Arkiv-Lajme
Media ka në fokus veriun e izoluar, por Kryeministri u tërheq vëmendjen: Kinezçja, gjuhë e dytë
Po të hapësh agjencitë e ndryshme të informacionit online, lajmet që të bien më së shumti në sy në këtë moment janë ato që kanë të bëjnë me izolimin prej borës të qindra mijë banorëve të vendit. Le t’u hedhim një sy të shpejtë. Ora 17.45. Sot, data 15 shkurt. Në Top-channel lajmet kryesore janë këto: 1. Nën Shkodra e gjynjëzuar; 2. Ndërpriten fluturimet; 3. Prokuroria: Rritet krimi i rrugës; 4. Rifillojnë reshjet e borës; 5. Pilotët: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë. Në Balkanweb.com kemi këto lajme: 1. Bora, shembet çatia e një pallati në Martanesh; 2.
Rritja ekonomike, a do të na befasojë INSTAT-i?
INSTAT-i publikoi më në fund (me 47 ditë vonesë) treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit 2011. Sipas institutit, rritja për atë tremujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ishte 2.6 përqind. Kjo shifër vjen e përmirësuar në raport me treguesit e PBB-së për tremujorin e dytë, gjatë të cilit pati një rritje vetëm 0.5 përqind.
Greqia përgatitet për zgjedhje të parakohshme; do të mbahen në prill
Në Greqi do të mbahen në muajin prill zgjedhje të parakohshme, pasi kjo qeveri nuk ka këllqe të përballet me pasojat e ndërhyrjeve e të reformave që po bën. Në këtë periudhë krize do duhej një maxhorancë me legjitimitet të padiskutueshëm (një që të ish produkt i një vullneti të qartë elektoral), sidomos tani që koston e masave anti-popullore “e ka paguar” qeveria e improvizuar e Papademosit.
KESH siguron fondet për energjinë, por kjo zgjidh gjysmën e problemit
Pas vendimit për t’i akorduar 2 miliardë lekë KESH-in si edhe shlyerjes së borxhit prej 4 miliardë lekë që CEZ Shpërndarja i ka korporatës, problemi me furnizimin me energji elektrike mund të konsiderohet gjysmë i zgjidhur.
Sa larg janë qëndrimet. Berisha: E kemi në dorë situatën; Rama: më keq nuk bëhet
Të përditshmet që janë kritike me pushtetin, janë duke duke dhënë një pamje dramatike të situatës. Titujt dominohen nga mesazhe të alarmit. Ja disa tituj: “Tropojë, i vdekuri prej ditësh pa varr”; “Na ndihmmoni! Bani çmos, ju ultem!”; “Skandal, ndihmat mbërrijnë, por s’ka kush t’i marrë”; “Dorëzohet qeveria”; “Banorët sytë nga qielli”; “Janë 250 mijë vetë të izoluar”; etj, etj.
Borxhi i qeverisë, bankat preferojnë fitime të ulta dhe me pak risk
Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje në ankandin e bonove të thesarit, me të cilat qeveria financon deficitin buxhetor: Në vend që të uleshin, normat e interesit për bonot kanë pësuar rritje. Ky është një zhvillim kundër pritshmërive për uljen e kostos së borxhit të qeverisë pas uljes së normës bazë të interesit për lekun në minimumin historik të tij (4.5 %).
“Faqezinjtë” e Aleancës Kuqezi nisen për vizitë zyrtare në Uashington
Një delegacion i Aleancës Kuqezi, i kryesuar nga Kreshnik Spahiu, u nis sot për një vizitë zyrtare në Uashington, njofton zyra e shtypit të kësaj aleance. Delegacioni do të pritet në Departamentin e Shtetit dhe do të ketë takime në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e Kongresit Amerikan, si dhe në disa institucione të tjera. Përveç Spahiut në delegacion marrin pjesë edhe disa drejtues të tjerë të Aleancës Kuqezi.
Berisha mban një fjalë mbi vdekjen e mbi qëndrimin ndaj saj
Berisha ka mbledhur Komitetin e Emergjencave, dhe aty ka marrë në shqyrtim marrëdhënien që ka kryetari i PS-së me vdekjen. Na duhej ky fjalim; Ishte bash vendi, në Komitetin e Emergjencave; Është bash koha. Dhe është bash njeriu që duhet të mbajë fjalime mbi vdekjen. Ja fjala e tij:
Panik i qeverisë përballë emergjencës nacionale, dhe Nishani që verifikon telefonatat!!??
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka qenë i ftuar në programin e Babaramos, dhe biseda, siç është e kuptueshme, është vërtitur rreth emergjencës nacionale për shkak të motit. Vihet re një panik tek njerëzit e qeverisë, dhe nuk merret vesh pse (ndoshta për ndonjë kompleks faji në këtë situatë?). Është paniku i kryeministrit (mbajti një fjalim dje në komitetin e emergjencave kundër të parit të socialistëve, dhe si leitmotiv ishte vdekja e qëndrimi ndaj saj; dukej që ish i trazuar), që përcillet tek të tjerët.
Përgatituni për një blackout të gjatë!
Ndërprerjet e energjisë, që prej ditësh janë bërë rutinore, do të bëhen më të shpeshta. Mund të thuhet se kriza energjitike vetëm sa ka filluar. Arsyeja nuk është vetwm mungesa e parave (qeveria ka prekur fondin e kontingjencës për t’i ardhur në ndihmë KESH-it në nevojë e për të përballuar emergjencën e motit), por dhe çorientimi i tregut energjitik në rajon. Bullgaria dhe Rumania kanë ndaluar totalisht eksportin, ndërsa Serbia dhe Maqedonia nuk lejojnë më transmetimin e energjisë nga rrjetet e tyre (KESH-i në shkurt nuk arriti të blejë dot asnjë kilowat, pasi nuk pati ofertë shitjeje).