bombën bërthamore (për disa, Irani e ka tanimë bombën). Dhe skenari parashikon fillimisht një bombardim ajror nga ana e Izraelit mbi Iran, pasi, sipas këtij versioni, Izraeli është target-i më i kollajtë dhe më i kërkuar nga një Iran bërthamor.
Puka: Kur të zgjedhurve lokalë, dhe qytetarëve, u rri sahati 12
Kamerat e Top-channel-it kanë kapur pamje të pabesueshme nga qyteti i Pukës, i cili është i mbuluar i tëri nga bora. Dukej si qytet në gjumë të thellë. Nuk vihet re asnjë reagim përballë motit të keq, e përballë rreziqeve të mundshme në këto rrethana. Të zgjedhurit lokalë, ashtu si dhe banorët, janë mbërthyer nga një përtaci proverbiale. Askush nuk lëviz as gishtin për të provokuar një mobilizim minimal për ta hapur do rrugë.
“Albpetrol”, ende asnjë datë për ankandin
Qeveria ka bërë gati tashmë të gjithë procedurën për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” dhe duket se do ta përdorë si një burim të mirë të ardhurash për buxhetin e shtetit. Megjithatë, deri më tani nuk ka ende një datë për zhvillimin e ankandit. Ndër privatizimet strategjike, qeverisë i ka mbetur vetëm “Albpetroli” për të përmirësuar disi arkën e shtetit nisur edhe nga vlera e kompanisë.