Arkiv-Lajme
Për kë bien kambanat e Ambasadorit Arvizu – sipas Çilit
Në një shkrim të sotëm në gazetën Mapo, Henri Çili ngre pyetjen: “A ka koherencë mes kritikës që Berisha i bën Prokurorisë aktuale dhe mënyrës si ai kërkon ta zgjidhë çështjen e Presidentit, duke folur për një President të shumicës së thjeshtë, ose një president që del nga PD?”. Dha ja si i përgjigjet ai kësaj pyetje: “Këtu nuk ka koherencë, dhe këtu është edhe problemi i vërtetë për të cilin bien këmbanat e alarmit të z. Arvizu”.
Versioni i Xhelal Staraveckës mbi masakrën e 4 shkurtit 1944
Është në proces botimi një libër i Xhelal Staraveckës, një personazh interesant i periudhës së luftës së dytë botërore, në fillim i rreshtuar me komunistët e më pas i hedhur kundër tyre. Emri i tij është lidhur në shumë mënyra e nga shumë drejtime me masakrën e kryer mbi popullsinë civile të Tiranës më 4 shkurt 1944, dhe në këtë libër gjendet versioni i tij mbi atë ngjarje. Dëshmia e tij, e publikuar sot në disa gazeta, mund të përmblidhet si më poshtë (po japim elementet kryesore të kësaj dëshmie):
Kronika e ditës “feminilizon” ballinat e të përditshmeve
Në faqet e para të gazetave të sotme kish vetëm portrete femrash, dhe kjo nuk ka ardhur vetëm prej një përputhjeje tekash apo zgjedhjesh editoriale, por edhe prej vëmendjes së natyrshme që gazetabërësit i kanë kushtuar kronikës së zezë të një dite më parë, kur kanë gjetur vdekjen dy gra, Eleni Basho, laborante në Shkozë, 36 vjeç, dhe Megi Jokiçi, dentiste, 25 vjeç. Shqipi kish në faqe të parë foton e Megi Jokiçit, dhe – në kuadër të kronikës politike – foton e Ina Ramës.
Mario Monti e tërheq frazën, se "një vend pune i përjetshëm është një gjë monotone"
Kryeministri italian, Mario Monti, i lejoi vetes para dy ditësh të thosh një frazë amerikane, rrjedhimisht kontroverse për ambientin italian: “Një vend pune i garantuar dhe i përjetshëm? Po për ç’dreqin mund ta duash? Është një gjë monotone”.
Suksesi i sjell ‘problemet e para’ Igli Tares
Nuk ka diskutim se Igli Tare ka qenë i sukseshëm si drejtor sportiv i klubit të Futbollit ‘Lazio’. Nuk mbahej mend qyshkur Lazio nuk po arrinte të ndodhej në katin e sipërm të tabelës së klasifikimit, dhe ja, kjo Lazio që mund të quhet në një masë të madhe e Igli Tares, ndodhet në vendin e katërt, vetëm katër pikë larg vendit të dytë. Dhe pikërisht në kulmin e suksesit Igli është ‘viktimë’ e pritmërive që ka mbjellë (jo i vetëm, të kuptohemi; Presidenti Lotito duket se s’ia ka prishur për asgjë) tek spektatorët e tek lojtarët.
Ç’do të bëjë Gjykata e Apelit me Ndrea Prendin më 8 shkurt?
Ka dalë lajmi se më 8 shkurt, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimin e prokurorëve kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës. Prokuroria bën vaki të paraqesë dhe pranë Gjykatës së Apelit provën e re: “Pistoleta me të cilën dyshohet të jetë vrarë demonstruesi Faik Myrtaj është tërhequr nga Prendi në magazinën e armatimit në mëngjesin e 21 janarit”.
Igli Totozani, heroi i romëve, dhe ndoshta Avokati i Popullit që na duhej
“Njëzet e pesë familjet rome jetonin pranë Liqenit Artificial. Shtatë prej tyre jetonin aty prej disa vitesh. Pjesa tjetër, 18 familje, erdhën aty kur banesat e tyre pranë Stacionit të Trenit u sulmuan nga persona jashtë komunitetit të tyre. Në atë kohë autoritetet nisën rinovimin e disa kazermave ushtarake për strehimin e tyre, por puna nuk ka nisur akoma. Por më 21 janar të këtij viti, këtyre familjeve u është thënë verbalisht se duhet të largohen. Tre ditë më vonë autoritetet erdhën aty dhe u kërkuan të largohen sepse do vinin ruspat.
Kryeministri don të maskojë izolimin me pjesëmarrjen në konferenca
Kryeministri Berisha është nisur për një tjetër konferencë në Gjermani. Në fakt, kohët e fundit zoti Berisha ka marrë pjesë në aq konferenca e seminare sa ka filluar t’i ngjajë më shumë një akademiku apo përfaqësuesi të shoqërisë civile sesa kryeministrit të një vendi.
Si shpëtoi Kryeministria pa u djegur për herë të dytë
Qysh prej 21 janarit 2011, shumë herë në debatet televizive dhe në komentet e shkruara në gazeta janë bërë analogji dhe krahasime të ngjarjes së asaj dite me sulmin e armatosur të 14 shtatorit 1998 ndaj Kryeministrisë. Por rrallë është bërë ndonjë krahasim me një tjetër sulm ndaj Kryeministrisë – atë të 7 shkurtit 2004. Për t’ia rikujtuar lexuesit ngjarjen e asaj dite, po riprodhojmë më poshtë rrëfimin e Zv.Ministrit aktual të Kulturës Rinisë dhë Sporteve, i cili ka qenë një ndër protagonistët e saj. Re.Pu.
"Nano ik" dhe përplasja para kryeministrisë
Sa larg BE-së jemi!
Në Britaninë e Madhe, një nga vendet më të rëndësishmen të BE-së, ka plasur një skandal i madh politik – Chris Huhne, Ministër i kabinetit Cameron, ka dhënë dorëheqjen pasi është paditur nga prokuroria se, para 9 vjetësh, i mbushi mendjen së shoqes që të pranonte një gjobë për ngarje makine me shpejtësi, në vend të tij. Po ta merrte gjobën ai vetë, do t’i pezullohej patenta për një vit. Huhne akuzohet nga prokuroria për pengimin e vendosjes së drejtësisë. Në qoftë se kjo akuzë vërtetohet në gjyq, ai mund të marrë dënimin maksimal të burgimit të përjetshëm.