Panik i qeverisë përballë emergjencës nacionale, dhe Nishani që verifikon telefonatat!!??

Postuar në 15 Shkurt, 2012 02:27

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka qenë i ftuar në programin e Babaramos, dhe biseda, siç është e kuptueshme, është vërtitur rreth emergjencës nacionale për shkak të motit. Vihet re një panik tek njerëzit e qeverisë, dhe nuk merret vesh pse (ndoshta për ndonjë kompleks faji në këtë situatë?). Është paniku i kryeministrit (mbajti një fjalim dje në komitetin e emergjencave kundër të parit të socialistëve, dhe si leitmotiv ishte vdekja e qëndrimi ndaj saj; dukej që ish i trazuar), që përcillet tek të tjerët.

Por kthehemi tek Nishani, i cili bëri, përveç të tjerash një deklaratë që ka nevojë për shpjegim: “Për situatën e krijuar nga bora ka pasur dhe janë verifikuar telefonata false nga kafenetë e Tiranës. Është krijuar një situatë alarmante false, se gjoja janë banorë të izoluar në veri”. Nga e di Nishani që janë false? Ç’do të thotë “janë verifikuar telefonata”? Si janë verifikuar?

E pastaj, pse duhet të shqetësohet nga drama që përcjellin këto telefonata, ndërkohë që drama që duket është ku e ku më e madhe sa na e thonë telefonatat?

M.N.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Ministrat tane kane mesuar shume nga 21 janari i nje viti me pare. Nuk eshte gabim te vdesesh nga i ftohti, por gabim eshte te tregosh te verteten se po vdes nga i ftohti...

Submitted by Albigeois (not verified) on

Si eshte e mundur qe asnje nga gazetat apo TV-te kryesor (mainstream) nuk i dha rendesi ketij lajmi?

Fakti qe ministri i Brendshem, del nje apo dy dite pas publikimit te disa telefonatave ne nje sekretari telefonike te nje TV kombetar, dhe deklaron qe keto "telefonata jane verifikuar", pa patur asnje kerkese apo urdher nga gjykatat, do te thote qe, nese kjo eshte e vertete, kjo media apo edhe te tjera mbahen nen pergjim! Dhe çudia eshte qe askush nuk e ngre me te madhe kete deklarate por kalon si pa te keq, ne heshtje.

Pergezime juve z. Nano dhe portalit tuaj, te pakten dikujt i kane mbetur "gjalle" disa ndjeshmeri te qytetarise se lire dhe emancipuar, dhe e kam fjalen jo vetem per kete shkrim por edhe disa te tjere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.