Arkiv-Lajme
Mitt Romney-i në telash për punë taksash?
Republikani që ka gjasa të jetë përballë Obama-s në muajin nëntor është Mitt Romney, por duket se ai e ka futur veten në një telash të vogël këto ditë. Ose është vetë ai që – për një teknikë marketingu elektoral – ka qejf të duket e gjitha si një telash. Romney ka deklaruar se paguan në formën e taksave rreth 15% të të ardhurave të veta, dhe se shumë prej këtyre të ardhurave i vinë prej investimeve e honorareve të fjalimeve që ka mbajtur, e jo prej rrogës.
Edi Rama: Le të falenderojmë ambasadorët dhe le t’u gjendemi pranë familjeve të viktimave të 21 janarit
Ky është një shënim i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë para një vjetorit të ngjarjes së 21 janarit. Ai ndihet i inkurajuar nga apeli dhe mbështetja e ambasadorëve në favor të hetimit të paanshëm, ndoshta dhe nga intervista me gjuhë të drejtëpërdrejtë e ish-ambasadorit Withers; në të njëjtën kohë, nuk do që të kalojë pa u vënë re dëshmia tronditëse e këtyre ditëve e bërë për programin e Artan Hoxhës nga i vëllai i Hekuran Dedës, njërës prej viktimave të terrorit të regjimit më 21 janar 2011. Ja shkrimi i Edi Ramës:
John Withers bën një lexim jo fort 'ambasadorial' për 21 janarin dhe Gërdecin
Ish-ambasadori amerikan John Withers e ka të qartë se çfarë ka ndodhur më 21 janar 2011. Ja ç’thotë ai në intervistën për Zërin e Amerikës: “Katër vetë vdiqën, u derdh gjak në rrugët e Tiranës, gjak i çmuar shqiptarësh. Të shkon mendja që në rrethana të tilla, qeveria do të donte t’u jepte gjithë mbështetjen e mundshme hetuesve dhe prokurorëve për të zbuluar të vërtetën. Por në vend që ta bënte këtë, qeveria i sulmoi prokurorët dhe në këtë rast kryeministri përdori një gjuhë të tmerrshme kundër Prokurores së Përgjithshme, një gjuhë, e cila, që të flasim hapur, ishte e padenjë.
Ambasadorët shfaqen pakëz më të ftilluar lidhur me 21 janarin; por pakëz, amá
Sot, tre ambasadorët, amerikani Arvizu , ai i BE-së, Sequi, dhe ai i OSBE-së, Wollfarth, janë bërë tok sot në një summit. Nuk dihet me ç’mendje kanë hyrë në takim, por kanë dalë prej takimit me një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 (pas dy ditësh mbushet plot një vit nga ajo ngjarje). U është dashur pak distancë nga ngjarja, me sa duket, për t’u qartësuar ca më shumë mbi atë që ka ndodhur atë ditë të trishtuar në Tiranë. “21 janari 2011 ishte një ditë e dhimbshme, me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar.
Ilir Meta: Kam një audio-video-përgjim për Edi Ramën
Në harkun e pak minutave, Ilir Meta thotë do gjëra interesante. Është i shqetësuar nga imitimi i funeralit në protestën e eurosocialistëve përpara ndërtesës së Gjykatës së Lartë, dhe e etiketoi Edi Ramën si ‘biznesmenin më të ri në sipërmarrjet funerale’. Pastaj na bëri me dije se kish ngrënë një drekë me Filip Çakulin, dhe gjeti rast ta ftonte Edi Ramën në një ballafaqim tek Fiks Fare (!!!). Në fund la të nënkuptohet se ka në dorë një atout, një regjistrim të Edi Ramës, që e nxjerr këtë të fundit në një dritë jo fort të lezetshme.
Spahiu: Nuk jap dorëheqje; fjalën e ka Gjykata Kushtetuese
Zv.kryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu nuk ka pritur gjatë për ta thënë të vetën pas largimit nga Komisioni i Ligjeve. Ja thelbi i reagimit të tij në të nxehtë:
- Arroganca politike e përdorur ndaj një titullari të lartë të shtetit shqiptar ishte evidente; u thirrën rojet e sigurë për të nxjerr përjashtë Zv.kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Fiket Wikipedia: censura ndaj Internetit është fare afër!
Vizitorët e Wikipedias në anglisht e kanë gjetur faqen offline, dhe me një mesazh gri të errët si pjesë e "ditës së errësirës" në protestë për ligjin amerikan kundër-piraterisë dhe që "mund ta dëmtojë fatalisht Internetin e lirë e të hapur" dhe "të kufizojë rëndë qasjen e njerëzve ndaj informacionit online".
Që prej orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme (e mërkurë), kushdo që tenton të hapë enciklopedinë online gjen vetëm mesazhin gri që i fton të "imagjinojnë një botë pa njohuri të lira".
Nga do shkojë Egjypti post-Mubarak
Zgjedhjet në Egjypt, siç dihet, i ka fituar Vëllazëria e njohur Myslimane. Gazetari Thomas L. Friedman ka bërë tok disa lajme lidhur me Egjyptin që ka rënë në dorë të kësaj Vëllazërie në shkrimin e tij në New York Times. 1. Bill Burns, zv.sekretari amerikan i shtetit, ka takuar të parin e Vëllazërisë, Muhammad Morsi, dhe ky i fundit raportohet t’i ketë thënë ‘mikut’ amerikan: “Marrëdhëniet egjyptiano-amerikane janë të rëndësishme, por duhet të jenë të balancuara”. 2.
Amnesty International: dhunë e pajustifikueshme e policisw ndaj protestës paqësore të Vetëvendosjes
Amnesty International ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit, në një deklaratë që citohet nga VoA. Në një deklaratë për shtyp, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero. Duke përshkruar në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatws, Amnesty International nënvizon karakterin paqësor të protestës së Vetëvendosjes.
Maxhoranca ka nisur me ngut procedurat e shkarkimit të Spahiut
Ka marrë udhë shpejt e shpejt procedura për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, së cilës nuk dihet nëse do t’i shkohet deri në fund. Por për të nisur, ka nisur. Madje, në mënyrën më të keqe të mundshme. Kreshnik Spahiu ka qenë i ftuar në Komisionin e Ligjeve të kryesuar nga Ilir Rusmali, por komunikimi mes të dyve ka qenë shumë i tendosur.