Arkiv-Lajme

Vetëm në një gjë ia marrim botës: Kemi një kryeministër si ky që kemi

Postuar në 30 Janar, 2012 08:48

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha mbajti fjalimin e radhës, dhe mufkat nuk kishin të sosur. Do krahasime me botën i bëri për ta nxjerrë Shqipërinë e tij të parën ose të dytën. Mirëpo ne vetëm në një pikë ia marrim botës; kemi kryeministër këtë që kemi, i cili arrin të thotë gjëra si këto më poshtë:

Dëshmi e para 100 viteve në 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Postuar në 30 Janar, 2012 07:49

Armand Plaka sjell për Panoramën disa opinione mbi Shqipërinë e shqiptarët të analistit amerikan të fillimshekullit të shkuar, Albert Bushnell Hart. Shqiptarët, për të cilët ai shkruan (kryesisht në New York Times), sapo kanë shpallur pavarësinë e sapo kanë themeluar shtetin e  vet, dhe këtë mot, kur po bëhen 100 vjet nga ai moment, opinionet e tij, që bëhen të ditura për herë të parë për publikun e këtushëm, paraqesin interes të kuptueshëm. Të bën përshtypje sidomos një fragment, që është veçuar dhe nga Armand Plaka:

Kryeministri grek: Punët janë keq. Ekonomistët: As Ai lart s’ka si t’na ndihmojë

Postuar në 30 Janar, 2012 06:03

Mbrëmë, kryeministri grek Lucas Papademos, ka shtënë në punë një gjuhë katastrofiste. Duke folur për rëndësinë që ka miratimi i paketës së re të mbështetjes financiare, ai u shpreh: “Nëse nuk biem dakord ta miratojmë këtë paketë, atëherë është e sigurtë që do të përballemi me falimentimin, dhe me pasojat e frikshem që ky falimentin do sjellë”. Me këtë gjuhë ka dashur t’i shtrojë nëpërmjet panikut grekët e zemëruar me reformat që janë kryer, apo që pritet të kryhen.

PDIU-ja bëhet me Berishën; në këmbim marrin poste zv.ministrash

Postuar në 30 Janar, 2012 05:06

Vendin më të dukshëm të faqes së parë të Gazetës Shqiptare e kish zënë një foto e Berishës me Shpëtim Idrizin, dhe me deputetin çam të Vlorës, Dashamir Tahirin. Është një foto që i bënte shoqëri shkrimit me titull “Berisha i jep PDIU-së 3 zv.ministra dhe 2 drejtorë”. Sipas gazetës në fjalë, negociatat janë në fazën finale, dhe këtë gjë e thotë dhe Ardit Bido, një aparatçik i partisë së çamëve. Pritet që në harkun e dy javëve gjëja të shpallet zyrtarisht dhe tërësisht e konkretizuar.

Gary Kokalari i sugjeron Universitetit John Hopkins pyetje për L. Bashën

Postuar në 30 Janar, 2012 04:40

Gery Kokalari, një veprimtar i kudogjendur dhe i shqetësuar shqiptaro-amerikan, me të marrë vesh se Lulzim Basha do të bëjë një vizitë në universitetin amerikan John Hopkins në SHBA, ka shkruar një letër, dhe ia ka dërguar Michael Haltzel-it të Qendrës për marrëdhëniet transatlantike në këtë universitet të famshëm. Dhe aty i sugjeron disa pyetje që mund t’i bëhen kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ja disa sosh:

A. Zheji flet për bisedat nën zë tryezave të maxhorancës

Postuar në 30 Janar, 2012 03:37

Titulli i shkrimit të Artur Zhejit, të publikuar në Mapo, ishte disi patetik (‘Triumfalizmi i opozitës’), por në shkrim kish përpjekje për të bërë një lexim racional të situatës së lidhur me hetimin e ngjarjes së 21 janarit të vitit 2011, pas raportit të FBI-së e pas intervistës së Ina Ramës në Opinion (sprovë televizive e suksesshme, e quan ai). Por pjesa më interesante e shkrimit është ajo, ku Zheji bëhet interpret, apo zëdhënës, i thashethemnajës së korridoreve të politikës (biseda nën zë në tryezat e politikishtes, i quan ai).

Policia mund të ketë përdorur plumba gome…

Postuar në 29 Janar, 2012 16:22

Pasi një grup i dhunshëm protestuesish u përpoqën dje të pushtonin bashkinë e qytetit Okland të Kalifornisë (në kuadër të lëvizjes globale “Pushto”), sot ka patur akuza të ndërsjellta mes organizatorëve të protestës dhe policisë rreth dhunës së përdorur, nga e cila rezultuan disa të plagosur nga të dyja palët. CNN njofton se organizatorët e protestës e pranojnë që ajo ishte e paligjshme, por e quajnë të pajustifikueshëm përdorimin e plumbave prej gome ndaj protestuesve.

Kamishi “ka provat” se Albin Kurti është vegël e Serbisë!!!

Postuar në 29 Janar, 2012 14:35

Akuzat e deputetit të PDK-së së Hashim Thaçit, Bekim Haxhiu, të bëra disa ditë më parë në adresë të Albin Kurtit ngjanin të ishin sendërgjira të çuditshme, por ai, bash si ai që është e sigurtë në ato që thotë e që e di mirë se ç’bën, u është kthyer sërish atyre pretendimeve, mbi bazën e të cilave ngrihet aluzioni se “Albin Kurti është vegël e Serbisë në politikën kosovare”. I pari i Vetvendosjes nuk e ka parë të arsyeshme të merret me Kamishin (kështu është nofka marciale e Bekim Haxhiut), por edhe të vetët nuk e kanë marrë seriozisht këtë lojë.

Pati edhe të plagosur nga armët e zjarrit në 21 janar!

Postuar në 29 Janar, 2012 13:06

Katër të vrarët nga plumbat e ardhur nga oborri i Kryeministrisë në 21 janar 2011, me plot të drejtë, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare gjatë vitit të fundit. Gjithashtu, një vend jo të parëndësishëm ka zënë në media edhe plagosja e Fatos Mahmutajt, gazetarit të ABC News që ka kërkuar azil politik në Belgjikë (ai u plagos në dorën që po mbante celularin në vesh – pra, për fare pak ka shpëtuar nga vdekja). Por nuk është folur shumë për katër të plagosurit e tjerë nga plumbat e ardhur nga oborri i Kryeministrisë në 21 janar 2011.

Thomas Hammarberg: Armët nuk duhet të përdoren as ndaj protestuesve të dhunshëm

Postuar në 29 Janar, 2012 10:22

Suedezi Thomas Hammarberg, veterani i kauzës së të drejtave të njeriut, dhe – qysh prej vitit 2005 – Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, ka dhënë një intervistë për Vizion Plusin, në të cilën ka folur për ngjarjen e 21 janarit të një viti më parë. Sa më shumë rritet distanca me atë datë, aq më shumë shfaqet e troçtë dhe e qartë diplomacia perëndimore (në fakt, reagimet e vonuara janë tipike për diplomacinë).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme