Ina Rama ka bërë për vete mbi të gjitha…. gratë

Nuk kanë të sosur shkrimet në mbështetje të Ina Ramës pas intervistës që kjo dha në TV Klan. E në togun e artikujve të tillë kanë rënë në sy disa, autorët e të cilëve nuk janë burra, por gra; janë gra që janë motivuar në këtë mbështetje, përveç të tjerash, edhe nga solidariteti gjinor. Shkruajti në nxehtë Alba Malltezi, pastaj Zamira Çavo, dhe sot ishte një shkrim i përkthyeses Mirela Kumbaro. Kjo e fundit shkruante në Panorama dhe nënvizonte më së pari figurën e mirë që ajo bëri si funksionare publike: “Sot unë njoh prokuroren e Përgjithshme të Republikës sime dhe i jam mirënjohëse që më inkurajon të mos e humbas besimin te institucionet, se më tregon se ditë të mira paskëtaj vijnë”.
Dhe më pas kapej pas provës që dha Ina Rama, se “në fshatin primitiv të gladiatorëve publikë shqiptarë ka një copë tokë ku mund të rritet fara emancipuese e inteligjencës femërore që për të lëshuar lule nuk ka nevojë të shartohet me burra”.
Re.Pu.
Comments
e sigurte qe ka lene

e sigurte qe ka lene pershtypje te mira tek e gjithe anetaresia e seksit femer te PS.

NO COMENT

NO COMENT

Bota do te ishte shume here

Bota do te ishte shume here me e mire nese te gjitha femrat do te kishin vendin qe meritojne. Femra eshte me e pervuajtur pergjithesisht, prandaj eshte edhe me e pergjegjshme dhe me e drejte.

dhe pervec korrektesise ne

dhe pervec korrektesise ne pergjigje, Ina Rama ia uli fare piket Fevziut i cili i perseriste pyetjet nga 30 here; sepse ndoshta mendonte qe kishte para thjesht nje femer, pra te paafte per t'u perballur me inteligjencen mashkullore qe mund ta fuste neper qorrsokake lapsusesh. Dhe qeshte Fevziu nga sikleti kur i vihej ne dijeni kjo manover e patakt.

Bravo zonja Prokurore dhe

Bravo zonja Prokurore dhe respektë të madh të të gjithave grave të emancipuar që e mbështetën dhe këtë duhet të bëjë e gjithë shoqëria e emancipuar ta mbështesi dhe për të mësuar diçka duhet ti hedhim sytë nga Europa se në çfarë statsi kanë gratë sepse të drejtat e tyre i kanë të garantuar në kushtetutë dhe asnjëri nuk mund ti shkeli të drejtat që i jepë kushtetuta e tyre prandajë sanë shoqeri civile duhet të eqim sa më parë këte mentalitet që na lanë shoqëritë myslimane se femrën ta cilësojmë si plaçkë duhet të mësohemi se si ne dhe femrat kemi të drejta të barabarta dhe kanë të drejtë të zgjedhin mënyrën e jetesës si tu pëlqejë a tyre dhe me çfardo mos marveshje ka drejtësi që e vendosë se kujtë do ti japë të drejtë dhe duhet ta pranojmë

Add new comment