Pollo i kthehet duelit me Topin: Ka bërë emërime dhe ka marrë ryshfete

Para do javësh u bëmë dëshmitarë të një ballafaqimi publik mes Presidentit të Republikës e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo. Ishte ky i fundit që bëri një lumë akuzash në adresë të të parit, dhe kreu i shtetit iu përgjigj, duke e ftuar të bënte një denoncim në prokurori; në mos, të jepte dorëheqjen. Genc Pollo nuk don që ta lërë me kaq, dhe kur kanë kaluar disa javë (pse kaq vonë, vallë?), i bën një sulm të dytë. Këtë herë nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Panorama. Nuk ka ndërmend, kuptohet, të japë dorëheqjen, dhe nuk tërhiqet nga akuza “mbi ryshfetet që janë marrë në këmbim të emërimeve në gjyqësor”.
Madje, për të mbështetur pretendimin e vet sjell në vëmendje të publikut një raport ndërkombëtar, ku theksohet e njëjta gjë. Është fjala për një raport të BE-së të njohur me emrin Desterbeck&Loquet e të publikuar në qershor të vitit 2010, ku thuhet diçka veçantërisht e fortë. Thuhet pra ajo që thotë dhe Pollo: “KLD-ja bën emërimet e Gjyqësorit kundrejt ryshfetit”. Shtypit i paska shpëtuar ky “detaj”.
Artikulli i Pollos ka nerv; ka aq shumë nerv sa gati nuk të besohet se e ka shkruar Pollo. Në një moment fton presidentin që ta hedhë në gjyq (dhe lë të kuptohet: po ia mbajti), në një moment tjetër tregon se nuk mund të rrinte pa huazuar diçka nga bossi i tij, Berisha (“faqezinjtë”, thotë), e në një moment të tretë, mú si një fajkua, i vërsulet Ina Ramës, që jep ‘indulgjenca’ për persona të lidhur me të, majtas e djathtas.
E.G.
Comments
Ti mendon qe ka nerv?! Nje

Ti mendon qe ka nerv?! Nje nga shkrimet me te dobeta qe kam lexuar ndonjehere. Pak nerv, pak logjike, pak mllef, pak inat, pak nga te gjitha asgje te kultivuar plotesisht,duket si shkrim abort , Permendore e mediokritetit. Dhe te mendosh se eshte minister.

Shkruar me apo pa nerv ,me

Shkruar me apo pa nerv ,me apo pa profesionalizem ,hidhet si fajkua apo si jaguar keto gjera pak rendesi kane,mua si qytetar i ketij vendi me shqeteson pa mase akuza e ministrit ndaj presidentit per korrupsion

Po Ben, edhe mua me shqeteson

Po Ben, edhe mua me shqeteson shume akuza. Nqse ka nje fije te vertete aty, duhte te shqetesohemi sepse presidenti po propozon te hyje si fryme e re e paperlyeme.... Mgjse Kreshnik Spahiu, nder ata te cilet kane punuar me te, njihet si pelivan i korrueptueshem dhe i korruptuar, ndaj edhe asociimi i Presidentit Topi me nje pelivan te tille deshmon ose per gjykim te dobet te presidentit, ose per shperfillje ndaj shtetit ligjor.

Per ata qe e simpatizojne Topin sepse sot per sot eshte kunder Berishes, le te mos harrojme se Topi ka qene pjese e establishment-it te Berishes, kaq i afert me te, saqe Berisha i besoi te behej President.

Sipas meje, divergjencat e Topit me Berishen nuk jane parimore e as ideologjike, por te territoreve qe synon te okupoje njeri e tjetri ne arenen e politikes, njesoj sikunder, nga ana tjeter nuk besoj se divergjencat e Nanos me (Edi) Ramen jane parimore apo ideologjike.

Shkurt, na duhet ende te shohim dike qe duke refuzuar retoriken boshe pseudodemokratike, flet ne emer te perparimit e i shqetesuar per vendin qe eshte ne rrokullisje tashme ne greminen e pasigurise.

Turp o faqe zi si stë vjenë

Turp o faqe zi si stë vjenë turpë për xhevairet që nxjrë nga goja

Zoti Ben ! Korrupsioni na

Zoti Ben ! Korrupsioni na shqeteson te gjitheve,bile shume me teper sesa keta qe lehin si puna e Pollos.Por une dua t`i peshtyj ne fytyre tipa te tille.Pse i thote keto gjera dhe kujt ja thote.A jemi ne te fuqishem te bejme gje ne kete drejtim?Perse u be protesta vjet me 21 janar (pikerisht kunder korrupsionit te I.Metes,qe e pame me syte tona) por cfar pergjgje i dhane keta kafshe. Vetem bresheri plumbash,gjak te vraresh e te plagosurish nga populli i pa mbrojtur.Ne se jemi shtet me ligje,ky kokevic,kujt ja shet keto pallavra.Pse nuk mbledhin faktet,t`ia dokumentojne dhe ta padisin ligjerisht B.Topin,apo kedo tjeter.Paska thene nje raport i nderkombetareve keshtu,po pse eshte heshtur deri tani,apo tani dha komanden per sulm kryebanditi.Nuk di sa do te jemi te nje mendimi per keto qe po them,por kjo eshte rruga qe ndjek kushdo ne nje shtet ligjor.Taktika e idjotit S.Berisha eshte qe ta diskreditoje B.Topin ne syte e popullit vetem me demagogji,se nuk ka fakte.U lodhem deri ne shpirt me injorancen e ketij shpellari dhe te atyre qe i vene pas.Vetem shpifje,demagogji,kercenime,perbaltje deri tek gruaja e femijet,ndaj kundershtareve politike.Te gjitha keto,vetem per tu perjetesuar ne pushtet.Ne pushtetin qe i ka lene Ram Berisha me Sheqeren dhe serben qe ka per grua.Ndaj,nuk duhet te biem ne keto ujra te qelbura te Saliut.

Marria per pushtetin po na

Marria per pushtetin po na hap siparin e gricjes se maskave te korrupsionit, por vetem mediatikisht. Eshte shume pak. Megjithate, le te heqin dhe mileti 'perden' e syve te krijuar nga zmerci propagandistik.

Add new comment