Arkiv-Lajme
Si do ta mbrojë Berisha kryegardistin Ndrea Prendi?
Në rastin e videos Meta-Prifti, gjykatësit shqiptarë nuk e patën problem të rrëzonin ekspertizën e bërë nga një ekspert amerikan dhe një anglez. Anglo-amerikanët e humbën betejën në Shqipëri, sepse gjykatësit tanë u besuan më shumë disa ekspertëve shqiptarë, të cilët “vërtetuan” se ajo video ishte e manipuluar. Në rastin e ekspertizës për fishekët e dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi (njëri prej të cilëve i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj), gjykatësit shqiptarë nuk guxuan ta rrëzonin ekspertizën – ajo kishte ardhur nga FBI-ja me porosi të shtetit amerikan.
Janë rritur eksportet? Po, por është rritur dhe deficiti i tregtisë së jashtme
Në këto kohë krize, qeverisë i kanë mbetur pak karta në duar për të demonstruar e ilustruar “modelin e vet të suksesit”, që është propaganduar me pompë të madhe. Dhe një nga këto karta ka qenë rritja e eksporteve. Kryeministri nuk ka lënë rast pa përcjellë idenë se, si pasojë e klimës së ngrohtë që është krijuar nga qeveria e tij për biznesin, janë rritur eksportet.
24 janar 2011: Berisha takon gardistët dhe i quan heronj
Si sot një vit më parë, kryeministri Berisha pati një takim me gardistët. Tri ditë kishin kaluar nga ngjarja në bulevard, ku nën plumbat e gardistëve mbetën të vrarë katër qytetarë krejt të pafajshëm, dhe Berisha, autori kryesor i atij krimi, kish gjetur këto fjalë për t’i inkurajuar gardistët e topitur, e për t’u përcjellë mesazhin se “unë nuk do të lejoj askënd t’ju gjykojë” (në këtë pikë s’e ka mbajtur fjalën). Ja disa pjesë nga fjala e mbajtur gjatë vizitës në Gardën e Republikës (marrë nga lajmifundit.com):
Si është e vërteta për delegimin e udhëheqësve socialistë nëpër qarqe
Nga lajmet që u dhanë në gazetat tona rreth delegimit të udhëheqësve socialistë nëpër qarqe, të krijohet përshtypja se në Asamblenë Kombëtare të PS-së është vendosur për ndryshimin e drejtuesve politikë të qareve. Rama shkruajti në të nxehtë, për të sqaruar keqkuptimet që janë shkaktuar nga titujt e gazetave rreth delegimit të udhëheqësve socialistë nëpër qarqe, por më tepër u mor me shigjetimin e gazetave se sa me sqarimin e shpërndarjes.
Pollo hedh bombën: Kreu i shtetit merr pará në këmbim të emërimeve në drejtësi
Genc Pollo nuk është njeri luftarak, dhe nuk i ka qejf betejat “e përgjakshme”. Por sot ishte ndezur keq, dhe i vërsulej fort Presidentit të Republikës, i cili, sipas Pollos, “zullumin e madh” e ka bërë nga pozitat e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Cili është ky zullum konkretisht? E thotë Pollo qartë (kurrë s’ka qenë kaq i qartë në mendimin e vet) në një intervistë për Panoramën: “Ky zullum është përcaktimi për herë të parë i hartës së çmimeve për postet e gjyqësorit, d.m.th. të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste.
Arvizú bën një gjest shumë elokuent: del përballë gazetarëve në krah të Ina Ramës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka bërë sot një gjest elokuent (në fakt, të gjitha gjestet e tij kanë qenë elokuente). Mund t’mos e bënte këtë gjest, pasi kanë qenë mjaft ato që ai ka thënë në mbështetje të Prokurorisë në hetimin e 21 janarit të vitit 2011. Por ai e ka bërë. Ka dalë me kryeprokuroren në një konferencë për shtypin, dhe është e njëjta konferencë për shtypin, ku Rama (Ina) i bëri me dije publikut se, bazuar në hetimin e deritanishëm, Komandanti i Gardës Ndrea Prendi akuzohet si vrarësi i protestuesit Faik Myrtaj.
Duket se Berishës po i ngushtohet laku
Berisha ka filluar sulmin ndaj Ina Ramës, me anë të të cilit, duhet thënë kjo, nuk synon të trembë Ina Ramën. Kjo e fundit po e çon deri në fund punën që ka nisur, dhe Berisha, duke lëshuar ato kërcënimet kuturú të llojit “[Ina Rama] do të marrë ndëshkimin e merituar” synon së pari të marrë apo mbajë nën kontroll, jo më procesin e hetimit, por tanimë procesin e gjykimit, dhe së dyti t’u mbushë mendjen të gjithë atyre që do të merren si të pandehur se ai që i ka urdhëruar të qëllojnë do të jetë deri në fund mbrojtësi i tyre.
Zgjedhjet presidenciale në Francë: Ekstremistja Marine Le Pen po fiton terren
“Franca duhet të rigjejë lavdinë e shkuar, duhet të riindustrializohet që të krijojë vende pune, duhet t’i bëjë naftën Euros, duhet të ngrejë një mur për emigrantët, për mallrat e lira të importit, e për ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme, etj”. Kush i thotë këto? E kush tjetër? Ajo, e bija e Jean-Marie Le Pen-it, leader-it legjendar të partisë Fronti Nacional, sot 83 vjeç. E bija, Marine, ka trashëguar drejtimin e partisë nga i ati, dhe ka vendosur të kandidojë për postin e Presidentit në zgjedhjet që do mbahen pas tre muajsh.
Hetimi i 21 janarit duket në rrugë të mbarë: sot u arrestua komandanti i Gardës
Bazuar në ekspertizën e FBI-së, ka tri-katër ditë që shtypi ka folur për arrestime që do ndodhnin në fillim të javës që kemi hyrë. Dhe Prokuroria shqiptare “nuk i ka zhgënjyer” pritmëritë e gazetarëve. Sot ajo ka nxjerrë urdhërin e arrestit për tre vetë, komandantin e Gardës, shefin e IT-së së kryeministrisë, dhe një të tretë, që nuk duket i rëndësishëm në terma të statusit zyrtar.
Rama shqetësohet nga titujt e gazetave, dhe tenton të saktësojë lajmet mbi Asamblenë e PS-së
Pothuaj të gjitha gazetat e sotme kishin si lajm kryesor ngjarjen e Asamblesë së PS-së, ku – kështu raportohej – janë verifikuar fërkime e debate të forta. “Rama heq Blushin nga Korça, rikthen Nanon”, thuhej në titullin e lajmit kryesor të Panoramës. “Debatet në Asamble”, thosh Gazeta Shqiptare. “Rebelohen deputetët e PS-së, Rama u tregon derën të pabindurve”, thosh Mapo. Edhe Shekulli ecte në të njëjtën linjë, duke theksuar, veç të tjerash, dhe rikthimin e Fatos Nanos.