Amnesty International: dhunë e pajustifikueshme e policisw ndaj protestës paqësore të Vetëvendosjes

Amnesty International ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit, në një deklaratë që citohet nga VoA. Në një deklaratë për shtyp, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero. Duke përshkruar në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatws, Amnesty International nënvizon karakterin paqësor të protestës së Vetëvendosjes.
Dhjetëra vetë janë plagosur nga ndërhyrja e policisw për t’i shpërndarë, dy prej të cilëve (anëtarë të Vetëvendosjes) ishin rrahur nga forcat e rendit, pas arrestimit. Amnesty International flet edhe për incidentet në protestën te Dheu i Bardhë, ku demonstruesit u qëlluan me shqelma dhe u shkelën nga policia.
I rëndësishëm është fakti që incidentet filluan pasi policia kishte ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit. Amnesty International i referohet më tej standardeve ndërkombëtare që kërkojnë që niveli i forcës së ushtruar të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjet e vendit dhe se standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat theksojnë se “në shpërndarjen e grumbullimeve të paligjshme, por paqësore, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur e sheh të pazbatueshme, të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”.
Frika është se Qeveria e Kosovës, siç vendosi të ndjekë modelin e Tiranës për të mbyllur gojën e opozitarëve, do të ndjekë të njëjtin model të “veshit të shurdhër” ndaj kësaj deklarate të Amnisty International.
k.c.
Add new comment