Shtypi i Tiranës: Thaçi-Berisha s’fton Topin e Ramën; Ambasada e Kosovës: Kanë patur ftesë që të dy

Të përditshmet tona të ditës së sotme kishin si lajm kryesor përurimin e Ambasadës së re të Kosovës në Tiranë, dhe pritjen e organizuar në Rogner me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe nga ky lajm kishin veçuar scoop-in që në njërën nga këto veprimtari, në përurimin e ambasadës, nuk ishin ftuar as kreu i shtetit, as kreu i opozitës. Nuk merret vesh se kush e ka shpërndarë këtë lajm për të gjitha gazetat, por vetë ambasada e Kosovës ka bërë përgënjeshtrimin: “Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë sqaron opinionin publik se ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, [dmth] përurimin e Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritjen me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, dhe se aty janë ftuar qoftë presidenti i Republikës së Shqipërisë, qoftë kryetari i PS-së”.
Dhe kështu i bie që shtypi i Tiranës ka bërë lojën e tjetërkujt. Kush e ka shpërndarë këtë lajm? Cili është burimi? Është momenti që redaksitë të vënë në dyshim ca burime të tyret. Apo duhet vënë në dyshim pretendimi i Ambasadës së Kosovës? Në orët në vijim do të sqarohet dhe kjo punë.
M.N.
Comments
O ti zoti Muç. Keshtu eshte

O ti zoti Muç. Keshtu eshte kur i ben lajmet apo shenimet nga zyra, publikon brockulla. Me se pari informohu qe ka patur 3 aktivitete. 1. Inagurimi i Ambasades, 2. Inagurimi i rruges "Ibrahim Rugova, 3. Mbremja e pritjes me rastin e 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves qe eshte zhvilluar ne Sheraton dhe jo ne Rogner sick e ke shkruajtur ti. Ne inagurimin e Ambasades ftesat kane qene me protokoll teresisht pergjegjesi e Shtetit te kosoves. Per inagurimin e rruges "ibrahim Rugova" organizimi ka qene teresisht tager i Bashkise se Tiranes. Per mbremjen ne nder te pavaresise ne Sheraton organizimin e ka bere shteti shqiptar ne bashkepunim me palen kosovare. Tani qe ta mesosh ti Muc dhe te mos ngaterrohesh, Bamir Topi nuk ka patur nje ftese zyrtare per tek inagurimi i ambasades por ka patur vetem nje ftese per te mbremja e zhvilluar ne Sheraton ne te cilen Topi nuk ka shkuar. Edi Rama ka patur ftese edhe per inagurimin e Ambasades edhe per mbremjen ne Sheraton dhe ka shkuar te te dyja, pavaresisht se te Ambasada mberriti me vonese. Skandali ka ndodhur me Presidentin e Republikes qe nuk ka marre nje ftese fizike per inagurimin e Ambasades sikunder e percakton dhe protokolli dhe "de jure" pergjegjesine e ka qeveria e Kosoves, ndersa "de fakto" organizimet i ka bere kabineti i Berishes deri ne detaje, pra deri dhe ne blerjen e likerit dhe shampanjes qe kane pire te pranishmit ne Ambasade. Kaq eshte historia Muç. Nuk ka nevoje as per "Burime nga planeti Mars" per tu informuar mbi keto ceshtje Muç. Mjafton te merrje pajimet dhe si gazetar te shkoje ne keto evente dhe do vereje mungesen e Presidentit. pasi e ke vene re kete mungese lidhesh me zyren e Presidentit dhe i pyet ne lidhje me arsyet e kesaj mungese. Pastaj variantin e Presidentit e ballafaqon me variantin e pales kosovare. Kaq eshte e gjithe puna Muç dhe gazetat kryesore dhe me te medha ne Shqiperi e bejne cdo dite kete pune, ndryshe nga Ty, qe ske bere as minimumin te pakten, ti bije telefonit te ndonje gazetari terreni qe e ka ndjekur ceshtjen. Eshte kollaj te shkruash nga Zyra Muç dhe te promovosh tek tuk ndonje fjalor ekstravagant kur shkruan, por e gjitha mbetet garniture kur nuk ke DICKA per te thene(si koncept, si risi dhe jo si lajle lule pa destinacion mendimi) ose DICKA per te raportuar. Here tjeter te pakten lexoni gazetat dhe shkrimet e plota dhe jo vetem titujt...kaq gje mund ta beni ne rastet kur nuk keni shume pune dhe preokupime me ceshtjet madhore qe merreni cdo dite neper kafenete e Tirones.

KJo Ambasada e Kosoves e ka

KJo Ambasada e Kosoves e ka thirrur Topin si numeror per te pire shampanje e ngrene qofte, apo e ka ftuar si President i Republikes se Shqiperise? Kete te na e sqaroje pak.

Kjo eshte politika shqiptare.

Kjo eshte politika shqiptare. hajnat stars 2012 ne yotube.

Krahasimisht me te tjera

Krahasimisht me te tjera faqe-web, ndjek kete ketu per avantazhin e lajmeve te permbledhura shkurt nga mediat prej verteti. Pervec kesaj, e ndjek edhe per gallate. Psh me kenaqin vecanerisht Myci dhe Zaloshnja kur bejne nga ato saltot mortale ne logjike. Zaloshnja i kamuflon ca me shifra, po ky tjetri, konfident ne kompetencen e emrit te vete, i shperndan keshtu si puthje aktoreje buzekuqur perpara kameres. Ja, psh une qe lexoj vetem kete lajm e nuk i kam hedhur syte gazetave:

- Pjesa e pare e lajmit i ben nje permbledhje lajmit te mediave, qe raportojne se x dhe y nuk kane qene te ftuar ne njeren nder aktivitetet.

- Pjesa e dyte vlereson se Amb. e Kosoves e ka pergenjeshtruar kete lajm. E si e ka pergenjeshtruar? Duke u shprehur se organizator i aktiviteteve ka qene ambasada.

Pra, sipas M.N., duke qene se organizator ka qene ambasada, atehere, logjikisht, kjo nenkupton se nuk eshte e vertete qe x dhe y nuk kane qene te ftuar.

Te befsha naften mu ne lajm e mu ne logjike!

Add new comment