Ilir Meta ka ndryshuar strategji: jo luftë, por paqe

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta pati një si përndezje, e cila zgjati 2-3 ditë. Pak më pas ishin avokatët e tij që tentuan ta përjetësonin luftën e videopërgjimeve me Priftin, por më pas ka pasur një reflektim, me sa duket. Lufta pushoi para se të niste (zgjati aq sa zgjat një program te Fevziu). Tani ‘furtuna’ është fashitur, dhe të jepet përshtypja se ideja për një konflikt të përjetshëm është zëvendëuar nga ideja për paqe menjëherë. Vetë Meta është shprehur dje në Ora News se “është kategorikisht kundër këtyre formave të shëmtuara dhe të padenja (videopërgjimeve pra) të luftës politike”. Ndërsa sot, këtë strategji të detantës e përforcon e shoqja, Monika, e cila në një intervistë për Gazetën Shqiptare nuk hedh spica për askënd; përkundrazi, e gjithë intervista është një ftesë për paqe. Deri dhe me Ina Ramën do donte të pinte një kafe.
Ah, ka një spicë për Edi Ramën: Ç’mund të presësh nga një njeri që ka ndarë pesë gra në jetën e vet??!!!
E.G.
Add new comment