Arkiv-Lajme

Berisha zbrapset edhe një hap prapa në mbrojtje të Prendit & co.

Postuar në 31 Janar, 2012 07:57

Pasi prokuroria paraqiti dje në gjykatën e apelit prova të reja dhe dëshmi që tregojnë se arma që vrau Faik Myrtajn në 21 janar 2011 ishte në duart e Ndrea Prendit dhe jo të dikujt tjetri atë ditë, Berisha bëri edhe një hap prapa në mbrojtje të kryegardistit. Në mbledhje me deputetët e tij, ai tha se duhet parë nëse përdorimi i armës ishte në përputhje me rrethanat apo në tejkalim të nevojës për mbrojtjen e Kryeministrisë.  Pra, ai po sugjeron që vrasjet e 21 janarit të konsiderohen si vrasje pa dashje.

Keir Starmer: Janë shqetësuese sulmet personale e publike mbi kryeprokuroren

Postuar në 31 Janar, 2012 06:22

Kryeprokurori britanik, Keir Starmer, ka mbajtur një konferencë për shtypin pas një seri takimesh me dinjitarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe me Ina Ramën. Në këtë takim me gazetarët ka thënë ato që mund të thotë një prokuror britanik në kontekstin shqiptar. Nuk e ka përmendur kryeministrin, por kambanave u ka rënë për të: “Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar, por edhe elementët demokratikë të sistemit.

Gjuha e Bashës në Washington dhe gjuha e Berishës në Tiranë

Postuar në 31 Janar, 2012 04:33

Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm më 21 janar 2011, por nuk mbahet mend të ketë folur pas asaj ngjarjeje. Për herë të parë ka folur dje nga Washington-i, dhe ka thënë (sipas Panoramës): “Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të ecë në parametrat e shtetit ligjor  dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji  dhe nga nevoja për të ekzekutuar  brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”. E shihni?

Takim enigmatik Reeker-Basha

Postuar në 31 Janar, 2012 04:15

E. Zaloshnja e shihte dhe e interpretonte politikisht takimin e Washingtonit mes Lulzim Bashës e Philiph Reeker-it, zv.ndihmë sekretari i shtetit, që mbulon Ballkanin. Por njerëzit e Bashës kanë nxjerrë në shesh dhe përmbajtjen e bisedës, e në këtë kuptim ky takim mbetet ende për t’u intepretuar. Basha ka folur me të si kryetar bashkie i Tiranës, i ka treguar se çfarë ka bërë e çfarë ka në plan të bëjë, i ka shprehur gatishmërinë për të pritur investitorë amerikanë në kryeqytet, etj, etj.

Totozani merr në mbrojtje romët dhe premton një denoncim spektakolar të autoriteteve

Postuar në 31 Janar, 2012 01:21

Televizioni Top-channel jepte mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve avokatin e Popullit, Igli Ttotozani, që kish takuar një grup romësh të shpërngulur dhunshëm muaj më parë nga vendi ku kishin ngritur çadrat e tyre të banimit, diku afër stacionit të trenit. Mbi atë ngjarje nuk u hodh dritë asnjë herë, ndonëse zhurma mediatike qe e fortë e ndonëse vetë ngjarja qe tronditëse.

Takim i paparalajmëruar i Bashës me Philip Reeker

Postuar në 30 Janar, 2012 17:58

Lajmi i vizitës së Lulzim Bashës në Ushington u trumbetua me të madhe nga mediat qeveritare si një vizitë zyrtare me ftesë të kryebashkiakut të kryeqytetit amerikan. Por në faqen zyrtare të Bashkisë së Uashingtonit ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për një takim të kryer apo që do kryet mes dy kryebashkiakëve. Ndërkohë, mediat proqeveritare sot njoftojnë për një takim të Bashës me Philip Reeker (lexohet Filip Rijker), Zëvendës-Ndihmës-Sekretari i Shtetit që mbikqyr marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë dhe vendet e ish-Jugosllavisë.

Ina Rama e parë nga Prishtina

Postuar në 30 Janar, 2012 14:47

Opinionistit të Zërit të Prishtinës, Beqë Cufaj, nuk i ka shpëtuar figura e mirë e kryeprokurores shqiptare, Ina Rama, në studion e TV Klanit. Por në ndryshim nga shumë të tjerë, ai e sheh atë edhe si një figurë anti-establishment. “Nëse deri pardje [ajo] ishte “lavirja” e nga e diela “shoqja” e Bulevardit, pikërisht ata që i japin asaj këso epitetesh e dinë fare mirë që e hëna nuk do jetë dita as java e nëse doni as viti i tyre... por i Ina Ramës dhe kolegëve të saj... Shqipëria, dhe me këtë edhe Kosova dhe krejt shqiptarët, janë ngopur nga politikanët e tyre. Tirana e ka një Ina Rama.

Shqiptarët mund të lëvizin lirisht në zonën Schengen, por ata parapëlqejnë Britaninë

Postuar në 30 Janar, 2012 13:37

Në një artikull të së përditshmes britanikes Daily Express, thuhet se, para se shqiptarët të përfitonin nga liberalizimi i vizave, gjatë vitit 2010, oficerët e emigracionit britanik kapnin rreth dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë në javë.Ndërsa, pasi dyert e zonës Schengen janë hapur, emigrantët e kthyer në periudhën korrrik-shtator 2011 janë 229; kuptohet, nuk është ndonjë shifër kushedi se çfarë, por në vlerë krahasimore rritja është e jashtëzakonshme; është më e madhe se 800 përqind.

Instat-i ka qenë i varur; përse kjo varësi duhej blinduar dhe me ligj?

Postuar në 30 Janar, 2012 12:04

Kush e kontrollon sot Institutin e Statistikave? Dihet, kryeministri Berisha. E megjithatë, atij nuk i mjafton kontrolli de facto. Po e merr dhe de jure. Dhe nuk kuptohet se pse i lipset kontrolli de jure i një institucioni, të cilin ai e kontrollon de facto. Edhe deputeti i PD-së, ekonomisti Selami Xhepa, që ka demonstruar se ka një pavarësi minimale në gjykim, nuk na e tha se pse është i nevojshëm kalimi i Instat-it në varësi të kryeministrit. Ai thjesht na shpjegoi se kjo gjë është e parrezikshme, por jo se kjo gjë është e nevojshme.

Hej francezë, vota juaj do jetë në favor të, apo kundër, Merkozy-së!

Postuar në 30 Janar, 2012 10:53

Në fillim u tha se Angela Merkel kish vendosur të shoqëronte, sa herë të mundte, gjatë fushatës elektorale Nicolas Sarkozy-në, e ngaqë u duk si çudi (nuk para ka qenë e udhës në Europë një gjë e tillë), doli dhe e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i Partisë Kristian-demokrate gjermane, Hermann Gröhe: “Po, është e vërtetë, ajo do të marrë pjesë në disa tubime elektorale, dhe do të shfaqet në krah të Sarkozy-së”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme