Taksa “marksiste” e socialistit Rama dhe e kapitalistit Buffet

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka akuzuar liderin e PS-së për taksën progresive. “Ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve, sepse statistika fakton se në vendin tonë 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve dhe [ai thotë] hajde t’u biem me topin marksist këtyre, që të shkatërrojme me qindra vende pune, ”- tha Berisha.
Rreth 9 mijë kilometra më në perëndim, në seancën e sotme të Senatit amerikan, pritet të prezantohet një projektligj që do të zbatojë për 1% të amerikanëve më të pasur një taksë të propozuar nga Warren Buffet, kapitalisti më i madh sot në SHBA. Buffet-i ka llogaritur se taksa mbi të ardhurat që ai ka paguar në vitin 2010 ka qenë më e ulët në përqindje se ajo që ka paguar sekretarja e vet. Kjo nuk është e drejtë, sipas kapitalistit të famshëm amerikan. “1-përqindëshi i amerikanëve me të ardhurat më të larta duhet të pagojnë një taksë më të lartë se ata që kanë të ardhura më të ulta,”- ka deklaruar ai. Prandaj ai ka sugjeruar që personat me të ardhura mbi 1 milion dollarë në vit të mos pagojnë një taksë më të ulët se 30% të të ardhurave të tyre vjetore.
Mirë taksën progresive të Ramës, që e quan “marksiste”, Berisha mund ta shpiegojë me inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve, po taksën “marksiste” të super-kapitalistit Buffet si do ta shpiegonte dot ky kryeministri ynë?
E.Zaloshnja
Comments
Mbajeni mend mirë: Pa u

Mbajeni mend mirë: Pa u pasuruar te gjithe kriminelet dhe rraca e tij deri ne ate pike qe te mos ketë mundësi asnjeri t'ju bëjë gjë, nk do te kete ulje taksash per te varferit. Mbajeni mend mire o njerez. Por me mire eshte te hapni syte e te shikoni perrethe se ne duar te kujt po bie pasuria.

Realisht s'kemi pse i

Realisht s'kemi pse i kerkojme te djathes ndryshimin e taksave. Ne qofte se duam te behemi vertete 'sociale' le te argumentojme me analiza e shembuj konkret si Buffet...Te tjerat 'telegrafikisht' jane 'produkte' politike per konsum publik si nga Berisha e Rama.

Taksa marksiste e

Taksa marksiste e kapitalistit Buffet shpjegohet me faktin se SHBA ka nje sistem tatimi nga me te miret dhe avancuarit ne bote, ku evazioni fiskal eshte minimal dhe taska progresive eshte lehtesisht e zbatueshme. Sa per Albananistanin, evazioni fiskal duhet te jete ne qiell edhe me nje takse te sheshte si ajo e rregjimit Berisha.

Shkembimet Rama Berisha pastaj, jane p.... me rigon per konsum mediatik.

Zaloshnja, me sa e kam

Zaloshnja, me sa e kam degjuar, rralle pa dyshim, flet si nje njeri qe ka pikepamje. Nuk e kuptoj pse eshte pro takses progresive dhe pro propozimit te Buffet. Buffet eshte vertet nder me te pasurit ne bote por edhe nje perkrahes i forte i Obames. Nejse Zaloshnja eshte e qarte se pikepmajet i kushtezon me faktin qe ka inat pa fund Berishen

Add new comment