Arkiv-Lajme
Një parantezë vulgare dhe homofobike në programin the Voice of Albania
Show i të premtes mbrëma në Top-channel, the Voice of Albania, apo the Voice, siç e thërrasin shkurt tanimë, është një nga programet më të mirë që mund të jenë bërë në televizionet shqiptare. Dhe një nga faktorët që e ka bërë këtë show ndjellës e të ndjekur, është dhe katërshja e jurisë, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda.
Bregu do sugjerime për integrimin në BE? T’i dorëzohet drejtësisë urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit!
Plotësimi i prioriteteve të vendosura nga Komisioni Europian dhe finalizimi i planit të veprimit që ka qeveria shqiptare për integrimin ka mbledhur në Ministrinë e Integrimit një grup organizatash jo qeveritare, që merren me cështjet e integrimit.
Rama mes “të urtëve” dhe Ngjelës
Sipas Top-channel-it, Rama ëhstë takuar sot me një këshill të urtësh të Partisë Socialiste. Në Këshill bëjnë pjesë Rexhep Meidani (prania e Meidanit, pas një numri keqkuptimesh të kohëve të fundit, është shenjë se këto keqkuptime janë kapërcyer), Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli,Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga, Ylli Bufi, Ethem Ruka, Servet Pellumbi. Ky i fundit nuk ka qenë sot i pranishëm.
Ben Imami: Falje që thashë se protestuesit u vranë nga afër? As që bëhet fjalë
Alfred Peza ka lejuar të dalë një ‘kabllogram’ nga programi i tij, që transmetohet sonte në mbrëmje. Ka të ftuar Arben Imamin, dhe siç ia ka dashur puna, është kthyer edhe tek një deklaratë e ministrit të mbrojtjes në pasditen e 21 janarit të vjetshëm. Ju kujtohet? Imami tha pas protestës së dhunshme ku mbetën të vrarë katër vetë, se “goditja me armë mbi këta të fundit ishte bërë nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se kjo ishte një lojë makabre e opozitës. “Unë jam një njeri që di të kërkoj falje. Por në rastin konkret nuk kam pse të kërkoj falje”, i ka thënë Imami Pezës.
Spanja i kërkon BE-së ta ulë pak ‘kërkesën e llogarisë’
Deficiti i Spanjës vitin e shkuar ishte 8% e GDP-së. Këtë vit spanjollëve po u kërkohet ta zbresin në 4,4%, por nuk është e lehtë. U duhet të heqin nga thesi i shpenzimeve publike 40 miliardë dollarë, ndërkohë që ekonomia e tyre është duke ndjekur një spirale të frikshme rënieje; dhe ka shumë vetë që mendojnë se shkurtimi i shpenzimeve publike e penalizon rritjen ekonomike. Papunësia ka kapur më shumë se 5 milionë spanjollë të aftë për punë (pikërisht dje u regjistrua niveli i papunësisë në 22,8% të popullsisë, gjë që do të thotë se afërsisht një në katër persona është pa punë).
Kuvendi i Kosovës i njëjtë me këtë të Shqipërisë
Klasat politike në Tiranë e në Prishtinë janë identike, dhe një fakt që e provon këtë është jeta parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka vite që dallohet për dhunë verbale, kacafytje të paprincipta, sjellje mujshare, etj. Por edhe Kuvendi i Kosovës nuk mbetet pas.
Puna për reformën zgjedhore vazhdon, pavarësisht nga temperatura e lartë politike
Ndërkohë që fokusi i opinionit është përqëndruar tek përplasjet e forta publike rreth vrasjeve të 21 janarit, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka kryer një punë intensive parapërgatitore. Dhe sot u zhvillua mbledhja e këtij komisioni, ku ishin të pranishëm edhe ekspertë të OSBE/ODIHR, të cilët mbërritën në vendin tonë më 24 janar dhe mbyllin sot misionin e tyre. Në takimet e tyre të deritanishme ata kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë asistencën teknike në mbështjetje të këtij komisioni për të realizuar në kohë reformën zgjedhore.
Pse një numër biznesesh shqiptare nuk kanë dashur të përfitojnë prej amnistisë fiskale?
Maxhoranca ka shtyrë edhe tre muaj të tjerë afatin e amnistisë fiskale. Pse? Sepse ka një numër të lartë aplikimesh, thonë njerëzit e qeverisë. “Falja Fiskale solli përfitime për 24 mijë qytetarë. Kërkesa e lartë për të përfituar solli shtyrjen me tre muaj të faljes”, tha Edmond Spaho, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Në fakt, ka plot arsye të hidhen dyshime mbi nevojën e shtyrjes së afatit, pasi amnistia në periudhën korrik-dhjetor 2011 është realizuar në mënyrë jo dhe aq transparente.
A. Baçe: Precedenti me monumentet e privatizuara është i keq, por ne do të ecim në këtë rrugë
Në një intervistë për shqiptaren.com, Apollon Baçe, drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, jep ndonjë detaj lidhur me nismën për të kaluar një numër objektesh e sitesh arkeologjike nën administrimin e privatëve. Është thënë se janë rreth dyzet monumente culture që do të “privatizohen”, por Baçe nuk është në gjendje të japë një listë. “Po pres që të dalë lista përfundimtare për t’mos krijuar një imazh paraprak”, thotë ai.
Fevziu ka bërë të vetën terminologjinë e Berishës
Që Fevziu kish për detyrë mbrëmë të sqaronte me të ftuarën e vet, Ina Ramën, të gjitha shqetësimet e pretendimet e maxhorancës e të kreut të saj lidhur me hetimin e krimit të kryer në bulevard (që Fevziu do donte të quhej ‘ngjarja para kryeministrisë’), kjo nuk ka asnjë diskutim; çdo gazetar këtë do duhej të bënte. Por puna është që moderatori i Opinionit përdorte pikë për pikë terminologjinë e kryeministrit, gjë që e kish bërë Mero Bazen të mos lodhej shumë me rubrikën e vet ‘gjembaçe’ me titull Antena Brenda Familjes në Temën e sotme.