Të dhëna mbi prostitucionin në Europë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 09:56

Në një dossier mbi prostitucionin të së përditshmes italiane la Repubblica, kish shumë të dhëna që mund të kenë interes në këtë moment, kur po bëhet një diskutim mbi legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.

Në Qipro e në Serbi ka ‘shkolla’ të trajnimit të vajzave të reja për t’u bërë prostituta. Vajzat vijnë nga lindja e largët, nga ish-republikat sovjetike dhe nga Afrika, dhe u nënshtrohen konkurseve, pas të cilave ato marrin ok-in për t’u futur në treg; marrin si të thuash një ‘diplomë’, dhe mbi bazën e kësaj ‘diplome’ ato përfundojnë në trotuar apo në lokale luksi (për të evituar arratisjen prej këtyre situatave skllavëruese, ato shpesh paisen me një chip nën lëkurë prej mafias së prostitucionit).

Jo në të gjitha vendet e Europës është i lejuar apo legalizuar prostitucioni. Fjala vjen, Suedia e ka të ndaluar me ligj. Po kështu, Irlanda, Rumania e Lituania. Bulgaria e Slovenia e lejojnë. Estonia, Polonia, Çekia, Sllovakia, gjtihashtu. Përsa u takon vendeve të perëndimit, janë të shumta ato që e kanë rregulluar me ligj ushtrimin e prostitucionit, dmth jo vetëm e lejojnë, por edhe kanë vënë rregulla se si mund të ushtrohet. Këto vende janë Holanda, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Hungaria, deri dhe Letonia. Ndërsa vendet e tjera, si Anglia, Italia, Franca, Spanja, Greqia, Portugalia thjesht e lejojnë (‘e lejojnë’ do të thotë që e tolerojnë, por pa përjashtuar sanksione kundër atyre që i vënë vajzat të prostituojnë me qëllim përfitimi).

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.