Arkiv-Lajme
Agjentë të Sigurimit të Shtetit ose të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë në qeveritë shqiptare?
Dy persona publikë me akses në informacione konfidenciale shtetërore, njëri në emisionin “Arena” të Roland Qafokut në Planet TV dhe tjetri në emisionin “Pesë Pyetje nga Babaramo” në News 24, deklaruan se disa ministra në qeveritë shqiptare të këtyre 20 vjetëve të fundit kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit ose të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë.
Një anektodë mbi Shqipërinë e rrëfyer nga një britanik
Në një shkrim të publikuar në numrin e sotëm të Mapos, Ndrek Gjini flet për një libër mbi Shqipërinë, me titull Land of Eagles, të publikuar në Angli, me autor Robin Hunbury-Tenison. Ky i fundit, ekplorator i njohur, ka qenë për një vizitë në Shqipëri. Në libër rrëfen një histori me ministrin shqiptar të kulturës të vitit 2007 (kush ka qenë ministër atëmot?).
Spahiu: Komisionin nuk e njoh; por vendimin që do marrin e kam marrë përpara tyre
Kreshnik Spahiu ka qenë dje në studion e Babaramos dhe ka dhënë një intervistë të gjatë, në të cilën ka vijuar karfosjen me maxhorancën. Por dy ishin nënvizimet interesante. “[Komisioni kushtetues për shkarkimin tim] është ngritur në mënyrë antikushtetuese, nuk është legjitim. Nëse për shkarkimin e prokurorit parashikohet në Kushtetutë që procedura hetimore të jetë nga Parlamenti, për anëtarin e KLD-së e vendos vetë institucioni", tha ai qysh në krye të herës. Dhe ka të drejtë.
Adriano Celentano i bën italianët ta mbajnë në gojë; në të gjitha mënyrat
Adriano Celentano i ka kapur në befasi të gjithë ata, që kanë ngritur këto ditë një zhurmë të madhe mbi honoraret e majme që ka kërkuar në këmbim të pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremo-s. “350 mijë euro për një mbrëmje”, kjo është shuma, për të cilën është rënë dakord dhe nga RAI. Është rënë dakord gjithashtu, që ai të vendosë vetë se në sa mbrëmje do të marrë pjesë, dhe shuma, kuptohet, do të jetë 350 mijë shumëzim për numrin e netëve.
Rishfaqen fërkimet mes shqiptarëve e maqedonasve
Në Llabunishtë të Strugës i është vënë flaka një kishe ortodokse, dhe të shumtët, në pritje të versionit të organeve të hetimit, e kanë marrë si një reagim shqiptarësh ndaj gjesteve të tjera me sfond anti-shqiptar e anti-mysliman që janë verifikuar kohët e fundit. Para ca ditësh, po në Strugë, një shqiptar dogji në publik flamurin maqedonas. Por ndërkohë, në karnevalet që u mbajtën në Komunën e Vevçanit në afërsi të Strugës, kanë lëshuar fyerje në adresë të shqiptarëve e të librit të shenjtë të myslimanëve. Më herët akoma, në një aktivitet sportiv ishin dëgjuar kore antishqiptare.
Militantët u shpallin luftë edukatoreve
E përditshmja Shqiptarja.com raportonte sot se në çerdhet e Tiranës pritet një furtunë e vërtetë shkarkimesh. Arsyeja? Siç shprehej njëra nga edukatoret e intervistuara – e cila për arsye që kuptohen, preferonte të ruante anonimatin – “ky drejtori që ka ardhur tani është i LSI-së, dhe do të sjellë njerëzit e tij.”
Lulzim Basha në SHBA, dhe një rrenë për t’u futur në librin Guinness
Agjencia Balcan Insight është përpjekur të flasë sot me zëdhënësin e bashkisë së Tiranës, që ajo e identifikon me emrin Erald Karpri (duhet të ketë një gabim në mbiemër; ndoshta ndonjë gërmë tepër: Karpri s’duket si mbiemër i këtyre anëve), në mënyrë që të marrë informacion zyrtar lidhur me vizitën e Lulzim Bashës në SHBA. “Është dikush që e ka ftuar Lulzim Bashën në SHBA, dhe kush është ky?”, ka qenë pyetja fare e thjeshtë, dhe zëdhënësi nuk ka mundur të thotë asgjë, veçse “ne do të nxjerrim më vonë një deklaratë për shtypin, dhe aty do të ketë detaje”.
Rritja ekonomike për vitin 2011 pothuaj zero
Misioni i fundit i FMN-së parashikoi një rritje ekonomike të nivelit 1,5% për vitin që sapo është mbyllur, dmth 2011. Kjo shifër provokoi diskutime në publik, por qeveria i mëshoi optimizmit të vet. Shifra e saj e rritjes ka qenë gjithnjë në nivelin 3-4%. Tani FMN-ja ka korrektuar vetveten, por jo duke iu afruar optimizmit të qeverisë sonë; përkundrazi, duke shfryrë 'optimizmin' e vet. Në raportin me titull World Economic Outlook, që publikohet 2-3 herë në vit, ekspertët e saj e kanë ulur dorën ca më shumë. “Vetëm 0,5% është rritja e parashikuar”, thuhet aty.
Ina Rama ka bërë për vete mbi të gjitha…. gratë
Nuk kanë të sosur shkrimet në mbështetje të Ina Ramës pas intervistës që kjo dha në TV Klan. E në togun e artikujve të tillë kanë rënë në sy disa, autorët e të cilëve nuk janë burra, por gra; janë gra që janë motivuar në këtë mbështetje, përveç të tjerash, edhe nga solidariteti gjinor. Shkruajti në nxehtë Alba Malltezi, pastaj Zamira Çavo, dhe sot ishte një shkrim i përkthyeses Mirela Kumbaro.
Alkimia e njoftimeve kryeministrore
Është shkencë më vete mënyra hileqare e përpilimit të informacionit që del nga kryeministria jonë.