Arkiv-Lajme
Raporti i SHKB-së shton pikëpyetjet mbi sjelljen e Gardës në 21 janar
Raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i publikuar dje në Top-Channel, ka nxjerrë në pah një fakt interesant në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës në 21 janar. Sipas raportit, ish Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, që ishte dhe drejtuesi i operacionit për mbarëvajtjen e protestës, ka komunikuar në radio me Gardën e Republikës në orën 16:40 për t’iu kërkuar që të mos qëllonin më. Arsyeja përse zoti Muça e ka bërë këtë kërkesë lidhej me faktin se nga informacionet që ai kishte marrë turma e protestuesve kishte filluar të tërhiqej.
Deflacioni, një rrezik i ri për Shqipërinë
Ka një qarkore diplomatike mbi librin Kurban? Apo kemi të bëjmë me një 'shpikje' të opozitës?
Që në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë nuk bëhet (vetëm) diplomaci, kjo është një gjë që nuk çudit askënd. Por dje, në mbledhjen e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, u tha diçka që e kapërcen imagjinatën. Sipas kryetarit të këtij komisioni, deputetit të opozitës Ditmir Bushati, në Ministrinë e Jashtme është bërë një qarkore lidhur me librin ‘Kurban’ të Edi Ramës, që më pas u është dërguar ambasadave. Lihet të kuptohet se qarkorja u është dërguar ambasadave shqiptare në rajon, ku Rama është përqëndruar me aktivitetet promovuese.
Sulmet dhe grabitjet me armë s'kanë të sosur. Ndërsa Nishani thotë se nuk ka rritje të kriminalitetit
Sipas Ministrit të Brendshëm, i ftuar dje në emisionin Opinion, ndjenja e pasigurisë që ka kapur qytetarët pas vrasjeve, atentateve e grabitjeve me armë, që tanimë janë bërë mjaft të shpeshta, është produkt i të menduarit dhe interpretimit në mënyrë emocionale të këtyre rasteve nga gazetarët si dhe i disa tentativave me sfond politik për të sulmuar punën e policisë. Me pak fjalë, më tepër sesa për një përkeqësim real të situatës, bëhet fjalë për një perceptim dhe ndjeshmëri më të lartë nga ana e publikut.
Afganistani e Etiopia janë përpara ‘Shqipërisë së Berishës’
Në Tema online kishin gjetur mënyrën më të mirë për të shfryrë tollumbacen e Berishës për rritje ekonomike në nivelin e 18%-ëshit gjatë katër viteve të fundit (është interesante, dhe për të qeshur, që kryeministri nuk vajton rritjen 0,5% të vitit të shkuar, por mburret me shumën aritmetike të rritjeve në katër vitet e fundit). Së pari, thonë në Tema, rritja 18% nuk figuron asgjëkund. Sipas FMN-së, rritja (si shumë aritmetike) gjatë katër viteve të fundit është 9,6%.
Berlusconi në The Atlantic: Unë kryeministër? Jo, kurrë më.
Berlusconi është ribërë i gjallë. Por jo si protagonist politik. Po bëhet i gjallë si ish. Në fillim dha një intervistë për Financial Times, ku deklaroi qartë e prerë se nuk është më i interesuar të jetë kryeministër i Italisë. Pas kësaj, jep një intervistë tjetër në të përmuajshmen amerikane The Atlantic. Kemi veçuar disa thënie të tij nga kjo e fundit:
-T’u kërkoj falje italianëve lidhur me historitë e mija me sfond seksual? Më vjen keq, por nuk ka se pse. E gjithë ajo që kam bërë ka qenë normale e legjitime.
-Nuk jam një playboy, jam një playman.
Saninno flet për sukses që s’duhet monopolizuar; por puna është se ne kemi dështuar
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino, e ka shndërruar Tiranën në një destinacion të zakonshëm të aktivitetit të vet diplomatik. Ai është nga ata, në fakt, që vjen, takon njerëz, sheh gjëra, dhe ikën. Nuk pará e ka bërë të udhës të japë vlerësime. Por edhe kur ka dhënë konsiderata, këtë e ka bërë me një gjuhë të kujdesshme në mënyrë që palët t’mos perceptojnë asnjë kritikë ndaj tyre. Është në stilin e tij kjo gjë.
Clint Eastwood përpara miliona amerikanëve: “Votoni Obama-n!” Apo është një keqkuptim?
Para ca ditësh, aktori Clint Eastwood, i intervistuar nga e përditshmja italiane La Repubblica, nuk hezitoi të jepte disa konsiderata të qarta e të forta politike. "Nuk e kam votuar Obama-n, por pasi fitoi, thashë me vete, që ‘ok, është djalë i ri, ka energji’. Mirëpo tani dua ta shoh duke punuar, duke bërë gjëra; nuk dua ta shoh në televizion, nuk dua ta shoh studio më studio. Mjaft më! Duam të shohim vepra, jo fjalë”.
Balla: Të përjashtohen të afërmit e politikanëve të lartë nga shërbimi diplomatik
Deputeti Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrimin, se ai do të votojë në mbështetje të projektligjit për shërbimin diplomatik, vetëm nëse neni i parë i këtij projektligji do të përjashtojë mundësinë e përfshirjes të familjarëve të deputetëve, ministrave, kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit në shërbimin diplomatik. Në rast të kundërt, ka deklaruar ai, ligji nuk mund të kalojë në Kuvend, sepse plot 17 deputetë kanë konflikt interesi.
Inflacioni në rënie. Po çmimi i ujit?
INSTAT-i publikoi Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin janar, i cili tregon se inflacioni me bazë vjetore ishte në nivelin 1.6%. Pra, sipas INSTAT-it, çmimi mesatar i shportës së mallrave dhe shërbimeve që përdoret për matjen e indeksit të çmimeve ka qenë vetëm 1.6% më i lartë se në janarin e vitit 2011. Gjatë vitit të fundit, shifrat e INSTAT-it tregojnë se niveli i inflacionit ka qenë vazhdimisht në ulje (në shkurtin e 2011-ës ishte në nivelin 4.5%). Kjo tendencë është koherente me rënien e kërkesës konsumatore që ka raportuar INSTAT-i për të njëjtën periudhë.