Arkiv-Lajme
Shpërthim militant i Florion Mimës
Florion Mima, ish-ministër i financave, ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare. Ka një lloj vetëdorëzimi e nënshtrimi në shumë afermacione të tij, dhe është disi befasuese për të gjithë ata që kanë parë tek Mima një njeri të opinioneve racionale e të balancuara. Në një moment thotë, se “[disa kolegë të mij kanë propozuar emrin e Sali Berishës për President, por kjo ka ardhur] nga egzaltimi që ne ndjejmë kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë”. Thotë fiks kështu: nga egzaltimi që ne ndjejmë kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë.
I ka kopsitur mirë Berisha deklaratat e veta mbi 21 janarin?
Sali Berisha ka bërë një deklaratë të qartë më 23 janar 2011: “Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave [Gjergj Lezhjes] të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”
Adi Krasta në Pallatin e Kongreseve: Duam rotacion politik
Adi Krasta përuron erën e show-t politik në shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit.
Dy shinat e aksionit politik të PS-së: Drejtësi për të vrarët e 21 janarit dhe drejtësi ekonomike
Në fjalën e mbajtur gjatë hapjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka falënderuar qytetarët shqiptarë që morrën pjesë në homazhet e zhvilluara dje në kujtim të 4 të vrarëve gjatë protestave të 21 janarit 2011. “Ne nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi për jetët e të pafajshmeve dhe për gjithçka të padrejtë që është bërë nga kjo qeveri,”- tha Rama.
Newt Gingrich pas fitores në Karolinën e Jugut: Poshtë elitat liberale!
Newt Gingrich u duk një kandidat sa për numër në muajin qershor; edhe në fillim të këtij muaji (janar), kandidatura e tij u konsiderua një gjë jo serioze. Por votimi në Karolinën e Jugut e rivitalizoi papritur dhe fort, dhe tani nuk ka gjasa që të dalë shpejt e kollaj nga kjo garë, e cila do të dominohet, kështu duket, nga ballafaqimi i tij me Mitt Romney-n. Në Karolinën e Jugut, Gingrich mori 40.4% të votave republikane, ndërsa Romney vetëm 27.9%. Rick Santorum e Ron Paul ishin nën 20%.
Mourinho-s i komplikohen gjërat: bën sherr me Casillas-in e me Ramos-in
Sot, titulli kryesor i gazetës sportive Marca, që në perceptimin popullor njihet si gazeta e Realit të Madridit, linte të kuptohej se diçka nuk shkon mes trainerit e disa senatorëve të skuadrës. “Gjërat thuhen sy më sy’, ish titulli. Fillimisht dolën zëra, që thoshin se dikush kish thënë për Mourinho-n: “Duket se po shkojmë drejt theqafjes. Mourinho nuk di të stërvisë skuadra me lojtarë të mëdhej. Ai ka qejf lojtarët që derdhin djersë, e jo ata teknikë. Po të stërviste Valencia-n, mund të fitonte tituj më shumë”.
Vetvendosja bën të mundur Reciprocitetin. Por për sa kohë?
Koha Ditore raporton se “një numër relativisht i madh i protestuesve, por gjithsesi më i vogël se më 14 janar, vazhdon të qëndrojë në mes të dy urave, në afërsi të Merdarit. Mirëpo edhe një numër, poashtu i madh i protestuesve, ka nisur të shpërndahet. Në mes të dy urave, ku po qëndrojnë protestuesit situata është e qetë dhe nuk ka ndonjë incident, apo provokim nga asnjëra palë-as nga protestuesit, as nga policia.”
Burimi i remitancave ka zënë të shterojë; 9% ishte rënia e tyre gjatë vitit 2011
Remitancat (paratë që kanë për burim emigrantët tanë e për destinacion Shqipërinë) kanë qenë një burim i mirë rritjeje në ekonomi gjatë 20 viteve të fundit. Është vërejtur në vijimësi, vit pas viti, një trend rritjeje i këtij fluksi parash. Genc Kondi jep diagramën e lëvizjes së tyre në kohë në një shkrim të tijin në shqiptarja.com. Në vitin 2004 remitancat kanë qenë 774 milionë euro, në 2005 në nivelin e 802 milionë eurove, në 2006 kapën shifrën e 937 milionëve, në 2007 atë të 952 milionë eurove, dhe është ky vit që shënon kulmin e remitancave.
Rama i ka varur shpresat tek Arvizu-ja për zbardhjen e 21 janarit
Në shënimin e mëparshëm tonin me titull “Rama flet si mik i ‘miqve të Shqipërisë’; dhe siguron se autorët e 21 janarit do gjykohen” veçonim një përpjekje të udhëheqësit socialist për krijuar idenë, jo pa shkak, se diplomatët e huaj janë në anën e opozitës, tanimë. Në fjalën që mbajti në Akademinë e Arteve ai iu referua disa herë komunitetit ndërkombëtar, sidomos lidhur me kontributin e tyre për zbardhjen e krimit të 21 janarit.
Mero Baze: Berisha vrau më 21 janar 2011, pasi ai s’pranon ngjarje pa bilanc
Mero Baze është një njohës i mirë i Berishës (nëse biem dakord se ka njohës të tij). Në një opinion të vetin të publikuar në Tema, ai bën një përpjekje për të saktësuar (me hamendje) rrethanat, dhe arsyet, pse është qëlluar mbi njerëzit e paarmatosur më 21 janar të vitit të shkuar. Pyetja, së cilës Baze tenton t’i përgjigjet, është: Pse i vrau Berisha ata njerëz? Dhe ja se ç’thotë: