Pse Thaçi rri përballë Berishës si çiraku përballë ustait? Çfarë ka ndodhur me të?

Bëri shumë përshtypje e bujë fakti që në përurimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë nuk u ftuan as Presidenti, as kryetari i partisë më të madhe të opozitës. Qeveria, sipas gazetës shqiptarja.com, ka bërë me dije se “nuk e kish organizuar ajo pritjen”. I bie që pritjen ta ketë organizuar Prishtina. Sipas qeverisë shqiptare pra është Hashim Thaçi dhe qeveria e Kosovës që nuk kanë dashur të ftojnë kreun e shtetit e kreun e opozitës në këtë ngjarje. Pse vallë?
Mund të jetë kryeministri Thaçi që, duke dashur të marrë me të mirë kryeministrin Berisha (duhet të ketë ndodhur diçka që Thaçi sillet me Berishën si të ish Patozi, Alibeaj apo Halimi; deri dhe etiketat që vë Berisha me gjuhë mejhanesh, atij i kanë hyrë në zemër; “faqezinjtë” tha ai para ca kohësh në adresë të Vetvendosjes), ka marrë vendimin të mos ftojë armiqtë e tij. Apo ka ndonjë të vërtetë tjetër? Nëse ka, Thaçi duhet t’na e thotë. Deri sa t’na e thotë, ne po rrimë me mendimin se Thaçi është një lodër në duart e Berishës.
Kreu i shtetit u shtir i sëmurë dhe nuk vajti në pritjen e organizuar me këtë rast (pse do duhej të bënte si i sëmurë? Pse nuk mund t’ia thosh copë se ish ndier i fyer prej faktit që s'kish ftesë në veprimtarinë tjetër, në atë përuruese?); ndërsa Rama nuk e pati për gjë të shkonte; me sa duket e gjithë kjo periudhë ia ka trashur lëkurën dhe e ka mësuar t’i gëlltisë të gjitha fyerjet që i bëhen.
M.N.
Comments
Qe te mos ftohet presidenti

Qe te mos ftohet presidenti eshte turp, po kryetari i opozites pse??? Kjo nuk eshte mbremje gala apo event social, eshte aktivitet i dy qeverive. Ku hyn Rama ketu? Apo ta bejme te ndihet te rendesishem, megjithese nuk ja ka haberin politikes se jashtme per me tej, me zor se pastaj fillon e qan edhe ku i dihet... na ben ndonje status ne Twitter???

Z. Nano, na i ke bere ti

Z. Nano, na i ke bere ti sallat apo keshtu eshte? Se ne fillim thuhet s'kishin ftese dhe ne fund presid. s'vajti se qe me grip e Rama s'e pati per gje... . Pra, kishin ftese dhe nxorren justifikime apo mund te vene dhe pa ftese, te pakten presid. me qe eshte kreu i shtetit? Sinqerisht ju pyes!Ciao!

I tha dikush

I tha dikush Diogjenit:

"Bashkeqytetaret e tu te denuan me internim.

Filozofi u pergjegj:

"Dhe une i denova te qendrojne ne pozicionet e tyre.

E thjeshte, duhet te marre

E thjeshte, duhet te marre miratimin moral per kompromiset qe po ndodhin e qe do te ndodhin ne Kosove. Kosovaret qorrazi besojne ne Berishen totem, prandaj Thacit i duhet Berisha, per t'shpetu kredon nese e ka ende. Perndryshe as qe ka kuptim qe pervjetorin e shtetit te vete ta festoje ne shtet tjeter, Berisha do duhej te ishte ne Kosove.

Na jep informata te sakta o z

Na jep informata te sakta o z Mustafa e pastaj te cfaqim ndonje mendim.

Le te pyesni ne palen kosovare, psh ambasaden ose qeverine e Kosoves se ke ftuan e ke jo e pastaj te bejme muhabetet tona.

Rendesi ka qe qeverit e te dy vendeve tona shkojn mire me njera tjetren.

Rendesi ka qe kjo ambasada te bej ndonje pune qe i sherben qytetareve te te dy vendeve sepse deri tani nuk dime qe kjo ambasade te ket bere 2 lek pune megjithse rrogat do i ken marre me qindra mijra euro.

Psh.

Plot Kosovare kan blere hotele bordele e restaurante ne Shqiperi.

Le te informoje ambassada kosovare shtetin shqiptar se cfar jan keta.

A mos jan kriminele apo udbashe apo hajdute te Kosoves ose Diaspores.

Nje kosovar nga Tirana (i ardhur ne Shqiperi ne vitet 50 e ca )qe takova nje dite tha se kishte shkuar ne Kosove te kerkoj pjese te pasurise qe ka lene i jati sipas ligjeve e dokumentave mirpo mu sulen kusherinjte dmth vellezer e niper te tij e gati sa nuk me vrane tha.

Hajt hup me than se ske kurrfar pjese ketu, sepse as ne i than skemi pjese ne pasurin tende ne Shqiperi.

Un i thash tha ky se un ne Shqiperi skam si te kem pasuri se jam jabanxhi e te vetmen pasuri qe kam eshte nje apartament dhom e guzhin ne Laprake ku kam jetuar ne koh te Enverit e qe tash e kam privatizuar kurse ju i thash kini Troje e toka te Babes tim e un aty me takon dicka qe te ri-kthehem ne vendlindje.

Hajt hup me than sa nuk te kena gri ne kallash.

A je anku kund i thash kti gjynahqarit. Jo tha se kerkush sta fut ne po.rdh tha ne Kosove.

Po ne ambasaden e Kosoves i thash ne Tiran a ke shkuar.

Kerkush tha as ne at far m.ut ambasade nuk te pret.

Kjo eshte gjendja.

Kuptohet per njerzit e pafuqishem sepse te fuqishmit i kan grurë punet si andej si ketej.

O Muç! Kjo eshte me e

O Muç! Kjo eshte me e thjeshte se kaq.

Berisha ka nje popullaritet te jashtezakonshem ne Kosove dhe Thaçi po perpiqet te forcoi pozitat e tij tek Berisha dhe te spostoi zotin Haradinaj.

Kurti e Spahiu jane NOTHING.

by the way

O Mustafa sa i sterhollon

O Mustafa sa i sterhollon gjerat ? Thjesht fare Thaci e perdor Berishen per elektorat duke ditur se cfare ndikimi ka ne syte e Opinionit Kosovar, pavaresisht se nentavoline ai ka kanale komunikimi me Ramen. Sa per mos pjesemarrjen e ketyre dy te fundit Presidentit dhe Rames nuk do mend qe berisha perpiqet te dale ne skene si njeriu qe ka fijet ne dore pra edhe Berisha Perdor Thacin apo Mustafen e LDK.

E keni harruar teatrin e

E keni harruar teatrin e kukullave?! Marionetat i leviz dikush haptazi ose fsheharazi ne skene. Kohe marionetash a kukllash eshte! 'Aktoret' ? Diku jane fshehur...

Fshati që duket s'don

Fshati që duket s'don kallauz!

Mendimi im eshte : Berisha po

Mendimi im eshte :

Berisha po ben cmos qe te duket para Perendimit si njeri me influence te madhe ne ceshtjen shqiptare.

Njeri, i cili ( Berisha, pra) ka ne dore qetesine dhe turbullimin e rajonit.

Pra e pelqejme apo nuk e pelqejme Berishen, ai duhet marre ne konsiderate....keto jane mesazhet qe shpellari kerkon te percjelle me "punetoret qe i ka pajtu me meditje".

Del se ftesat u jan derguar

Del se ftesat u jan derguar Bamirit dhe Edvinit por ata nuk kan ardhur.

Besoj se arsye e mos ardhjes nga Topi e Rama eshte se si Topi si Edvini nuk ja harrojne Thaqit qendrimin e tij anti-21 janar.

Add new comment