Arkiv-Lajme

Vrasje, plagosje, grabitje, aksidente: Po policia ç’bën?

Postuar në 03 Shkurt, 2012 06:13

Diku rreth orës 7 të mbrëmjes së djeshme mediat raportuan për vrasjen e parë: një farmaciste e qëlluar disa herë më pistoletë vetëm pak metra larg shtëpisë. Vetëm pak më vonë u raportua për një tjetër vrasje dhe plagosje, po me armë, në Komunën e Parisit. Vajza e vrarë në këtë rast ishte vetëm 25 vjeç. U vra thjesht sepse po kalonte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Ilir Meta ka ndryshuar strategji: jo luftë, por paqe

Postuar në 03 Shkurt, 2012 05:54

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta pati një si përndezje, e cila zgjati 2-3 ditë. Pak më pas ishin avokatët e tij që tentuan ta përjetësonin luftën e videopërgjimeve me Priftin, por më pas ka pasur një reflektim, me sa duket. Lufta pushoi para se të niste (zgjati aq sa zgjat një program te Fevziu). Tani ‘furtuna’ është fashitur, dhe të jepet përshtypja se ideja për një konflikt të përjetshëm është zëvendëuar nga ideja për paqe menjëherë.

E çuditshme: Gjykata e faktit e lë Ndrea Prendin në shtëpinë e vet

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:43

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, është në arrest shtëpie. Prokuroria kërkoi qysh në krye të herës arrest me burg për të, por gjykata e shkallës së parë vendosi ta mbajë në arrest shtëpie. Sot e njëjta gjykatë ka vendosur të njëjtën gjë. Çfarë ka ndodhur?

Fevziu merret me martesat shqiptaro-sovjetike, kur Balla trajton qëndrimin amerikan ndaj 21 janarit…

Postuar në 02 Shkurt, 2012 16:19

Në emisonin-bisedë më të ndjekur nga përkrahësit e mazhorancës, në Opinionin e së enjtes, Blendi Fevziu kishte zgjedhur të trajtonte temën ekzotike të martesave mes shqiptarëve dhe sovjetikeve të para 50-60 vjetëve. Ndërkohë, Sokol Balla në Top Story (që transmetohet vetëm të enjten), trajtoi temën më të nxehtë të ditës – qëndrimin amerikan ndaj ngjarjes së 21 janarit 2011. Si shpiegohet që Fevziu nuk zgjodhi që, si zakonisht, të organizonte një debat për temën më të nxehtë politike të ditës, me synimin që ta nxirrte mazhorancën në një dritë sa më të mirë nga ky debat?

Cilin do të mbështesë Donald Trump? A ka rëndësi ky fakt?

Postuar në 02 Shkurt, 2012 14:40

Biznesmeni i famshëm amerikan, Donald Trump, fillimisht donte të kandidonte vetë për postin e Presidentit, por pjesëmarrja prej protagonisti në fushatën e atyre që pretendonin se Barack Obama nuk kish lindur në SHBA e nxorri në një dritë jo fort inteligjente, madje qesharake  (deri dhe Robert de Niro mbeti i topitur prej këtij pretendimi, aq sa iu drejtua në një rast me fjalët: “Je në vete, apo jo? E kupton se ç’po thua?”). U mor vesh shpejt pra se si kandidat nuk vlente. Por si mbështetës vlen që ç’ke me të; në mos tjetër, për paratë e shumta e për mundësitë që ka për të ushtruar ndikim.

Romët e pastrehë dhe Igli Totozani si deus ex machina

Postuar në 02 Shkurt, 2012 12:43

Kur Avokati i Popullit tha se “nëse romët do t’i heqin prej këtu ku janë, unë do t’i ftoj të gjejnë strehë në ambientet e insitucionit që drejtoj”, e gjitha mund të jetë marrë edhe për një ‘marifet marketingu’. Por ‘marifeti’ duket se po funksionon, e ka gjasa të prodhojë një zgjidhje përfundimtare. Vetë Totozani tha sot se “gjërat kanë nisur të lëvizin”. Diçka duhet të dijë që është shprehur kështu.

Në Kosovë janë një hap para: po ndëshkohet krimi elektoral

Postuar në 02 Shkurt, 2012 10:08

Prokurorët në Kosovë, sipas Gazetës Express, kanë ngritur padi për 1343 persona, dhe pritet të ndërmarrin të njëjtin veprim për 931 të tjerë. Dhe objekt-padia konkrete është është një gjë që nuk para njihet këtej nga anët tona (nga Republika e Shqipërisë): janë paditur për “futje duarsh” në procesin elektoral me synimin për ta pilotuar këtë proces.

I nderuar zotëri, a mund të eksperimentojmë me ju?

Postuar në 02 Shkurt, 2012 09:16

Sipas një raportimi të Top-Channel-it Avokati i Popullit, i mbështetur edhe nga Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ka shprehur kundërshtinë e tij në lidhje me disa nene të projektligjit për shëndetin mendor të paraqitur sot në Kuvend. Bie në sy veçanërisht njëra nga pikat që ka hasur edhe në kundërshtitë më të forta, që është neni 28 i projektligjit, ku thuhet se “mbi pacientët e sëmurë mendorë mund të bëhen kërkime shkencore apo eksperimente mjekësore vetëm nëse pacienti ua lejon këtë gjë.”

Askush nuk di të thotë ndonjë gjë lidhur me ‘shpërthimin’ e L. Bashës

Postuar në 02 Shkurt, 2012 07:06

Askush në Tiranë nuk arrin të shpjegojë “shpërthimin” e Lulzim Bashës në SHBA. Gazetarët nuk është se i kanë kushtuar rëndësi të madhe faktit që kryebashkiaku i Tiranës foli për katër qytetarë të pafajshëm që mbetën viktima më 21 janar, apo faktit tjetër që ai i ka lejuar vetes të japë konsiderata të ftohta e super partes mbi një situatë, ku palë është dhe mentori e padroni i tij, Sali Berisha. “Protagonistët politikë të kësaj ngjarjeje mendoj se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në raport me [vetë] ngjarjen….”, tha ai.  

Këshillat komunalë: Pas grushteve e pistoletave, pse jo granatat?

Postuar në 02 Shkurt, 2012 05:55

Kushdo që mendon se të zgjedhurit lokalë shqiptarë nuk e marrin seriozisht detyrën e tyre bën mirë të lexojë lajmin e dhënë nga disa media për sherrin në komunën e Luzit të Vogël. Pas dështimit të miratimit të buxhetit puna ka shkuar deri aty sa në lokalin e kryekëshilltarit komunal është hedhur një granatë, e cila për fat nuk ka shpërthyer.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme