Detektohet në Mesdhe një neutrino 120 kuadrilion elektrovolt që origjinon jashtë galaktikës sonë

Postuar në 13 Shkurt, 2025 21:40

Disa shkencëtarë europianë raportohet se kanë zbuluar në afërsi të Siçilisë në detin Mesdhe një grimcë nënatomike – neutrino – që emeton një sasi energjie të jashtëzakonshme në shkallë krahasimore. Shkencëtarët kanë përdorur pajisje detectuese dhe kanë sugjeruar se grimca ka ardhur në planetin tonë nga jashtë galaktikës Rruga e Qumshtit, me origjinë hipotetike nga një prej 12 vrimave të zeza që janë aktive në qendër të galaktive të tjera.

Pajisjet e përdorura përfshijnë dy detektues neutrinosh  - ACRA, 3450 m thellë në afërsi të Sçilisë dhe tjetri – ORCA, 2450 m thellë, afër Provancës.

Sipas të dhënave, matja e kryer nga detektori i Siçilisë në shkurt të vitit 2023, dha si rezultat energjetik 120 kuadrilion elektrovolt, që është 30 herë më energjetik se të gjithë neutrinot e gjurmuar deri më sot, 1 kuadrilion më energjetik sesa fotonet e dritës, dhe 10 000 herë më energjetik sesa grimcat e gjeneruara nga Përshpjetuesi i Madh në Gjenevë.

Grimca në fjalë paraqet interes jo vetëm për sasinë e energjisë që emeton, por edhe për faktin se bën pjesë në një kategori grimcash që janë kyçe për studimin dhe kuptimin e universit. Duke qenë se neutrinot janë neutralë në aspektin elektrik dhe nuk vijnë nën ndikimin e asnjë fushe magnetike, ndërveprojnë rrallë me materien, japin mundësi që të studiohet universi jo thjesht bazuar mbi radiacionin elektromagnetik.

Duke qenë kaq inertë ndaj çdo ndërveprimi, neutrinot shihen si “mesazherë kozmikë”.

Zero ngarkesë, zero përmasë, thuajse zero masë dhe thuajse zero ndërveprim. Fantazma. Ata janë gjëja më e afërt me asgjënë që mundet të imagjinohet, por megjithatë janë çelës përtë kuptuar plotësisht universin

shprehet Pascal Coyle nga Franca.

Neutrinoja i gjurmuar së fundmi ka depërtuar një masiv shkëmbor 140 km dhe ujin deri sa ra në detektor. Nisur nga fakti se shkencëtarët pohojnë se origjina, krijimi dhe studimi i neutrinove është ende në “fazë formative”, ata janë padyshim një rrugë e re për të kuptuar ndryshe shumëçka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.