Arkiv-Lajme

Tom Doshi ‘zbrazet’ kundër Berishës

Postuar në 02 Shkurt, 2012 04:44

Deputeti Tom Doshi, për të cilin prokurorët që hetojnë ngjarjen e janarit të vitit 2011 kanë kërkuar heqjen e imunitetit (tok me dy të tjerë), ka folur sot në parlament. Doshi është biznesmen, nuk mbahet për ndonjë sofistikim kulturor, dhe nuk është nga ata që flet shpesh në Kuvend. Por këtë herë nuk ka hezituar. Dhe ka folur thjesht. Fare thjesht. Pasi është deklaruar i gatshëm ta dorëzojë imunitetin, dhe pasi ka shpjeguar pafajësinë e tij, ai i ka drejtuar ‘shigjetat’ tek kryeministri Berisha që në fakt nuk ishte i pranishëm. “Berisha ka shkruar vetë shumë artikuj kundër meje.

Thaçi Cooper-it: Të heqim fjalën Republikë? As që bëhet fjalë.

Postuar në 02 Shkurt, 2012 03:49

Robert Cooper, një diplomat britanik që punon për llogari të BE-së, është caktuar nga kjo e fundit (BE) të bëjë ndërmjetësin në bisedimet mes Kosovës e Serbisë. Duke tentuar të pajtojë kërkesat e diplomacisë serbe me dëshirën për ta bërë Kosovën pjesë të forumeve e të nismave rajonale të bashkëpunimit, Cooper u ka sugjeruar autoriteteve të Prishtinës që në takime shumëpalëshe në rajon të prezantohen si “Kosovë” dhe jo si “Republika e Kosovës”.

Krijohet një Akademi e re. E Arteve dhe Shkencave.

Postuar në 02 Shkurt, 2012 03:04

Shtypi i sotëm ka dhënë lajmin, se Gjykata e Tiranës ka miratuar krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila qënka themeluar praktikisht më 17 dhjetor 2011. “Ka 7-8 muaj që ka lindur ideja e një akademie të tillë”, thotë Fatos Tarifa, i cili është zgjedhur sekretar shkencor i saj. Fakti që për t’u marrë vesh si lajm u desh të merrej, e të bëhej i njohur, vendimi i gjykatës tregon se themeluesit kanë dashur, e kanë ditur, ta punojnë larg reflektorëve të medias.

Një tjetër lajm në intervistën e Ambasadorit Arvizu në ABC News

Postuar në 01 Shkurt, 2012 16:45

Në një shënim të mëparshëm, njoftuam se Ambasadori Arvizu ka dhënë për Sonila Meçon e televizionit ABC News një intervistë, në të cilën gjen rast për herë të n-të të marrë në mbrojtje hetimin e pavarur të ngjarjes së 21 janarit -- dhe kryeprokuroren. Si kryelajm të intervistës, veçuam thënien e theksuar dy herë të Ambasadorit Arvizu se nëse shkohet në kërcënime dhe kanosje të kryeprokurores, tejkalohet kufiri, dhe kjo përbën problem për SHBA-të.

SHBA-të Berishës: Mos e kalo Rubikonin! Ndryshe ....

Postuar në 01 Shkurt, 2012 14:35

Ambasadori amerikan ka dhënë për Sonila Meçon e televizionit ABC një intervistë, në të cilën gjen rast për herë të n-të të marrë në mbrojtje hetimin e pavarur të ngjarjes së 21 janarit -- dhe kryeprokuroren. Sipas Temës, që deri në këtë moment është e vetmja agjenci online që ka raportuar mbi këtë intervistë, Arvizu ka thënë se “[kryeprokurorja] është funksionare publike, është e përgjegjshme dhe jep llogari për atë që ajo bën.

Një fatkeq më pak

Postuar në 01 Shkurt, 2012 11:40

Balkanweb raportonte se një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë nga skela në katin e katërt. Lajmit i ishin kushtuar veç disa rreshta sepse zakonisht nëpër mediat shqiptare lajme të tilla për vdekje apo gjymtime në punë nuk marrin më shumë vëmendje se kaq. Dhe ç’është më e keqja duket sikur edhe publiku nuk e vë fort ujin në zjarr (shteti jo e jo) për të gjithë ata fatkeqë që humbasin jetën apo këmbët e duart gjatë punës, kryesisht për shkak të kushteve skandaloze të sigurisë që nuk përmbushin as kërkesat minimale të ligjit.

Berisha i shqetësuar nga intervista e kryeprokurores në TV Klan

Postuar në 01 Shkurt, 2012 10:56

PD-ja e Berishës është shqetësuar tej mase, me sa duket, nga jehona e intervistës së Ina Ramës në TV Klan. Një lloj hareje pro Ina Ramës  në web, dhe shkrime të panumërta në të përditshmet, ku përshëndetet e mbështetet kryeprokurorja për mënyrën se si u prezantua e për gjërat që tha, e ka bërë Berishën të ulet e të shkruajë një deklaratë për shtypin në stilin e vet, të cilën e ka lexuar me ton e pamje televizive zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Pollo i kthehet duelit me Topin: Ka bërë emërime dhe ka marrë ryshfete

Postuar në 01 Shkurt, 2012 08:10

Para do javësh u bëmë dëshmitarë të një ballafaqimi publik mes Presidentit të Republikës e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo. Ishte ky i fundit që bëri një lumë akuzash në adresë të të parit, dhe kreu i shtetit iu përgjigj, duke e ftuar të bënte një denoncim në prokurori; në mos, të jepte dorëheqjen. Genc Pollo nuk don që ta lërë me kaq, dhe kur kanë kaluar disa javë (pse kaq vonë, vallë?), i bën një sulm të dytë. Këtë herë nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Panorama.

Taksa “marksiste” e socialistit Rama dhe e kapitalistit Buffet

Postuar në 01 Shkurt, 2012 06:39

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka akuzuar liderin e PS-së për taksën progresive. “Ky sulmi që bën shoku Rama  me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve, sepse statistika fakton se në vendin tonë 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve dhe [ai thotë] hajde t’u biem me topin marksist këtyre, që të shkatërrojme me qindra vende pune, ”- tha Berisha.

Nafta virgin: si gjithmonë avokatët janë sëmurë

Postuar në 01 Shkurt, 2012 05:22

Dështimi i seancave gjyqësore ku të pandehurit janë peshq të mëdhenj të biznesit apo politikës duket se është kthyer tashmë në një traditë për sistemin e drejtësisë. Kështu, dje gjykimi i të akuzuarve për kontrabandën e naftës virgin shënoi një rekord duke dështuar që në seancën e parë. Arsyeja? I akuzuari kryesor i kësaj çështjeje, Hajri Elezaj është arratisur. Avokati i zotit Elezaj ka kërkuar shtyrje për arsye shëndetësore – a ka vallë ndonjë profesion tjetër në Shqipëri që të sëmuret aq shumë sa avokatët e VIP-ave?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme