Arkiv-Lajme
Grekët u morën vesh për reformat; tani presin t’u livrohet borxhi prej 130 miliardë eurosh
“Sapo më erdhi një telefonatë nga Athina, dhe po më thonë se marrëveshja që BE-ja e Fondi Monetar Ndërkombëtar u kanë kërkuar është arritur. Partitë politike që mbështesin qeverinë kanë rënë dakord mbi këtë marrëveshje:, tha sot Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, me të filluar konferencën për shtyp në Frankfurt. Pas kësaj, agjencitë e lajmeve nxorrën headline-et e tyre me tituj që vërtiteshin rreth kumtit: Greqia ra dakord me kushtet e kërkuara nga borxhdhënësit.
Kamishi nuk na e zbuloi gjë a gjëzën e vet lidhur me Albinin pro-serb
“E para, pse [Albini] është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë, me të cilët është takuar, a janë serbë të Kosovës apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe, me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec, si dhe është parë edhe në Prishtinë. E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra, të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Millosheviçit.”
Harta etno-fetare e Kosovës pa surpriza; po e Shqipërisë?
Gazeta Express e Prishtinës ka publikuar disa të dhëna që kanë dalë nga procesi i regjistrimit të popullsisë. Këto të dhëna janë në përpunim e sipër, dhe nuk kuptohet mirë se si kanë rënë në dorë të kësaj gazete, por të dhënat, edhe pse nuk bartin surpriza, janë interesante. Sipas tyre, harta etnike e Kosovës është si më poshtë: jaanë deklaruar shqiptarë 1 milion e 614 mijë e 127 vetë, dhe serbë 25 mijë e 718 persona, por pa llogaritur veriun. Turqit janë 18 mijë e 711. Boshnjakë ka më shumë se turq: 27 mijë e 488.
Zgjedhjet në universitete, një surrogato krejt e pashijshme e zgjedhjeve parlamentare
Disa të përditshme janë përfshirë në fushatën e zgjedhjeve në rangjet universitare. Në fokus ëhstë në mënyrë të veçantë, nuk merret vesh pse (apo është e vetmja gjë që merret vesh?), fakulteti i mjekësisë. Portreti i kandidatit Pipero, që nga një pjesë e media-s është paraqitur si beniamini i LSI-së, është parë shpesh në faqe gazetash. Ka pasur shkrime për të e intervista me të.
Rrethimi amerikan ndaj Berishës – edhe Spahiu mbështet nga Uashingtoni?
Dje ambasadori amerikan në Tiranë, pas një takimi me Edi Ramën në selinë e PS-së, deklaroi në mënyrë të drejtëpërdrejtë se SHBA-të duan të shohin një konsultim të palëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai iu shmang termit “president konsensual”, por la të kuptohej qartë se SHBA-të nuk do të donin një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga PD-ja. Ndërkohë, ambasadori deklaroi se kishte diskutuar me Ramën në parim për një vizitë zyrtare të këtij të fundit në Uashington.
Rishkrimi i historisë dhe Gjini versus Plasari
Në një shkrim me titull “Kujt t’ia besojmë shkrimin e historisë?”, të publikuar në Mapon e djeshme, Ndrek Gjini hedh idenë se qeveria shqiptare “do bënte punën më të mençur po t’i akordonte fondet, materialet dhe infrastrukturën e nevojshme një universiteti prestigjioz në Britaninë e Madhe, Gjermani apo ShBA, për të shkruar tekstet bazë të historisë së Shqipërisë.” Dhe më poshtë thekson se kjo punë nuk mund të bëhet “me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme [për] institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; [apo nesër] për po këto institucione,
Ideja kryeministrore për shtetësinë ka mbjellë shqetësim
Kryeministri Berisha hodhi para ca ditësh idenë e dhënies së shtetësisë për të gjithë ata që kanë investuar në Shqipëri 100 mijë euro e që, kuptohet, do duan ta marrin këtë shtetësi. Është një ide e thatë, e pazhvilluar dhe e pashpjeguar deri në fund (nëse kryeministri ka për të thënë më shumë se sa kaq), por ka mbjellë alarmin gjetkë. Në fillim u shfaq shqetësimi elektoral i opozitës, por merrej vesh se është një shqetësim i egzagjeruar (këtë të opozitës, të djegur nga qulli, i fryjnë dhe kosit), por sot është shfaqur shqetësim nga organet e sigurisë.
Qeveria fut dorën në qese për të ndihmuar KESH-in; por qesja është bosh
Berisha nxorri sot Boden të deklarojë se “KESH-i duhet ndihmuar”. Por si? Me çfarë? Është marrë vendimi për të prekur fondin e kontingjencës (fondin e parashikuar për situata të paparashikueshme e për rrethana të fatkeqësive natyrore). Dhe kriza energjitike, afërmendsh, nuk bën pjesë tek fatkeqësitë natyrore. Sikur nesër të ndodhë një përmbytje, a ndonjë gjë e ngjashme me përmbytjen (është tamam rasti për të uruar: larg qoftë!), qeveria do të mbetet me gisht në gojë.
Fabio Capello lë kombëtaren angleze disa muaj para Europianit
Fabio Capello nuk është më trainer i Kombëtares angleze. Ka dhënë dorëheqjen. Dhe Federata e futbollit anglez ia ka pranuar fët e fët, disa muaj para kampionatit europian që Capello mezi po e priste me shpresën për të arritur një rezultat të mirw edhe me një kombëtare; për më tepër, me një kombëtare të famshme, që nuk ka mundur të fitojë një kompeticion prej dekadash të tëra.
Tek secila viktimë aksidentesh duhet të shohim vetveten
Në një shkrim të Gjergj Erebarës bëhej një listë e do ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat i lidh fakti që viktimat kanë qenë rastësore; dmth secili prej nesh mund të qëllonte në vend të tyre. Ja një fragment i shkrimit të Erebarës