Arkiv-Lajme
Një deklaratë e PD-së për ditë t’diele; dhe do paranteza të mijat
Deklarata është kjo (e lexon deputeti Fatbardh Kadilli):
Ndahet nga jeta ish-presidenti italian, Oscar Luigi Scalfaro
Ka vdekur gjatë natës, në moshën 93 vjeçare, Oscar Luigi Scalfaro, i cili ka qenë eksponent i rëndësishëm i Partisë Demokristiane Italiane, që ka dominuar jetën politike në Italinë e pasluftës. Pas rënies së Republikës së Parë, që pati për pasojë shkërrmoqjen e partisë komuniste dhe asaj demokristiane, Scalfaro kaloi me Partinë Demokratike, që në një masë të madhe është pasuesja e Partisë Komuniste (në fakt, kalimi në këtë parti ndodhi pas mbylljes së mandatit presidencial, në vitin 1999).
Ina Rama në Opinion ka befasuar pozitivisht dhe opinion-bërësit
Në këtë website është nënvizuar menjëherë jehona e shija e mirë që la intervista e Ina Ramës në Opinion. Por duhet thënë se nuk kanë mbetur pa u befasuar pozitivisht nga kjo “ngjarje” as opinion-bërësit e Tiranës. Ja disa copa komentesh të publikuar në të përditshmet tona:
Zamira Çavo në Shqip: “[I them] faleminderit Inës, sepse kur kisha humbur pothuajse tërësisht shpresat, kur isha pothuaj e bindur se në këtë vend kanë vdekur modelet e vlerave, na solli rrezen e besimit.”
Kush është komandanti i ri i Gardës?
Me pezullimin nga detyra e Komandantit të Gardës së Republikës, të Gjeneral Ndrea Prendit, pas dhënies nga gjykata të masës së sigurimit “arrest shtëpie”, në vend të tij u komandua z.Artan Hoxha. Po cili është Komandanti i ri i Gardës së Republikës?
z.Artan Hoxha mban gradën N/Kolonel. Ai është i vitlindjes 1976 dhe ka lindur në Bajram Curri, Tropojë. Në vendlindje kreu gjimnazin e më pas u shpërngul në Tiranë për të ndjekur studimet e larta ku diplomohet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në specialitetin “Artileri Kundër-Ajrore”.
Ina Rama nuk është përdorur: ky ishte lajmi që doli nga intervista e saj në Opinion
Kur Fevziu pyeti Ina Ramën se a ish e vërtetë që kish folur në telefon me Edi Ramën më 21 janar e më pas, shumë njerëz kanë menduar se kryeprokuroja do të mbetej ligsht, ngaqë do duhej t’i justifikonte ato telefonata. Edhe ata që kanë qenë të prirur t’mos besojnë teorinë idiotike të grushtit të shtetit, të udhëhequr nga sanduiçi Rama-Topi-Rama, kanë pritur që të kish diçka të vërtetë në denoncimin që u bënte Berisha në vijimësi ca bisedave telefonike që Rama (Ina) kish bërë me Ramën (Edi). Ndryshe, i bie që Berisha t’ia fusë kot fare.
BE-ja nuk di se ç’të bëjë me Greqinë
Në media po qarkullon një plan, që pretendohet se është i qeverisë gjermane e ku parashikohet krijimi i një “superstrukture” nga ana e Bashkimit Europian, e cila do të marrë nën kontroll sistemin e taksave dhe gjithë financat e Greqisë.
Gazeta “Financial Times” zotëron një kopje të këtij plani, të cilin e quan “zgjerim i jashtëzakonshëm” i kontrollit të BE-së.
Berisha ndeshet me Ramën; ose kamerat TV ndeshen me mesazhet twitter
Berisha ka marrë pjesë në një takim rinor, dhe aty ka thënë se “unë Ramën e kam mundur, se ai bëri 100 protesta, por unë e kam bërë të pranojë ato që unë i thoja dy vjet më parë, se ai s’mundi t’më imponohej, se unë po përmirësoj universitetet, se turizmi ka njohur rritje; etj, etj”. Të gjitha këto mesazhe ai i tha përballë kamerave televizive, të cilat e eksitojnë gjithë herën.
Kontroll faktesh: Gazeta Tema hedh dyshime mbi vizitën e Bashës në Uashington
Në një shënim të sotëm on-line të gazetës Tema (http://www.gazetatema.net/web/2012/01/28/takimi-i-bashes-me-kryebashkiakun-e-uashingtonit-nje-mashtrim/) vihet në dyshim lajmi i shumëtrumbetuar se Lulzim Basha është ftuar për një vizitë nga homologun e tij në Uashington. “Lulzim Basha po shkon në Uashington të japë një ligjëratë për sukseset e Tiranës përpara studentëve amerikanë (eveniment i financuar sigurisht nga taksapaguesit shqiptarë).
Ka plasur Inarama-mania
Me intervistën e para dy ditëve në programin Opinion, Ina Rama i ka bërë, me siguri pa e synuar këtë gjë, një shërbim të jashtëzakonshëm imazhit të vet. Kish vite që ajo vizatohej nga mainstream-i mediatik si një femër lozonjare, që bën botox, që frekuenton ca si shpesh qendrat estetike, që e kuron pamjen e jashtme shí si të ishte një gjimnaziste, që fundet i mban më të shkurtëra se sa “standardi institucional”; mirëpo, ka dy ditë që ka plasur inarama-mania në rrugë, në kafene, në botën online, në shtyp (vetëm sot ishin nja 4-5 komente lidhur me prezantimin e saj në TV Klan).
Fshatarët s'po bëhen dot fermerë: Të ardhurat mesatare 240 mijë lekë/vit
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka publikuar disa statistika për vitin 2010 (sa të vonuar që janë; jemi në vitin 2012).
E dhëna më e rëndësishme është ajo që ka bëjë me të ardhurat mesatare për familje, të cilat janë në nivelin e 240 mijë lekëve, dhe kjo është arsyeja që ka nxitur emigracionin masiv në periudhën postkomuniste. Është e qartë se pa ndihmën e punës së emigrantëve jashtë vendit, familjet shqiptare me banim në fshat do ishin në pikë ta hallit. Kjo është njëra anë.