Arkiv-Lajme

Berisha flet për 100 vjetorin; Rama: Vihu në krye të operacionit të emergjencës!

Postuar në 13 Shkurt, 2012 13:10

Kryeministri Berisha sot ka folur para dite për ‘suksesin’ e tij në Azerbajxhan, dhe pas dite ka mbledhur Komitetin e Festimeve të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Dje na tha se gjithë vendi është nën dëborë, ndërsa sot na kërkon ta harrojmë “gjendjen e fatkeqësisë natyrore” e të fokusohemi tek ky vit, i cili do jetë “vit i të vërtetave të mëdha, jashtë çdo manipulimi”!!!

Pse tani kjo “dashuri” me arabët?

Postuar në 13 Shkurt, 2012 11:11

Jemi që prej vitit 1992 anëtar të Konferencës Islamike por, përveç “qejfit” të fillimit, u desh të kalonin 20 vjet që t’i riktheheshim marrëdhënieve intensive me këto vende. Shtypi ishte mbushur sot me vizitën e kryebashkiakut Basha në Katar dhe binjakëzimin e Tiranës me kryeqytetin, Doha.

Sa po vuan maxhoranca që s’mundi të shkarkojë një zyrtar të dorëhequr!

Postuar në 13 Shkurt, 2012 09:09

Dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së ia dogji planet kryeministrit, i cili kish planifikuar ta shkarkonte. E për këtë arsye, Berisha ka porositur Halimin e vet që në mbledhjen e sotme të KLD-së të kërkojë shkarkimin e Spahiut, e të mos pranojë dorëheqjen (!!!). Mirëpo Topi, në krye të KLD-së, nuk është ndalur shumë tek kjo çështje; e ka hedhur në votim, dhe kaq.

Debate në KLD, pranohet dorëheqja e Spahiut

Postuar në 13 Shkurt, 2012 08:30

 

Perfundon pas me shume se 5 ore debatesh mbledhja e Këshillit te Lartë te Drejtësisë.

Mbledhja e sotme, drejtuar nga kreu i shtetit, Bamir Topi ka pasur ne qender te saj situaten pas doreheqjes se nenkryetarit te KLD, Kreshnik Spahiu.

Mesohet se ministri i Drejtesise, Eduard Halimi nuk ka pranuar doreheqjen e Spahiut, duke theksuar se ai duhet te shkarkohet nga Parlamenti.

Por mesohet se nje gje e tille nuk eshte pranuar nga gjithe anetaret e KLD-se, te cilet me votim e kane rrezuar kete kerkese, duke pranuar se fundi doreheqjen e Spahiut.

Bomba me shpërthim të ngadaltë e pensioneve

Postuar në 13 Shkurt, 2012 08:15

Ndërkohë që Shqipëria kalon nga një situatë e vështirë në tjetrën (politike, natyrore, ekonomike), një krizë ka vite që po zhvillohet, por nuk shfaqet shumë në faqet e para të gazetave. Është fjala për krizën e sistemit të pensioneve. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e përgjithshme e pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit ishte rreth 750 milionë dollarë. Dhe sipas parashikimeve të saj, kjo faturë do të shkojë në 1 miliardë dollarë në vitin 2014.

Berisha ka ushqyer kompani lobuese; me paratë publike; në interes të vet

Postuar në 13 Shkurt, 2012 05:19

Shqipi publikon sot një scoop të dytë lidhur me kontratat e Berishës me kompani lobuese, të cilat janë paguar me paratë publike me synimin për të trukuar fytyrën e qeverisë aktuale të Tiarëns. Ja ç’thotë Shqipi në raportimin e vet:

Arbën Xhaferri: Shoqëritë shumë-etnike nuk mund të funksionojnë

Postuar në 13 Shkurt, 2012 04:41

Arbën Xhaferi ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Tribunë Shqiptare’, në të cilën nënvizon se “Serbia është duke e dëmtuar sovranitetin e Kosovës në veri, ashtu siç e dëmton Rusia sovranitetin e Moldavisë në krahinën Trans-Dniester”. Por momenti më interesant i intervistës është ai, ku Xhaferri lë të kuptohet se është me idenë e Qosjes mbi shkëmbimin e territoreve. Nuk vihet qartë në mbështetje të kësaj teze e nuk flet për shkëmbime territoresh, por hedh një tezë të vetën që të çon po atje.

Greqi: Miratohet plani mes protestave, të plagosurve e ... përjashtimeve nga partia

Postuar në 13 Shkurt, 2012 04:20

Mbrëmë, natën vonë, është miratuar plani i shkurtimeve në parlamentin grek (gjatë ditës kish pasur protesta të fuqishme para parlamentit; pati me dhjetra të plagosur, dhe grupe të ndryshme tentuan të pushtonin parlamentin, por – ky është vëzhgim allasoj që vlen për ne shqiptarët – ‘Garda’ nuk vrau askënd). Debatet kanë qenë të ashpra. Ministrat mbajtën fjalime me tone apokaliptike. Në thelb, ata u përpoqën të përcillnin mesazhin se “nëse ky plan nuk miratohet, 130 miliardë eurot nuk do t’na livrohen nga BE-ja e FMN-ja, dhe ne marrim fund të gjithë”. 77 deputetë votuan kundër, megjithatë.

IFIMES: Topi do të rrëzojë Berishën?

Postuar në 13 Shkurt, 2012 03:53

IFIMES (Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike) me seli në Lubjanë ka bërë, sipas Zërit të Prishtinës, një analizë me titull “Shqipëria e vetme kundër vetes”. Sipas kësaj analize, Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, nëse nuk zbardh vrasjet e kryera më 21 janar e nëse nuk përcaktohen personat përgjegjës (gjë që në fakt është thënë së fundmi dhe nga deputetë të parlamentit europian. Re.Pu).

Është fatkeqësi natyrore; dhe k/ministri gjen rast sërish t’u vërsulet kundërshtarëve

Postuar në 13 Shkurt, 2012 01:41

Është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore. Reshjet e mëdha në të gjithë vendin, dhe izolimi prej borës së madhe i zonave të tëra në veri e kanë bërë të detyrueshëm këtë vendim të qeverisë. Janë regjistruar viktimat e para.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme